Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Financat apel bizneseve e qytetarëve: Kontribuoni me ndihma monetare për banorët e përmbytur
English

Financat apel bizneseve e qytetarëve: Kontribuoni me ndihma monetare për banorët e përmbytur

Tiranë, 4 dhjetor, NOA – Ndërsa përmbytjet në vend kanë zgjeruar hartën e tyre përtej Shkodrës, Ministria e Financave informoi sot se ka hapur numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa natyrore, sikundër i ka cilësuar qeveria përmbytjet e përsëritura në Shkodër.

Ministria e Financave fton sakaq të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët, që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar, të cilët janë me mijëra, që tashmë s’kanë më asgjë përveç teshave të trupit, pasi gjithçka ua përmbyti uji.

MF-ve, thekson përmes një njoftimi se çdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës ”. Sipas MF-ve, fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve.

Fatura e dëmeve nga përmbytjet e tanishme në Shkodër, vetëm për katër ditë, sipas PS-së i kalonte 10 milion eurot.

mit/NOA
KOMENTE