Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Motorola Olympys, publikohen imazhet e para
English

Motorola Olympys, publikohen imazhet e para

SHBA, 3 dhjetor NOA - Janë publikuar disa imazhe të reja të smartphone të ri Android, Motorola Olympys. Ai do të jetë i pajisur me një procesor Nvidia Tegra 2 dhe duhet theksuar se për të po flitet prej disa javësh. Ai do të prezantohet së shpejti në tregun e SHBA-së, në dyqanet e AT & T. Motorola Olympys do të karakterizohet nga prania e një lidhësi HDMI për lidhjen me një TV, një privilegj i përhapur në mesin e smartphone të brezit të fundit Android. Fotot e pra që janë publikuar tregojnë se ai ka në përdorim version 2.2 të Android, por shpresohet dhe flitet shumë se do të lançohet me Android 2.3 Gingerbread version.

r.b/NOA

KOMENTE