Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata alarmante në Shkodër, Kuvendi shtyn punimet
English

Situata alarmante në Shkodër, Kuvendi shtyn punimet

Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Situata emergjente e krijuar nga përmbytjet në Shkodër ka bërë që Kuvendi të shtyjë punimet normale gjatë seancës së sotme. Drejtoria e Shërbimeve dhe Marrëdhënieve me Publikun në Kuvend deklaroi se “për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore në zonën e Shkodrës, seanca plenare e ditës së sotme shtyhet për në orën 19:00 pasdite”.

Arsyet e shtyrjes kanë të bëjnë me faktin e drejtuesit më të lartë të qeverisë janë në Shkodër, duke ndjekur nga afër operacionin për evakuimin e njerëzve si dhe për marrjen masave urgjente nga shtabi i ngritur për këtë situatë.

Aktualisht në Shkodër janë kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe mjaft ministra dhe deputetë të qarkut Shkodër dhe anëtarë të tjerë të Kuvendit.

Këto mungesa e kanë bërë të pamundur nisjen e punimeve të seancës së sotme Parlamentare në orarin e përcaktuar më parë.

Gjatë ditës së sotme në punimet e Kuvendit është parashikuar të diskutohet për miratimin nen për nen të buxhetit të vitit 2011.

a.k/NOA

KOMENTE