Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet: Nën ujë 13950 hektarë tokë dhe 2561 shtëpi, 11023 njerëz të evakuuar
English

Përmbytjet: Nën ujë 13950 hektarë tokë dhe 2561 shtëpi, 11023 njerëz të evakuuar

Sondazhi, shqiptarët informohen me NOA

Reportazh - Aty ku jetohet në kushte migjeniane

Kosova sjell forca sigurie, futen në operacione

Pezullohen të gjitha ndeshjet, reagon FSHF

Parashikimi i motit sot nga NOA dhe MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

Tiranë - Shkodër, 4 Dhjetor 2010 NOA/ E.Nasi, I.Toptani, R.Bulku - (Minutë pas minute) –

20.46 - Sondazhi, shqiptarët, informohen me NOA

Tiranë, 4 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, rezulton ndër faqet shqiptare më të ndjekura në vend dhe në botë, me një rritje progresive të ndjeshme që nga lindja e saj tre vjet më parë, kur njihej si “News of Albania” (www.newsofalbania.net).

Kurse ditët e fundit, ka një shtim të numrit të lexuesve dhe rritje të kohës së qëndrimit të tyre në faqen zyrtare të NOA, wwww.noa.al.

Kjo shpjegohet me faktin se situata këto ditë në vend ka qenë dhe vazhdon të jetë problematike për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që më së shumti kanë ardhur si pasojë e shkarkimit të ujërave masive nga digat.

Sondazhi i kryer me telefonata rastësore tek abonentë të internetit në Tiranë dhe rrethe, të dhënat statistikore që ofrohen nga serverët, si dhe informacionet që jepen në motorët e kërkimit si dhe në matësin profesional të audiencës së faqeve, e nxjerrin NOA-n si një ndër më të ndjekurat.

Sondazhi dhe të dhënat evidentojnë se lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, lexuesit ua besojnë faqeve si Balkanweb, NOA, Top Channel, Gazeta Start dhe Shekulli.

Sipas të dhënave statistikore, NOA rezulton me kohë qëndrimi në faqe, rreth 30 minuta në ditë, mesatare për lexues, një ndër kohëzgjatjet më të larta në të gjitha faqet shqiptare në vend.

Me rreth 26 mijë vizitorë unikë në ditë dhe mbi 450 mijë klikime në ditë, NOA vijon rritjen progresive të audiencës së saj dhe stafi i saj, motivohet që të jetë gjithnjë në kërkim të lajmit dhe transmetimit sa më të shpejtë të tij.

Sakaq, NOA është duke përgatitur faqen e saj të re, e cila vjen si një surprizë e këndshme për lexuesit në Shqipëri dhe anembanë botës, në prag të Vitit të Ri 2011.

20.30 - Berisha, mbledhje me shtabin e Emergjencës Civile në qarkun e Fierit

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një mbledhje me Shtabit të Emergjencës Civile në qarkun e Fierit, i vendosur në prefekturën e qytetit të Fierit, ku u analizua situata në këto zona dhe u diskutua për masat që janë marrë me qëllim parandalimin apo minimizimin e dëmeve në rast të ndonjë situate emergjente që mund të shkaktohet si pasojë e prurjeve të lumenjve.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Prefekti i Vlorës, i cili e njohu Kryeministrin me situatën dhe masat e marra në këtë qark.

Berisha vlerësoi mobilizimin dhe planet e bëra për përballimin e situatës në rast emergjence, pasi – u shpreh ai - duhet të jemi të përgatitur për çdo situate. Më tej, Kryeministri theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që situata të monitorohet, sepse prurjet janë rritur dhe po shkojnë drejt nivelit kritik.

Kryeministri u shpreh, gjithashtu, se në këto rrethana qëllimi më kryesor duhet të jetë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe për këtë Prefekti ka autoritetin që të urdhërojë evakuimin paraprak të banorëve në çdo rast që e konsideron të domosdoshëm.

20.20 - Topalli: Përmbytje të papara, nevojitet solidaritet e jo lutje si ato të Ramës

Pasi ka inspektuar situatën në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, gjatë gjithë këtyre ditëve, por edhe sot, duke parë nga afër përmbytjet në urën e Spatharit, Gurit të Zi , si dhe fshatrave të tjerë, Kryetarja e Kuvendit, dhe deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli i ka bërë rishtas thirrje banorëve të evakuohen sa më shpejt.

