English

Tentuan të vidhnin kabllin në një kabinë elektrike, por zbulohen

Tiranë, 2 dhjetor, NOA – Dy persona që kishin tentuar të vidhnin kabllin elektrik në një kabinë elektrike në Tiranë janë kapur nga uniformat blu.

Personat e arrestuar janë Mario Sami Kapedani, 27 vjeç, banues në Durrës dhe Armando Maksut Dervishi, 30 vjeç, banues në Berat.

Dy personat akuzohen për veprën penale të vjedhjes së realizuar në bashkëpunim.

Ata u arrestuan pasi sikundër tha policia ata dyshohen se dje në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në afërsi të një pallati, kanë tentuar të vjedhin kabllin elektrik në një kabinë elektrike.

Materialet hetimore për këtë vjedhje, i kaluan tashmë prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

mit/NOA
KOMENTE