Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtabi i emergjencës: Janë 10 mijë ha tokë e përmbytur, u evakuuan 317 familje
English

Shtabi i emergjencës: Janë 10 mijë ha tokë e përmbytur, u evakuuan 317 familje

Shkodër, 2 dhjetor, NOA – Pasi situata e përmbytjeve ndryshon drejt rritjes nga ora në orë, Shtabi i Emergjencës i mbledhur në Shkodër, ka informuar sot pas mbledhjes ku mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha se harta e tokave të përmbytura është zgjeruar së tepërmi duke marrë përmasat e përmbytjeve të fillimvitit me plot 10 mijë ha tokë të përmbytura.

Sipas shtabit janë 1544 shtëpi të rrethuara nga uji, 744 shtëpi të përmbytura, janë evakuuar 317 familje dhe 8440 kafshë. gjë e gjallë e evakuar. Shifrat rikthejnë situatën e përmbytjeve të janarit.

Përkeqësimi i situatës së përmbytjeve ka bërë që shtabi i emergjencës civile të bllokojë aksin e rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës.

Si rezultat i rritjes së nivelit të ujit janë bërë të paqarkullueshme për pasojë edhe janë bllokuar akset rrugore Shkodër –Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit, aksi rrugor Shkodër –Tiranë tek Harku i Bërdicës është i pakalueshëm edhe nga mjete të larta; rruga për në fshatin Obot i Vjetër është e pakalueshme nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m; aksi rrugor Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi; aksi rrugor Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë); aksi rrugor Breg Lumi – Thethë është e bllokuar si pasojë e shembjes së rrugës nga reshjet.

Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë operacionet për evakuimin dhe shpëtimin e komunitetit në komunat, Ana e Malit, fshati Obot, në Bashkinë Shkodër, lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Tophanë, Livadhe, në komunën Dajç, fshati Darragjat, Shirq, komunen Bushat, fshati Juban, Kosmaç, fshati i Ri etj.

Situata në zonat e përmbytura sipas të dhënave zyrtare shfaqet e tillë:

Në livadhe (lagjet “Kiras”, “A.Haxhia”, “S.Halili”) ka patur rritje të nivelit të ujit; në hyrje të qytetit uji është afruar tek katet e para të pallateve në lagjen Xhabije. Në lagjet Ajasëm dhe Bahçallek ka patur rritje të nivelit të ujit, ka përmbytje të oborreve por nuk ka shtëpi të përmbytura.

Komuna Ana e Malit

Në fshatin Obot komunikimi bëhet vetëm me mjete lundruese.

Në këtë Komunë në fusha është e përmbytur rreth 90 % e sipërfaqes.

Komuna Dajç

Në këtë Komunë janë përmbytur fshatrat Shirq, Mushan e Darragjat.

Komuna Velipojë

Në fshatin Baks i Ri uji ka përmbytur tokat e fshatit, por nuk ka banesa të përmbytura, uji ka kaluar siper argjinatures së Çasit .

Komuna Bushat si pasojë e gërryerjes së lumit Drin rrezikohen 11 shtëpi në fshatin Ashtë. Janë përmbytur rreth 60 shtëpi në Malin e Jushit si dhe nga demtimi i 3 kanaleve kulluese rrezikohen 12 shtëpi në fshatin Rranza dhe 20 shtëpi në fshatin Kosmaç.

Është i kalueshëm me vështirësi aksi i rrugës Shkodër-Kir, Mali i Shoshit-Komuna Shalë. Aksi i rrugës Bogë-Shalë i pa kalueshëm dhe aksi i rrugës Breg Lumi-Theth është i pa kalueshëm.

Në rrethin e Malësisë së Madhe, aksi i rrugës Tamarë-Vermosh është i kalueshëm me vështirësi dhe aksi i rrugës Tamarë-Vukël është i pakalueshëm nga shembjet dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.

Në rrethin e Pukës, aksi i rrugës Fushë Arrëz-Iballë është i pakalueshëm nga shembjet dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.

Vetë kryeministri Berisha bëri thirrje sot që të evakuohen sa më shpejt të gjithë banorët e zonës pasi ata janë të rrezikuar nga përmbytjet dhe derdhjet edhe më të mëdha që priten.

Aktualisht janë evakouar gjithsejt gjatë ditës së djeshme nga policia rreth 243 familje me 934 shtetas dhe 1821 krerë (nga të cilat 1121 krerë lopë dhe 200 krerë dele dhe 500 derra).

mit/NOA
KOMENTE