Kryeparlamentarja Topalli është ndalur lagje më lagje, shtëpi më shtëpi dhe duke u bërë thirrje edhe atyre që nuk duan të lënë shtëpitë e përmbytura duke u garantuar mbështetjen e shtetit për strehimin e tyre.

Zonja Topalli në një prononcim për mediat tha se situata është rënduar tejet.

Pyetje: Zonja Topalli vazhdon misioni në zonat e përmbytura duke vazhuar jo vetëm furnizimin me ushqime por edhe për të nisur dhe evakuimi banorëve. Si paraqitet situata në tërësi?

“Është një situatë shumë e rënduar dhe është rënduar edhe më shumë, sepse reshjet edhe gjatë natës së kaluar edhe gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë reshtur. Sot niveli i liqenit është ngritur akoma më shumë, ura e Bunës është mbuluar tërësisht, gjë që do të thotë se Shiroka, Zogaj, Bahçallëku janë të rrethuara nga uji, pa folur për Komuna të tëra, të cilat janë të mbuluara nga uji. Është një situatë shumë e vështirë, por është një situatë në të cilën qëndron një shtab emergjence, që punon ditë e natë. Siç e shikoni ushtria është në dispozicion, policia në dispozicion, varkëtarat në dispozicion, peshkatarët në dispozicion”, theksoi zonja Topalli.

“Qytetarët, banorët e komunave me një solidaritet të madh, shpirt të madh dhe bujari të madhe po ashtu po ndihmojnë njëri-tjetrin. Në të tilla situata kërkohet kurajo, në të tilla situata kërkohet qetësi, kërkohet solidaritet i madh, në të tilla situata kërkohet gjakftohtësi për të menaxhuar. Unë falënderoj të gjithë qytetarët për shpirtin kurajoz që po tregojnë në këto momente të vështira, për kurajon që i japin edhe drejtuesve lokalë, sepse edhe ata kanë nevojë për një fjalë të mirë”, tha kryeparlamentarja.

Ajo theksoi sakaq se situata e krijuar në Shkodër është e paprecedentë.

Ajo duke iu përveshur akuzave të opozitës tha se “ata që tallen e thonë që kjo gjë ndodh një herë në 100 vjet, janë cinikë, janë të pashpirtë, janë nga ata që këtu në Shkodër i quajnë “katilë”. Zemra e nënave dridhet. Ndaj dhe ne kemi nevojë për solidaritet, jo për fjalë të rëndë dhe jo për lutjet që të përmbytet edhe më keq Shkodra, siç bën Edi Rama”, akuzoi Topalli.

Sipas saj, ajo që po ndodh është një lloj cikli që nuk ishte parë, të paktën këto vitet e fundit, një cikël që sipas specialistëve nënkupton vitin e parë, vitin e dytë, vitin e tretë. “Ky vit është më i vështirë se viti i kaluar. Viti i dytë është gjithmonë një situatë edhe më e rënduar”, nënvizoi Topalli.

“Unë nuk e di në se do të jetë një cikël 3-vjeçar apo 5-vjeçar, por di që është një situatë e jashtëzakonshme, siç është një situatë e jashtëzakonshme edhe në vendet e tjera të Europës, në Poloni ku ka mbi 30-40 të vdekur, apo në vendet e tjera. Në fakt këtu nuk kemi humbje jetësh. Kjo është kënaqësi shumë e madhe, por edhe shqetësimi jonë kryesor”, bëri me dije zonja Topalli.

20.00 -Mbyllet mbledhja e KNE-së, Meta: Të mbrohet argjinatura e Torovicës

Ndërsa zona e nënshkodrës ka humbur kuptimin e saj tokësor nën pushtetin e ujit duke u kthyer në një liqen të vërtetë, dhe kur lagje të shumta në qytetin e Shkodrës janë të pushtuara nga uji, frika e prishjes së argjinaturës së urës së Torovicës ka kthyer rrezikun e përshkallëzimit të përmbytjeve, duke bërë që ato të zbresin drejt Lezhës e pse jo edhe më poshtë.

Pak momente më parë është mbyllur edhe mbledhja e Komitetit ndërministror të Emergjencës Civive, e drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Energjitikës, Ilir Meta.

