Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Nuk mund të bashkohemi, pa e bashkuar Mitrovicën
English

Vetëvendosje: Nuk mund të bashkohemi, pa e bashkuar Mitrovicën

Mitrovicë, 2 dhjetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje! hapi fushatën elektorale me një tubim madhështor, në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, ku kandidati për deputet, Xhelal Sveçla, iu drejtua të pranishmëve duke thënë “Kemi vendosur që fushatën zgjedhore ta fillojmë në Mitrovicë, për të treguar se nuk është Mitrovica problemi i Kosovës, por tash Mitrovica do të jetë fillimi i zgjidhjeve të problemeve të Kosovës”.

Më pas, ai prezantoi edhe pikat programore të Lëvizjes Vetëvendosje! për fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Ndërsa për ekonominë dhe energjetikën foli kandidati, Nazmi Mikullovci, i cili ndër të tjera tha se “nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sovranitet”.

“Mungesa e sovranitetit e ka sjellë Trepçën në gjendje të mjerueshme, mirëpo me punën tone do ta kthejmë atë në gjenerator të zhvillimit ekonomik, jo vetëm për Mitrovicën por për tërë Kosovën”, shtoi ai.

Kurse kandidati tjetër, Raif Qela, ndër të tjera tha se jetojmë në një vend shumë të pasur me një popullsi që jeton në varfëri.

“Për çdo vit, Kosovës i shtohen 20.000 të rinj të papunë. Për këtë gjendje të rëndë fajin e kanë qeveritë e pasluftës, por së bashku ne do ta ndryshojmë këtë gjendje”, parashtroi ai.

Ndërsa Faruk Mujka foli për rëndësinë e demokracisë direkte, duke thënë se “qytetarët me referendum do të vendosin për çdo çështje madhore për shoqërinë”.

Nga ana e tij, ambasadori Uilliam Ualker u tha qytetarëve me fjalët se “kur u detyrua ta lëshojë Kosovën, në mars të vitit 1999, nuk kishte menduar se pas kaq vitesh do ta gjejë atë në këtë gjendje të mjerueshme”.

“Jam i bindur që 99 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për ndryshime. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen dhe më 12 dhjetor së bashku ta sjellim ndryshimin e nevojshëm”, tha ai.

Në fund, Albin Kurti iu drejtua qytetarëve, duke thënë se “vullneti i popullit është më i madh se institucionet, prandaj ai nuk duhet lënë jashtë institucioneve por duhet të jetë brenda dhe përreth tyre.

Kurti vazhdoi duke thënë se Lëvizja do të kthejë kontrollin në pikat doganore 1 dhe 31. “Në të gjitha lagjet dhe fshatrat e veriut të Kosovës, do të ketë stacione e nënstacione policore, për t’i mbrojtur shqiptarët”, tha Albin Kurti.

Ai e mbylli tubimin me porosinë “Nuk mund të bashkohemi pa e bashkuar Mitrovicën, prandaj më 12 dhjetor vendosni për veten, për Mitrovicën dhe për Kosovën”.

n.e/NOA

KOMENTE