English

Allegri i rikthehet çështjes Dinho

Milano, 4 dhjetor NOA - Allegri në prag të ndeshjes me Brescian është rikthyer të flasë për Ronaldinhon, i cili është drejt pankinës së shtatë radhazi. Orët e fundit janë shtuar së shumti dhe zërat që flasin dhe për një largim të mundshëm të tijin.

“Mund të them se në skuadrën e Mialnit do të qëndrojnë vetëm ata lojtarë që dëshirojnë të jenë këtu. Rezultatet varen nga cilësitë teknike dhe motivet që kanë brenda, por mbajtja e lojtarëve kundër vullnetit të tyre është kundër-produktive. Unë, por vetë klubi para meje, nuk mban asnjëherë lojtarët kundër dëshirës së tyre”, - deklaroi Allegri.

r.b/NOA

KOMENTE