Mësohet se në qendër të mbledhjes ka qenë shpëtimi i zonave të tjhera që rrezikohen nga përmbytjet në vijim, pasi janë drejt amortizimit të plotë edhe argjinaturat e urës së Torovicës, që e lidhin Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Një fakt i tillë, që vjen e bëhet alarmant edhe kur niveli i ujit është rishtas kërcënues pranë kësaj ure, zëvendëskryeministri Ilir Meta ka kërkuar të ruhet urgjentisht argjinatura e torovicës, argjinaturë e cila do të vinte nën fre ujërat e Shkodrës, dhe zbritjen e tyre drejt tokave të Lezhës.

Zëvendëskryeministri Ilir Meta bëri thirrje që të bëhet çdo sakrificë për evakuimin e banorëve të nënshkodrës dhe të lagjeve të Shkodrës.

19.45 - Informacionet me te fundit mbi situacionin ne vend

Të dhënat më të fundit të orës 18.00 nga Qendra Kombëtare e emergjencës Civile flasin për 335 familje të evakuuara pasdite me plot 1575 shtetas.

Më herët mësuam se në zonën e Shkodrës ishin nën ujë, plot 13 950 ha tokë, 2561 shtëpi të përmbytura, 4597 shtëpi të rrethuara nga uji, ndërsa ishin evakuuar deri në orën 12.00, 11023 persona nga 2623 familje.

Ndërkohë pasdite janë shpëtuar edhe 6291 krerë bagëti, nga të cilat 2291 krerë lopë dhe 1400 krerë të imta, 1100 derra dhe 1500 shpendë.

Operacionet për evakuimin dhe shpëtimin e banorëve vazhdojnë edhe në këtë moment në komunat: Ana e Malit, fshati Obot, në Bashkinë Shkodër, lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Tophanë, Livadhe, në komunën Dajç, fshati Darragjat, Shirq, komunen Bushat, fshati Juban, Kosmaç, fshati i Ri etj.

Qyteti Shkodër:

- Në lagjen Kiras nga livadhet janë evakuuar 24 familje me 102 persona.

-Në lagjen “ A. Haxhia”, tek zona e livadheve janë evakuuar 7 familje me 28 persona nga të cilët 7 janë strehuar tek të afërmit dhe 2 sistemuar në konviktin e Shkollës Industriale.

-Në lagjen Bahçallëk janë evakuuar 7 familje, me 28 persona.

-Në lagjen “Salo Halili” janë evakuuar 27 familje me 113 persona (nga livadhet janë evakouar 24 familje me 102 persona dhe nga Tophana 3 familje me 11 persona).

Komuna Dajç

Në këtë Komunë njoftohet se janë përmbytur të gjitha fshatrat, janë shkatërruar plotësisht argjinaturat në Rrushkull, Belaj, Samrisht, Pentar, Luarzë, ndërkohë që kryetari i Komunës kërkon evakuimin e të gjithë banorëve të komunës.

Komuna Ana e Malit

Në fshatin Obot komunikimi bëhet vetëm me mjete lundruese.

Në këtë Komunë në fusha është e përmbytur rreth 90 % e sipërfaqes.

Në fshatin Obot janë evakouar 15 familje me 80 persona, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Evakuimi i tyre është bërë me mjete të Policisë dhe Ushtrisë.

Po kështu janë evakuuar edhe 21 krerë bagëti, 11 lopë dhe 10 derra.

Komuna Velipojë

Në fshatin Baks i Ri uji ka përmbytur tokat e fshatit, por nuk ka banesa të përmbytura, uji ka kaluar sipër argjinaturës së Çasit, argjinatura e të cilit është e qëndrueshme.

Në komunën Bushat si pasojë e gërryerjes së lumit Drin rrezikohen 11 shtëpi në fshatin Ashtë.

Janë përmbytur rreth 60 shtëpi në Malin e Jushit si dhe nga dëmtimi i 3 kanaleve kulluese rrezikohen 12 shtëpi në fshatin Rranza dhe 20 shtëpi në fshatin Kosmaç.

Është i kalueshëm me vështirësi aksi i rrugës Shkodër-Kir, Mali i Shoshit-Komuna Shalë. Aksi i rrugës Bogë-Shalë i pa kalueshëm dhe aksi i rrugës Breg Lumi-Theth është i pa kalueshëm.

- Komuna Bushat, nga fshati Trush i Poshtëm, janë evakouar 60 familje me 200 persona, të strehuar tek të afërmit e tyre. Nga ky fshat janë evakouar te gjitha bagëtitë, gjithsejt 600 krerë, 200 lopë, 300 derra dhe 100 dele.

