English

FIFA: Rusia dhe Katari, i meritonin Botërorët 2018 dhe 2022

Gjenevë, 3 dhjetor, NOA – Pasi janë zgjedhur si vendet organizatore të Botërorëve 2018 dhe 2022, respektivisht Rusia dhe Katari, janë përshëndetur në mënyrë të veçantë nga presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter.

Ai e ka përgëzuar në mënyrë të veçantë vendimin e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të organizmit drejtues të futbollit botëror për zgjedhjen e Rusisë dhe Katarit si organizatore të Botërorëve të ardhshëm, duke vlerësuar se edhe Evropa Lindore dhe Lindja e Mesme kanë të drejtën t’i mirëpresin ata në territoret e tyre.

“Futbolli do të shkojë në toka të reja dhe për këtë falenderoj anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Europa Lindore dhe Lindja e Mesme kishin kohë që e prisnin këtë mundësi”, u shpreh Blatter pas përcaktimit të vendeve fituese.

"Futbolli ka një vlerë shoqërore dhe edukuese. Bazohet në disiplinë dhe respekt. Është një luftë, por një lojë e pastër. Është një sport që i jep shpresë njerëzimit”, theksoi më pas ai.

n.e/NOA

KOMENTE