English

Hajduti përballet me kufomën e mumifikuar dhe nuk realizon dot vjedhjen

Piacenza, 4 dhjetor NOA - Një hajdut ka hyrë në një shtëpi, bëri gjithçka si duhej, gjeti të gjithë bizhuteritë, por më pas u ballafaqua me kufomën e zonjës së shtëpisë të mumifikuar, e cila ndodhej e shtrirë në kuzhinë. Më pas i tronditur nga skena i ka hedhur të gjitha bizhuteritë në tokë dhe është larguar me vrap duke lënë dhe derën e shtëpisë të hapur. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Piacenza. Viktima, një grua 73 vjeçare, kishte vdekur si pasojë e shkaqeve natyrore vetëm një javë më parë. Fqinjët, rreth orës 21, pasi vunë re derën e hapur, lajmëruan menjëherë autoritetet.

r.b/NOA

KOMENTE