-Nga Mali i Jushit, janë evakouar gjithsejt 400 krerë bageti, 100 lopë, 100 derra dhe 200 dele.

-Ne fshatin Sumza jane evakuar 6 familje, me rreth 30 persona. Automjetet futen me veshtiresi.

Komuna Gur i Zi

-Ne fshatin Kuç janë evakouar 35 familje me 120 persona, të strehuar tek të afërmit e tyre. Nga ky fshat janë evakouar edhe 100 krerë lopë.

-Ne Vukatane kërkohet ndihme per evakoimin e bagëtive. Nuk hyjne automjetet, pasi rruga eshte e bllokuar nga Uji. Nuk ka probleme ne jete njerëzish.

Komuna Bërdicë

-Ne fshatin Bërdicë janë evakouar 83 familje me 366 persona të strehuar tek të afërmit e tyre si dhe jane evakuuar 270 krerë lopë dhe 200 krerë dele.

-Jane përmbytur gjithsejt 1600 hektare toke, ne 183 banesa ka hyre uji brenda, jane rrethuar nga Uji 653 familje, jane përmbytur 77 bisnese.

-Ne fshatin Trush jane rrethuar nga Uji 50 banesa, jane perbytur 300 banesa. Jane përmbytur 15 biznese, jane evakouar 250 bageti, lope.

Komuna Dajç

Nga Komuna Dajç janë evakouar 80 familje me 400 persona të strehuar tek të afërmit e tyre, si dhe 120 krerë lopë, 250 imeta.

Komuna Velipoje

Nga fshtrat Cas, Luarze dhe Baks, jane evokuar 60 familje 230 persona të strehuar tek të afërmit e tyre, si dhe 1100 krerë lopë, 1000 imeta, 600 derra dhe 1500 shpende.

Komuna Rrethina

Ne fshatin Shtoj jane evakuuar 2 familje me 10 persona.

Shtabi i Emergjencës Civile bën të ditur gjithashtu se edhe gjatë ditës së sotme reshjet e shiut në rrethin e Shkodrës kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë, duke bërë që shkarkimet e detyruara nga HEC-i i Vaut të Dejës, aktualisht të jenë në masën 2394 m3/s.

Sipas të dhënave, lartësia e ujit në fshatin Dajç shënon 8 m, në Urën e Bunës është 10,5m, ndërkohë që treguesit kanë kaluar nivelet kritike.

Prurjet e lumit Kir arritën 400 m3/s dhe Gjadër 150 m3/s.

Nivelet e hidrovorëve në Ças +20 dhe Plazh Velipojë janë – 1.5.

Shtabi i Emergjencës jep edhe një pasqyrë të akseve rrugore kombëtare dhe lokale: Aktualisht është i bllokuar aksi i rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës. Aksi rrugor Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit është ndërprerë tek Ura e Bunës, është kufizuar qarkullimi i mjeteve të rënda për shkak të rritjes së nivelit të ujit sipër dyshemesë së urës, ndërkohë që i është lënë detyrë strukturave të policisë për të kontrolluar qarkullimin e mjeteve në këtë urë.

Rrugët e bllokuara në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urën e Xhabijes deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës ëshë e kalueshme me mjete të larta.

Rruga e Shirokës ëshë e pakalueshme.

Rrugët nacionale dhe rrugët lidhëse me komunat :

Aksi rrugor Shkodër – Tiranë tek Harku i Bërdicës është i pakalueshëm dhe drejtimi i lëvizjes është devijuar nga rruga e Gurit të Zi.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetëm me mjete të larta.

Aksi rrugor Shkodër – Bërdicë tek Harku i Berdicës është i pakalueshëm.

Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në të dy krahet.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.

Aksi rrugor Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugorë Bogë – Thethë është i pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).

Aksi rrugor Breg Lumi – Theth është i bllokuar si pasojë e shembjes së rrugës nga reshjet.

Në rrethin Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafën e Bordolecit.

Aksi rrugor Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Në rrethin Pukë:

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është e bllokuar nga shembja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Aksi i rrugës Fushë Arrëz-Iballë është i pa kalueshëm nga shembjet dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.

Pas mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencës e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha u vendos që si pasojë e kushteve tepër të veshtira te motit eshte bere e mundur te dergohen ndihma ushqimore vetem ne Komunen Dajç, ndërkohe po behen perpjekje maksimale nga strukturat e ushtrisë per te derguar ndihmat ushqimore ne Komunat Ana Malit Velipoje, Berdice.

