English

Grabitën kompjuterët e shkollës, arrestohen katër persona

Durrës, 3 dhjetor, NOA – Katër persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së kompjuterëve në shkollën “Demokracia”.

Katër të arrestuarit janë Elvir Rexhep Lumi, 29 vjeç, Erjon Ibrahim Cezmollari, 30 vjeç, Edmond Sadik Lumi, 30 vjeç dhe Albert Mendus Zagradi, 30 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë nga Seksioni për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarkut në kuadër të operacionit “Kabineti i Informatikës”.

Pas hetimeve përgjatë disa ditëve u verifikua se 4 personat kishin marrë më datën 25 nëntor në Shkollën 9-vjeçare “Demokracia” rreth 13 kompjuterë.

Veç 4 të arrestuarave policia ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër për bashkëpunim në vjedhje. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Roland Isuf Hasalla, 22 vjeç, banues në Durrës.

Veç 13 kompjuterëve të arrestuarit kanë marrë nga ambientet e shkollës 1 vegël muzikore si dhe një qendër zëri.

a.k/NOA

KOMENTE