Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përplasje bandash shqiptare në Itali, një i vdekur dhe dy të plagosur
English

Përplasje bandash shqiptare në Itali, një i vdekur dhe dy të plagosur

Bergamo, 3 dhjetor, NOA - Një 26-vjeçar nga Shqipëria ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bergamos. Ende nuk dihet identiteti i saktë i shqiptarit të vrarë. Bëhet e ditur vetëm mosha e tij, 26 vjeç dhe fakti që punonte në një firmë ndërtimi.

Viktima ka mbetur i vrarë pas disa të shtënave në zonë e quajtur “Mornico al Serio”. Korrespodenti i Agjencisë NOA citon burime të policisë italiane që deklarojnë se ngjarja ka ndodhur pas shkëmbimit të zjarrit, ku kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Mendohet se kanë qenë dy grupe rivale që merren me trafikun e drogës në zonën e Bergamos.

Dy shqiptarët e plagosur janë të moshës 24 dhe 27 vjeç. Karabinierët italianë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurit. Ndërkohë që për 26 vjeçarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, pasi kishte marrë goditje më armë zjarri në organet jetësore.

Sipas policisë shkak i incidentit ka qenë përplasje për zonën e shpërndarjes së drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

a.k/NOA

KOMENTE