Janë marrë masa po ashtu sikundër bën me dije shtabi i emergjencës edhe për akomodime të reja të banorëve të evakuuar krahas atyre të planifikuara në qytetin e Shkodrës dhe po shihet mundësia e akomodimit në hotelet e plazhit Velipojë, kryesisht për Komunat Dajç, dhe Bushat.

Po kështu u hodh edhe ideja e akomodimit të tyre në konvalishencën e Durrësit të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme.

19.15 - Përmbytjet në Shkodër, Turqia sjell dy helikopterë ushtarakë transportim-shpëtimi

Ambasada Turke në Tiranë informoi pak minuta më parë se Turqia do të sjellë në Tiranë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës.

Sipas ambasadës, dy helikopterët do të mbërrijnë në orën 02.00 pas mesnatës së sotme në aeroportin e Rinasit.

Lajmi ishte bërë i ditur më parë pas telefonatës që Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati në orët e drekës me homologun e tij turk, Abdulla Gyl, i cili pas informatave lidhur me gjendjen e emergjencës civile në Shkodër, i premtoi kryetarit të shtetit se do të sillte ndihma për banorët, si dhe medikamente e staf mejekësor për ta.

Sikundër lajmëroi ambasada turke në Tiranë në helikopterë do të ketë edhe një staf mjekësh që do t’i vijnë në ndihmë situatës së emergjencës në veri të vendit. Presidenti pasi e njohu homologun turk për situatën alarmante të fatkeqësisë natyrore, theksoi gjatë telefonatës se gjendja është akute dhe se prioritar vijon të mbetet evakuimi i njerëzve, si dhe ardhja në ndihmë me medikament mjekësore, ushqimore dhe shërbime të tjera humane të nevojshme për ta.

Për këtë, Presidenti i Republikës kërkoi dhe mbështetjen e palës turke për logjistikën dhe transportin.

Presidenti turk Abdulla Gyl, mësohet se në emrin e tij personal dhe të popullit turk, i shprehu Kryetarit të Shtetit, Bamir Topi solidaritetin e plotë dhe mbështetjen për të gjithë ata njerëz, të cilët janë duke u përballur me pasojat e rënda të këtyre përmbytjeve.

Zoti Gyl e siguroi Presidentin Topi për gatishmërinë e tij institucionale për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente të vështira.

19.00 - Kreu i Shtetit: Përmbytjet nuk rrezikojnë basenet e digat e Vaut të Dejës

Pasi pa nga afër përmbytjet në qytetin e Shkodrës ku takoi edhe banorët në lagjen Xhabije në hyrje të Shkodrës, e cila gjendet e tëra nën ujë, presidenti Bamir Topi inspektoi sot edhe hidrocentralin e Vaut të Dejës, si dhe u informua për masat e marra për përballimin e situatës në këto momente, por edhe në rast të përkeqësimit të motit, kur reshjet pritet të rikthehen në zonë, ditën e mërkurë.

Presidenti tha në një deklaratë për mediat se ka marrë garanci që nga përkeqësimi i motit nuk do të rrezikohen basenet e digat e hidrocentraleve, duke informuar se janë të domosdoshëm shkarkimet e ujit nga HEC-et.

“Ne vërtet jemi në Vaun e Dejës, por ky është një sistem shumë kompleks, që fillon nga Fierza, vazhdon me Komanin dhe pastaj vjen këtu në Vaun e Dejës. Ka pasur reshje të jashtëzakonshme në Fierzë, ajo dikton të gjithë këtë regjim menaxhimi, pra, ky është një menaxhim i detyruar, por një menaxhim shumë shkencor. Pra, gjithçka vjen pastaj për t’u kujdesur me pjesën poshtë. Është një menaxhim shumë kompleks do të thoja. Por, ajo që është më e rëndësishmja, sepse rreziku më i madh vjen nga digat e veprave të mëdha, kjo është super e garantuar, çështja është për të menaxhuar situatën poshtë”, theksoi Presidenti.

Edhe presidenti uroi që parashikimet e motit të jenë të tilla që koha të vijë drejt përmirësimit.

Presidenti rishtas ka bërë me dije se autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet e NATO-s.

