Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Shkodrës, përmbytjet në vend rrezikojnë qytete të tëra
English

Pas Shkodrës, përmbytjet në vend rrezikojnë qytete të tëra

Durrës, Fushë-Krujë-Korçë-Fier-Vlorë, 4 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Por, ndërsa deri para dy ditësh përmbytje po përjetonte si kurrë më parë vetëm qarku i Shkodrës si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që vetëm sot kanë pushuar dhe prurjeve të mëdha të ujit në kaskadat e lumenjve të Drinit dhe në HEC-in e Vaut të Dejës, tashmë harta e përmbytjeve është zgjeruar duke zbritur në jug të kryeqendres së Veriut, Shkodër, përdrejt Durrësit, Fushë-Krujës, Korçës, Fierit e Vlorës.

Shirat e rrëmbyeshëm të një dite më parë, të cilat nuk pushuan as në orët e vona të natës deri në mëngjes kanë përmbytur edhe zona të tëra në qytetin bregdetar të Durrësit.

SPECIALE, GJITHÇKA MBI PERMBYTJET

Nën kanosjen e ujit gjenden zona pranë Sukthit dhe Manzës, si pasojë e tejfryrjes së kanalit Ton.

Situatë kritike përmbytjesh është shfaqur edhe në zonat e plazhit të Durrësit, në Porto Romano, në Hamallaj.

Vetë prefekti i Durrësit, Genc Alizoti tha se prefektura e Durrësit dhe specialistët po ndjekin nga afër situatën e digave dhe ujëmbledhësve në qytet, ndërsa tha se shumë banorë të zonat të cilëve u janë përmbytur banesat e bizneset janë evakuuar tashmë dhe strehuar në familje të tjera.

Por, edhe fshati Nikël pranë Fushë Krujës si dhe vetë Fushë-Kruja është në pikë të hallit për shkak të daljes së lumit Zez nga shtrati si pasojë e tejfryrjes me ujë për shkak të reshjeve.

Sikundër mësohet janë përmbytur mëse gjysma e qytetit, ndërkohë që banorët thanë se uji lartësia e të cilit mbërriti në mbi 1.5 metër hyri në katet e para të banesave, duke dëmtuar jo vetëm shtëpitë e tyre por edhe biznese me të cilat jetonin.

Përmbytjet duken që kanë prekur edhe kryeqendrën e juglindjes së vendit, Korçën, kur sot plot 1500 ha tokë ishte nën pushtetin e ujit dhe ku rrezikon nga reshjet të dalë nga shtrati edhe lumi Devoll.

Në Korçë, janë përmbytur toka të tëra në fshatrat Pirg, e Libonic, ndërkohë që janë përmbytur edhe rrugë në qytetin e Korçës.

Ndërsa dalja nga shtrati i lumit Gjanica në Fier ka përmbytur sot tregun industrial dhe dhjetëra banesa.

Edhe në qytetin e Vlorës janë shënuar si pasojë e shirave të rrëmbyer disa shtëpi të përmbytura, ndërsa ekziston rreziku i fryrjes së lumit Vjosë, i cili do të rrezikonte tejet qytetin e Vlorës dhe zonat rreth tij, siç është edhe Novosela.

Por, në pritje të mëshirës së qiellit, ende nuk dihet se sa mund të rritet harta e përmbytjeve në vend, ndërkohë që ujërat pse jo mund të rrezikojnë të zbresin edhe drejt kryeqytetit, Tiranë, e cila nuk është se në zona të ndryshme nuk vuan edhe shkatërrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe në rastin më të parë të reshjeve të rrëmbyeshme rrugët qendrore të kryeqytetit mbushen me ujë.

Përhapja në mënyrë të frikshme e hartës së përmbytjeve në Shqipëri është një arsye e fortë që sipas opozitës, shënon dështimin e qeverisë Berisha.

mit/NOA
KOMENTE