Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti: Nëse nuk vetëvendosim në 12 dhjetor, nuk ia vlen të votojmë
English

Albin Kurti: Nëse nuk vetëvendosim në 12 dhjetor, nuk ia vlen të votojmë

Ferizaj, 4 dhjetor, NOA - “Nëse nuk vetëvendosim në 12 dhjetor, nuk ia vlen të votojmë, e nëse votojmë duhet të vetëvendosim”.

Kështu ka deklaruar sot nga qyteti i Ferizaj në Kosovë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i cili nën duartrokitjet e simpatizantëve të bindjes së tij, kritikoi ish-pushtetarët e Kosovës, si pushtetarë të varur, të cilët sipas Kurtit do të varin edhe pavarësinë.

Kurti duke folur për bisedimet e ardhshme teknike mes Kosovës dhe Serbisë theksoi se autoritetet e Kosovës i kanë pranuar negociatat e reja me Serbinë dhe kanë pranuar sikundër tha Kurti të shesin pasurinë e Kosovarëve.

“Mirëpo populli i Kosovës nuk shitet. Nëse duan të shiten politikanët, le t’i blejë ata kush të dojë, mirëpo ne nuk do të lejojmë që ta shesin Kosovën”, nënvizoi lideri i Vetëvendosjes, duke i ftuar qytetarët që të bashkohen për të përmbushur amanetin e dëshmorëve.

“Dëshmoret nuk nderohen vetëm duke u ngritur atyre përmendore, por duke e përmbushur amanetin e tyre, andaj më 12 dhjetor nëse nuk vetëvendosim nuk kemi nevojë të votojmë, e nëse votojmë duhet të vetëvendosim, duke votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, argumentoi ai.

Lideri i Vetëvendosjes ndodhej në palestrën Sportive “Bill Klinton”, të qytetit të Ferizaj, ku Lëvizja për Vetëvendosje mbajti tubim me qytetarët e Ferizajt.

Takimin e hapi kandidatja për deputete, Albulena Haxhiu, e cila i përshëndeti ferizajasit me fjalët “Lëvizja VETËVENDOJSE! është Lëvizja që po bashkon njerzit gjithandej nëpër Kosovë.

Kandidati Rexhep Selimi, iu drejtua qytetarëve të Ferizajt duke thënë se “Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur për të bashkuar popullin në ndërrimin e pushtetit që i çoi kosovarët në varfëri e skamje, e që tashmë po përdhos identitetin e flamurin, e po shet pasurinë e kosovarëve tek Serbia”.

Po kështu gjatë tubimi e mori fjalën edhe Ëilliam Ëalker, i cili ndër të tjera tha se, “besoj se zgjedhjet e 12 dhjetorit, janë zgjedhjet më të rëndësishme për Kosovën dhe juve qytetarëve të saj. E kështu të bashkuar në Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan dhe gjithandej Kosovës votoni më 12 dhjetor për të ndërruar kahjen e gabuar të deritanishme të Kosovës drejt një të ardhmeje më të mirë”.

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi më pas edhe kandidatët e saj në Ferizaj, si Rizah Xhakli, Enver Bajrami, Faton Topalli dhe Faton Limani nga Ferizaj, Basri Kodra nga Kaçaniku dhe Qemajl Aliu nga Shtimja.

mit/NOA
KOMENTE