I pyetur nëse mund të flitet me autoritetet maqedonase për bllokimin e prurjeve të mëtejshme, Presidenti Topi vuri në dukje se “Është një situatë që gjërat duhet të ndahen. Unë i referohem specialistëve, sepse nuk janë mendime që i krijoj duke ardhur këtu. Pra, shteti funksionon, institucionet funksionojnë mbi bazën e një informacioni të pandërprerë, orë pas ore. Unë bëhem vetëm interpret në pozicionin e Presidentit për të garantuar njerëzit, që rreziku që vjen kryesisht nga digat dhe nga basenet është inekzistent, pra është një menaxhim jashtëzakonisht korrekt dhe profesional”, siguroi Presidenti.

Ai ritheksoi se Shtabi i Emergjencës është i tëri në terren për të sjellë në normalitet, sikundër cilësoi Presidenti, fenomenin akut të përmbytjeve.

{youtube}NUVI73UE2fU{/youtube}

18.25 - Presidenti: Kritike gjendja në Shkodër, apel për solidaritet e bashkëpunim

Pas kthimit nga samiti i OSBE-së, Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkëpunojnë dhe të solidarizohen me banorët e përmbytur në Shkodër, por edhe në qytetet e tjera për përballimin e situatës së emergjencës.

Presidenti ka parë nga afër situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës gjatë pesë ditëve të fundit, i shoqëruar edhe nga anëtarë të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe zyrtarë e drejtues të tjerë të lartë të pushtetit qendror e vendor.

I informuar për sipërfaqet e tëra prej mijërash hektarë tokë që gjenden nën ujë, kryetari i shtetit, vëmendje të posaçme u ka kushtuar masave dhe strategjive për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe ndihmës e asistencës mjekësore për të gjitha familjet në nevojë.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim në këto situata të jenë të gjithë bashkë, të mos hapin debate të panevojshme, pastaj debati ka vendin e vet dhe ky është moment që duhet kaluar! Unë kam bindjen që të gjitha institucionet janë në këmbë. Ne kemi kërkuar ndihmën edhe të shteteve partnere. Natyrisht që unë, bashkë me tjerët po merremi fort me këtë punë, duke u marr kryesisht me çështjen e transportit, i cili është bërë më i nevojshëm se kurrë dhe besoj që do të kemi ndihmën e tyre imediate”, deklaroi Presidenti.

Në një prononcim për mediat Kryetari i Shtetit theksoi se “është një situatë shumë e vështirë, ndoshta më e vështira. Kjo situatë është jo vetëm në Shkodër, por këtu është rënduar për shkak të specifikave që ka pellgu ujëmbledhës i Shkodrës. Sikurse e kanë thënë dhe specialistët ky mbledh ujërat e një sipërfaqeje që është gati sa tre të katërtat e Shqipërisë”.

Ai risolli në vëmendje se në një situatë përmbytjesh gjendet edhe Durrësi, Librazhdi, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Duke mos e ndarë këtë situatë emergjence edhe nga ato që po përjetojnë shtete të tjera jo vetëm në rajon e Ballkanit por edhe në Evropë, ku shumë vende gjenden nën darën e motit, kreu i shtetit vlerësoi se “Unë mendoj që ky moment sikurse çdo moment tjetër i vështirë kërkon maturi, kërkon bashkëpunim, pra, kërkon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe nuk është një term që përdoret në të tilla raste: kërkon solidaritet. Kërkohet shumë kujdes dhe duhet patjetër që njerëzit, të cilët janë në vështirësi të dëgjojnë ata që po merren me këtë punë dhe që po e koordinojnë këtë punë. Pra, problem prioritar është çështja e evakuimit dhe kjo duhet të bëhet me rregull dhe me shumë kujdes. Pastaj këto gjëra sigurisht që janë ndërmarrje shumë të mëdha, kanë nevojë për projekte, por momenti është akut. Në situata akute kërkohet që patjetër të dilet nga situata emergjente”, nënvizoi presidenti Topi.

Presidenti ndërkaq informoi se Shqipëria i ka kërkuar tashmë ndihmë vendeve aleate të NATO-s, të cilët sikundër tha ai, janë detyruar të ndihmojnë në situata të tilla të emergjencës civile, një ndihmë e cila u lajmërua se do të mbërrijë që këtë pasdite nga Turqia, pas telefonatës që presidenti Topi pati me atë turk, Abdulla Gyl.

Por, sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e lajmëruar që dje për ditët në vijim, Presidenti i Republikës bëri me dije se “nuk është vendosur momenti se kur do të mblidhet, pasi sipas tij të gjithë janë në terren për monitorimin e situatës së përmbytjeve.

