English

I marrin me forcë varësen e floririt, arrestohen dy persona

Durrës, 3 dhjetor, NOA – Një person ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit mesditën e djeshme pasi akuzohet për grabitjen me dhunë të një varëse floriri. Bëhet fjalë për Artan Hajdar Danin, 40 vjeç, banues në Borizanë të Krujës. Ndërkohë që një tjetër person i paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia si bashkautor në këtë grabitje.

Dani së bashku me personin tjetër e shpallur në kërkim kanë grabitur shtetasin me inicialen Y. S,. 29 vjeç.

Ata i kanë zënë rrugën Y.S teksa udhëtonte me një çiklomotor drejt banesës së tij. Pasi ka ndalur çiklomotorrin ata e kanë sulmuar duke i marrë me dhunë nga qafa varësen e floririt.

Në bazë të dëshmive që dha në polic Y.S u bë i mundur dhe arrestimi i Hajdar Danit. Ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër që ka bërë grabitjen.

a.k/NOA

KOMENTE