Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 4 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 4 Dhjetor 2010

Tiranë, 4 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme të gjitha detajet mbi operacionet e evakuimit të ndërmarra në veri të vendit nga strukturat e policisë dhe ushtrisë, në kuadrin e situatës së rënduar të përmbytjeve. Ato paraqesin edhe kthimin urgjent të Presidentit të Republikës, Bamir Topi nga Kazakistani, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në vend.


E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Na mori lumi”, i cili citon të gjitha detajet mbi evakuimet dhe situatën e përmbytjeve në veri.

“Arben Malaj: Pse theva bojkotin dhe pse s’e votova buxhetin”, është një artikull që citon një deklaratë të bërë deputeti socialist, në adresë të seancës së fundit plenare.

“Altin Basha: Portokallia, pas ikjes së Agron Llakajt” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Pas Shkodrës/ Qeveria shpall evakuim dhe në Durrës dhe Lezhë”, i cili tregon vendimin e fundit të marrë nga qeveria në kuadrin e situatës së përmbytjeve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Çiljeta: Çmenduritë e mia me Aleksin dhe plani për të braktisur përgjithmonë vendin”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘politikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Oferta e PS për zgjedhjet, PD drejt refuzimit”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Italianët formojnë në Tiranë degën e Klubit të Lirisë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Biblioteka e Shqipërisë: Po kanoset rreziku sllav”, i cili tregon detaje nga një letër e drejtorit të Biblioteksë Kombëtare dërguar prokurorisë dhe Shërbimit Informativ.

“Përmbytjet/ Operacioni sekret, familjarët në gjak vishen si policë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një detaji interesant nga përmbytjet.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Klerikët e Beratit: Filmi i Minarollit provokon myslimanë dhe të krishterë”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Përmbytja arrin deri në Tiranë”, i cili tregon përmasat që kanë arritur përmbytjet e ditëve të fundit, harta në të gjithë vendin.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kapet me 23 kg heroinë, gjykata nuk e quan trafikant”.

Ndërsa çështja e presidencës, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Presidenti Topi anullon vizitën në Kazakistan, mbledh Këshillin e Sigurisë”.

“Greqia: Vorio Epiri, një ëndërr e parealizueshme” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Përmbytjet, pas Shkodrës gjendje emergjence dhe në Durrës e Lezhë ”, i cili i referohet vendimit të fundit të marrë nga qeveria shqiptare.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Evakuimi i banorëve, krijohet korridor ajror”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rektori Dhori Kule/ Pushim pedagogëve që lënë mësimin”.

Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Edison Ypi/ Wikiligs”.


Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 4 dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE