Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Transporteve: Reshjet, probleme me akset rrugore në 7 qarqe
English

Ministria e Transporteve: Reshjet, probleme me akset rrugore në 7 qarqe

Tiranë, 3 dhjetor, NOA – Situata paraqitet problematike në disa rrugët të 7 nga 12 qarqet e vendit. Në informacionin më të fundit Ministria e Transporteve ka paraqitur të gjitha akset rrugore që janë të pakalueshme nga automjetet dhe që kanë pësuar dëmtime.

Qarku i Shkodrës dhe i Lezhës janë më problematikët në qarkullimin e mjeteve. Në Shkodër dy rrugë janë bërë ta pakalueshme në disa akse ndërsa në një pjesë të komunave mund të udhëtohet vetëm me mjete të rënda transporti.

Pas Shkodrës dhe Lezhës akse rrugore me probleme ka dhe në Dibër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

Rrugët me probleme në gjithë vendin

Shkodër: Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe në Harku i Bërdicës rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1 metër ujë mbi rrugë.

Tek Ura e Bunës uji ka kaluar mbi urë duke krijuar përmbytje të rrugës dhe duke e bërë të pakalueshme rrugën.

Rruga për në Muriqan është e bllokuar, po kështu edhe rruga për në Shirokë është e përmbytur.

Në segmentin rrugor Harku i Bërdicës – Velipojë kuota e ujërave në urën e Gjolulit është rreth 50-60 cm, qarkullojnë vetëm mjetet e mëdha, mjetet e vogla qarkullojnë nga rrugë dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e përroit të thatë qarkullimi i mjeteve kryet nëpërmjet një rruge dytësore provizore sasia e ujit është 60 cm.

Hyrja për në Shkodër bëhet nga Mjeda. Gjithashtu edhe aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit mbi rrugë në orët e pasdites.

Shkodër-hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5 km, deri te dogana rruga është e pakalueshme pasi uji mbi rruge është rreth 1 m.


Kukës: Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit, në urën e Bujanit, kalimi bëhet me vështirësi pasi është rritur niveli i lumit të Valbonës.

Po e njëjta situatë është edhe në urën e Fierzës. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.

Në segmentin rrugor Bajram Curri – Fierzë km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës dhe rruga është me një kalim.

Në Shishtavec lumi ka marre një pjesë të rrugës duke bërë një kalimëshe rrugën.

Dibër: Po punohet tek ura e Cerenecit, ku aktualisht qarkullohet me një kalim.

Në segmentin Peshkopi-Muhurr - Qafë Draj rreth 5 km larg Muhurit, është shembur ura e Shehut, dhe rruga është e bllokuar duke bllokuar 4 komunat e Reçit, Zalldardhës, Arrëzit dhe Lurës.

Dalja e rrugës Peshkopi-Ura e Skurajt (ku bashkohet rruga e Peshkopisë me Autostradën) rruga është e bllokuar pasi ka dale uji mbi rrugë rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rrugë është rreth 1.5 m i lartë. Janë bllokuar disa mjete në rrugë.

Nga Burreli në Milot në 30-40 vende ka shkarje dhe rruga është me 1 kalim. Është bllokuar rruga nga përmbytjetet e shkaktuara për shkak të hapjes së portave të hidrocentraleve të Ulzës.


Lezhë: Ka bllokim të rrugës në aksin Ura e Skurajve në drejtim të Burrelit për shkak të përmbytjes së rruges pasi janë hapur portat e hidrocentaleve të Ulzës.


Tiranë: Gjendja në autostradë po shkon drejt normalizimit, trafiku po fillon të lëvizë ka dhe 2 ore punë për normalizim të plotë. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera.

Elbasan: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ka pasur bllokim të rrugës në vendin e quajtur Dragostunj. Në km 80 ka pasur bllokim të rrugës për rreth 40 min nga shembje të shkaktuara nga reshjet e menjëhershme. Aktualisht rruga është e hapur.


Vlorë: Në aksin rrugor Vlorë – Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjera nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.

a.k/NOA

KOMENTE