Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Platforma mbarëshqiptare Tring shtrihet në Kosovë (VIDEO)
English

Platforma mbarëshqiptare Tring shtrihet në Kosovë (VIDEO)

Tiranë, 2 Dhjetor 2010 NOA - Tring digital hedh një hap të ri drejt suksesit në tregun rajonal. Duke filluar prej festave të fundvitit abonentët e Post Telekomit të Kosovës do të kenë mundësi të ndjekin të gjithë programacionin e plotë të platformës dixhitale Tring e cila konsolidon pozitat në tregun kosovar.

Kontrata e nënshkruar nga drejtuesit më të larte të dy kompanive, Dr. Shyqyri Haxha, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së dhe Arjan Kraja nga “Tring digital”, mundëson bashkëpunimin reciprok mes dy emrave te njohur në tregjet respektive dhe zhvillimin e mëtejshëm të teknologjive në fushën e komunikacionit dhe transmetimeve televizive dixhitale.

Me platformën e tij, me kanale për të gjitha moshat, “Tring Digital” do të jetë i pranishëm edhe për shikuesin Kosovar, në çdo cep të Kosovës, kjo falë shtrirjes që gëzon Postë Telekomi i Kosovës.

Zgjedhja e festave të fund-vitit për të lançuar këtë bashkëpunim të suksesshëm mes palëve, vjen gjithashtu si një dhuratë për shqiptaret kudo ku ndodhen, sepse platforma “Tring” nuk njeh kufij.

Përkundrazi përmes kanaleve te saj, me filma, dokumentarë, programe, emisione, telenovela, lajme, sport dhe gjithçka tjetër në gjuhen shqipe i bashkon shqiptarët nën emrin “Tring digital”, tani edhe në gjithë Kosovën, në sajë të bashkëpunimit me PTK-në.

e.r/NOA

{youtube}xHGCO7JiMzA{/youtube}

KOMENTE