“Pra, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka karakter jo vetëm për momentin, për dilemën e shumë gjërave, për projekte që nuk janë thjesht në funksion të kësaj emergjence, por projekte mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën. Sepse ju e dini që nuk është vetëm zona e Shkodrës, por në administrimin e pushteteve vendore, ka mjaft rezervuare dhe kuptohet që çështjet e motit nuk kanë të bëjnë thjesht me një zonë. Shkodra ka specifikën e vet”, tha presidenti Topi.

18.00 - Pas Shkodrës, përmbytjet në vend rrezikojnë qytete të tëra

Durrës, Fushë-Krujë-Korçë-Fier-Vlorë, 4 dhjetor, NOA – Por, ndërsa deri para dy ditësh përmbytje po përjetonte si kurrë më parë vetëm qarku i Shkodrës si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që vetëm sot kanë pushuar dhe prurjeve të mëdha të ujit në kaskadat e lumenjve të Drinit dhe në HEC-in e Vaut të Dejës, tashmë harta e përmbytjeve është zgjeruar duke zbritur në jug të kryeqendres së Veriut, Shkodër, përdrejt Durrësit, Fushë-Krujës, Korçës, Fierit e Vlorës.

Shirat e rrëmbyeshëm të një dite më parë, të cilat nuk pushuan as në orët e vona të natës deri në mëngjes kanë përmbytur edhe zona të tëra në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nën kanosjen e ujit gjenden zona pranë Sukthit dhe Manzës, si pasojë e tejfryrjes së kanalit Ton.

Situatë kritike përmbytjesh është shfaqur edhe në zonat e plazhit të Durrësit, në Porto Romano, në Hamallaj.

Vetë prefekti i Durrësit, Genc Alizoti tha se prefektura e Durrësit dhe specialistët po ndjekin nga afër situatën e digave dhe ujëmbledhësve në qytet, ndërsa tha se shumë banorë të zonat të cilëve u janë përmbytur banesat e bizneset janë evakuuar tashmë dhe strehuar në familje të tjera.

Por, edhe fshati Nikël pranë Fushë Krujës si dhe vetë Fushë-Kruja është në pikë të hallit për shkak të daljes së lumit Zez nga shtrati si pasojë e tejfryrjes me ujë për shkak të reshjeve.

Sikundër mësohet janë përmbytur mëse gjysma e qytetit, ndërkohë që banorët thanë se uji lartësia e të cilit mbërriti në mbi 1.5 metër hyri në katet e para të banesave, duke dëmtuar jo vetëm shtëpitë e tyre por edhe biznese me të cilat jetonin.

Përmbytjet duken që kanë prekur edhe kryeqendrën e juglindjes së vendit, Korçën, kur sot plot 1500 ha tokë ishte nën pushtetin e ujit dhe ku rrezikon nga reshjet të dalë nga shtrati edhe lumi Devoll.

Në Korçë, janë përmbytur toka të tëra në fshatrat Pirg, e Libonic, ndërkohë që janë përmbytur edhe rrugë në qytetin e Korçës.

Ndërsa dalja nga shtrati i lumit Gjanica në Fier ka përmbytur sot tregun industrial dhe dhjetëra banesa.

Edhe në qytetin e Vlorës janë shënuar si pasojë e shirave të rrëmbyer disa shtëpi të përmbytura, ndërsa ekziston rreziku i fryrjes së lumit Vjosë, i cili do të rrezikonte tejet qytetin e Vlorës dhe zonat rreth tij, siç është edhe Novosela.

Por, në pritje të mëshirës së qiellit, ende nuk dihet se sa mund të rritet harta e përmbytjeve në vend, ndërkohë që ujërat pse jo mund të rrezikojnë të zbresin edhe drejt kryeqytetit, Tiranë, e cila nuk është se në zona të ndryshme nuk vuan edhe shkatërrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe në rastin më të parë të reshjeve të rrëmbyeshme rrugët qendrore të kryeqytetit mbushen me ujë.

Përhapja në mënyrë të frikshme e hartës së përmbytjeve në Shqipëri është një arsye e fortë që sipas opozitës, shënon dështimin e qeverisë Berisha.

