English

PS dorëzon zyrtarisht kërkesën për mos hetimin e fletëve të votimit

Tiranë, 2 dhjetor, NOA - Partia Socialiste ka vendosur t’i japë fund debatit në lidhje me procedurat për hetimin e zgjedhjeve.

Në seancën e sotme parlamentare përfaqësuesit e opozitës do të dorëzojnë në mënyrë zyrtare kërkesën e shkruar për hetimin e zgjedhjeve, duke përjashtuar nga ky proces fletët e votimit.

Deputetë të Partisë Socialiste e kanë konsideruar këtë hap si një tjetër mundësi për mazhorancën, që të nisë hetimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Burime nga selia rozë thanë për Agjencinë NOA se kërkesa do të paraqitet në fillim të seancës së sotme, e cila u shty për arsye të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, për në orën 19.00.

Pas deklaratës së kryetarit të PS-së, Edi Rama, që theksoi se se opozita tërhiqet nga kërkesa e saj për hetimin e fletëve të votimit, duke i dhënë një mundësi zgjidhjes së krizës, kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të bënte komente për këtë çështje vetëm kur kërkesa e PS-së të paraqitej në mënyrë zyrtare në Kuvend.

Në kërkesën e PS-së, që do të dorëzohet sot, mësohet se është sanksionuar, që shumicën dhe kryetarin e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve duhet t’i këtë opozita.

Ky përcaktim në kërkesë ka si qëllim, që të mos e lërë në dorë të mazhorancës çështjen e shumicës në komisionin, që do të hetojë kutitë e materialeve zgjedhore.

a.k/NOA
KOMENTE