Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këngëtarja e famshme Rihanna, koncert live në Tiranë
English

Këngëtarja e famshme Rihanna, koncert live në Tiranë

PERMBYTJET, SHTYHEN KONCERTI DHE TE GJITHA AKTIVITETET FESTIVE

Tiranë, 3 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana – Këngëtarja e famshme Rihanna pritet të vijë në Tiranë për të dhënë një koncert në datën 8 Dhjetor 2010 në mbrëmje në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Lajmi jozyrtar është dhënë për agjencinë NOA nga burime të rezervuara brenda stafit të organizimit të koncertit, kurse burimet zyrtare ngurruan të konfirmojnë praninë e Rihannës në eveniment duke deklaruar se "jemi ende në tratativa e sipër".

Bëhet fjalë për një koncert festiv që organizohet në kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit të 20 vjetorit të asaj periudhe që largoi diktaturën dhe solli demokracinë në Shqipëri duke nisur me protestat e studentëve në lëvizjen e famshme të Dhjetorit ’90.

Nga burimet e mësipërme NOA ka mësuar se prej disa ditësh, stafi organizator prej ditësh është duke negociuar me disa emra të njohur dhe ndër më hit sot në të gjithë botën.

Negociata për sjellje në Tiranë ka pasur për Lady Gaga, Rihanna dhe Shakira, bëhet e ditur nga stafi organizator. Sa jane shumat e ofruara dhe negociuara per sjelljen e tyre ne Tiranë, ende nuk ka asnje informacion e po ashtu as dhe për sjelljen e mundshme të Rihannës.

Për Shakirën, ka qenë e pamundur sjellja e saj në Tiranë këtë muaj për shkak se axhenda e saj është e mbyllur prej kohësh me disa koncerte nëpër botë.

Ndërkohë e lirë në aktivitetin publik rezulton e famshmja 22 vjeçare nga Barbados, Rihanna dhe sipas faqes së saj zyrtare online, evenimentet live ku do të këndojë janë në fillim të vitit tjetër.

Ndër këngët më të njohura të Rihanna janë “Unfaithful”, Disturbia, Only girls, Te amo, Good Girl Gone Bad, "Last Time,", por edhe një duet me Jay-Z,. Ajo ka nxjerrë deri tani tetë albume.

Por kënga që e shndërroi në ikonë të hiteve, është padyshim “Umbrella”.

Me emrin e vërtetë, Robyn Rihanna Fenty por njohur në të gjithë botën me emrin e artit Rihanna, këngëtarja e famshme është shpallur edhe ambasadore e kulturës në Barbados ku edhe është lindur më 20 shkurt 1988 në Saint Michael.

Në vitin 2004, Rihanna kishte fituar edhe titullin Miss Combermere Beauty Pageant.

Ideja për sjelljen e Rihannës në Shqipëri u paralajmërua para pak javësh nga kryeministri Sali Berisha.

Ai premtoi se do të sjellë një emër të famshëm botëror për të argëtuar rininë shqiptare, për të marrë pjesë në festën për liberalizimin e vizave për Shqipërinë nga ana e Bashkimit Evropian, në kuadrin e kremtimit të 20 vjetorit të Lëvizjes së Dhjetorit dhe liberalizimit të vizave:

“Në ditën e lëvizjes, ne do të bëjmë çmos që një nga këngëtarët më të pëlqyer të rinisë shqiptare të jetë pjesë e saj. Dëshira ime është të jetë ndër më të mirët”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan.

I pyetur se kush është ndër më të mirët sipas tij, Berisha është përgjigjur: “Rihanna…. Ose pse jo, të jetë Lady Gaga” dhe i shoqëruar nga duartrokitjet e të pranishmëve në studio, kryesisht të rinj e të reja, ka vazhduar: “E shikoni se do t’u pëlqente”.

Sipas Berishës, këto dy figura janë në kulmin e karrierës së tyre muzikore.

Berisha tha më tej se ai është një fans i kamotshëm i muzikës, por kjo zgjedhje e këtyre yjeve është se ato janë në kulmin e karrierës për momentin.
“Unë gjatë gjithë jetës time kam dëgjuar shumë muzikë. Dhe nuk kam pse ta pengoj veten nga një pasion i hershëm. Por unë nuk mund të them Celine Dion. Sot, Lady Gaga, është në kulm së bashku me Beyonce dhe të tjerë”, tha kryeministri Berisha.

Ajo që mbetet të presim është nëse Rihanna vërtet do të vijë në Tiranë, dhe kjo pritje varet nga organizatorët që ata të bëjnë publik lajmin në formë zyrtare.

PERMBYTJET, SHTYHEN KONCERTI DHE TE GJITHA AKTIVITETET FESTIVE

e.r/NOA

{youtube}U0CGsw6h60k{/youtube}

{youtube}NLGwoVfjWxw{/youtube}

{youtube}CvBfHwUxHIk{/youtube}

Ja dhe 10 këngët më të bukurua:

{youtube}_zkIUAt8t3A{/youtube}

KOMENTE