English

Rilind Eminem me dhjetë nominime Grammy

Los Anxhelos, 3 dhjetor NOA - Eminem ka arritur të marrë dhjetë nominime Grammy (Oskari i muzikës amerikane), një rikthim me të vërtetë i bujshëm, pas një periudhë të vështirë të lidhur me varësinë e drogës. Këngëtari r&b Bruno Mars ka grumbulluar shtatë nominime, gjashtë për Jay-Z, Lady Gaga dhe Lady Antebellum. Ceremonia e dekorimit do të mbahet në Los Angeles më 3 shkurt të 2011. Katy Perry ka performuar direkt në një formë shumë të mirë, duke magjepsur të gjithë publikun. Fituesit e të gjitha kategorive do të shpallen në ceremoninë e 13 shkurtit në Los Anxhelos.

r.b/NOA

KOMENTE