Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy deputetë të PS marrin pjesë në votimin e Buxhetit të Shtetit 2011
English

Dy deputetë të PS marrin pjesë në votimin e Buxhetit të Shtetit 2011

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA – Pas mbledhjes disaminutëshe të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka rifilluar seanca plenare e nisur në orën 19.10 të ditës së djeshme.

Në fillim ka folur deputeti Edmond Spaho i cili tha se Komisioni pranoi në parim dy amendamente të deputetëve të opozitës që lidhen me kasat fiskale dhe procedurën e rimburismit financiar të blerjes së tyre.

Deputetët e Partisë Socialiste Andis Harasani dhe Arben Malaj, të cilët më herët kishin thyer vendimin e Grupit Parlamentar të kësaj force politike për të mos marrë pjesë në procesin e votimit të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm, deklaruan se do të futeshin në votim.

Ata kanë mbrojtur dy propozime – amendamente për buxhetin e shtetit. Gjithashtu kanë kërkuar që të bëhet ulje e deficitit buxhetor.

Ndërsa deputetët e Grupit të PS ishin larguan nga salla duke u mjaftuar si zakonisht me pjesëmarrjen në debat, në vijimin e seancës plenare ku kanë qëndruar Malaj dhe Harasani, ka nisur procesi i votimit.

Me 71 vota kundër, 2 pro dhe një abstenim, u votua neni 1 dhe u hodh poshtë propozimi i parë i parashtruar nga Paria Socialiste që lidhje me deficitin buxhetor.

Kurse neni 2 u votua me 73 vota pro dhe dy kundër.

Më tej vijoi miratimi nen për nen i të gjitha neneve të Buxhetit të Shtetit 2011.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE