Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NASA: “Ka Alienë në Tokë, ja mikrobi që jeton në ambiente vdekjeprurëse”
English

NASA: “Ka Alienë në Tokë, ja mikrobi që jeton në ambiente vdekjeprurëse”

Tiranë, 3 Dhjetor, NOA- Alienët janë në Tokë. Ekzistojnë dhe jetojnë midis nesh. Ky është zbulimi tronditës në lidhje me praninë e formave të tjera të jetës në Tokë. Alienët ekzistojnë, madje në planetin tonë, dhe veçanërisht në fund të liqenit Mono Lake, në Parkun Kombëtar të Yosemite (Kaliforni).

NASA bën të ditur kështu një zbulim astrobiologjik që mund të provojë ekzistencën e një formë tjetër jetese në Tokë. Zbulimi mund të provojë teorinë që ekzistojnë krijesa-hije paralelisht me njerëzit dhe që jetojnë në mjedise që deri tani konsideroheshin të pajetë, që do të thotë se ekziston një formë tjetër jetese që ne nuk e njohim.

Studiuesit kanë zbuluar një mikrob që mund të jetojë në një mjedis të menduar më parë vdekjeprurës për çdo formë jete. Bakteri është gjetur në fund të liqenit Mono, në Parkun Kombëtar të Yosemite, në Kaliforni, një liqen i pasur me arsenik.

Lewis Dartnell, astrobiolog në Qendrën për Shkencat Planetare në Londër, thotë: "Nëse këto organizma përdorin arsenik në metabolizmin e tyre, kjo tregon se ekzistojnë forma të tjera jete që ne nuk i dimë. Ata janë alienë, por alienë që ndajnë të njëjtin ambient me ne”.

Sipas NASA, ky është një zbulim i rëndësishëm pasi rrit mundësinë e kërkimeve mbi ekzistencë e formave të tjera të jetës në Tokë dhe në planetë të tjera.

a.e./NOA

KOMENTE