17.40 - Bashkia e Shkodrës hap llogari bankare për ndihmat ndaj të përmbyturve

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Kur përmbytjet në Shkodër rrezikojnë të përshkallëzohen edhe përdrejt Lezhës, për shkak të shkatërrimit të argjinaturave në Torovicë, urën që lidh Shkodrën me Lezhën ku uji mësohet ende edhe pse në mungesë të reshjeve është në nivel të lartë, Bashkia e Shkodrës ka hapur edhe ajo një llogari bankare për të gjithë ata biznesmenë e qytetarë që duan tu vijnë në ndihmë banorëve të përmbytur.

Llogaria bankare e hapur nga kjo bashki quhet Emergjenca dhe është një llogari e hapur në lekë, euro dhe dollarë.

Numri i Llogarisë bankare është: Nr. 0600303049101, 600303049102,0600303049103

IBAN në lekë: AL 2620651017000,0600303049101

IBAN në euro, AL 262065101700,0600303049102

16.15 - Përmbytjet, situata më e fundit në vend

Bilanci i përmbytjeve të këtyre pesë ditëve në zonën e nënshkodrës por, edhe në hyrje të qytetit tregon se sipërfaqja e pushtuar nga uji është plot 13 950 ha tokë, të rrethuara nga uji 4597 shtëpi, janë përmbytur 2561 shtëpi, ndërsa banorët e evakuuar janë 11023 persona në plot 2623 familje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile deri në mesditë bëhet e ditur se në qarkun e Shkodrës janë rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit dhe afro 500 efektiva të Forcave të Armatosura, të cilët po vazhdojnë të evakuojnë banorët nga zonat e përmbytura.

Sipas kësaj qendre banorët e evakuuar janë strehuar në objektet e vëna në dispozicion nga pushteti vendor ose pranë të afërmve në zonat që nuk janë prekur nga përmbytja. Komuna Ana e Malit 53 familje, 240 persona

Komuna Dajç 330 familje, 1550 persona

Komuna Bërdicë 768 familje, 3306 persona

Komuna Bushat 500 familje, 2000 persona

Komuna Gur i Zi 320 familje, 1300 persona

Komuna Velipojë 70 familje, 350 persona

Komuna Rrethina 20 familje, 102 persona

Bashkia Shkodër 562 familje, 2175 persona

Mësohet se uniformat blu të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura janë në gatishmëri për evakuimin e banorëve, si dhe furnizimin e tyre me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje.

Po ashtu mësohet se policia e shtetit po menaxhon edhe punën për përforcimin e argjinaturave.

Po kështu janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat e përmbytura, ndërsa situata shëndetësore është nën kontroll e po koordinohet puna për transportimin e ekipeve mjekësore.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut kanë vendosur shenjat dhe kufizimet në akset rrugore të përmbytura të cilat janë bllokuar: Është i bllokuar aksi i rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës.

Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në vendin e quajtur Ura e Gjolulit.

Tek Ura e Bunës është kufizuar qarkullimi i mjeteve për shkak të rritjes së nivelit te ujit siper dyshemesë së urës.

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urë në Xhabije deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Rruga e Shirokës ëshë e pakalueshme.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetëm me mjete të larta. Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në të dy krahët.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.

Në aksin rrugor Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugor Bogë – Theth është i pakalueshëm si dhe (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).

Aksi rrugor Breg Lumi – Theth është i bllokuar si pasojë e shembjes së rrugës nga reshjet.

Në Komunën Dajç janë dëmtuar argjinaturat në Rrushkull, Belaj, Samrisht, Pentar dhe Luarzë

Në Malësinë e Madhe janë problematike rrugët:

Aksi rrugor Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit.

Aksi rrugor Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Pukë

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është i bllokuar nga shembja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Në qarkun e Lezhës forcat policore dhe ushtarake në bashkëpunim me Bordin e Kullimit po punojnë për përforcimin e argjinaturës së Torovicës.

Në Korçë nga reshjet e shiut në fushën e Maliqit ka prezencë uji në ngastra të veçanta të saj.

Në Fushë Krujë, niveli i ujrave në shtratin e lumit Zezë ka rënë duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve sipërfaqësore dhe rrugëve në mes të qytetit.

Prezencë uji, por në nivele të ulëta vazhdon të ketë edhe në disa lagje dhe rrugë të brendshme të Bashkisë Durrës.

Në qarkun e Fierit si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Gjanica ka prezencë uji në disa banesa në qytetin e Fierit.

Ndërsa moti pritet të tregohet i mëshirshëm me banorët në zonat e përmbytura pasi nga e diela deri të mërkurën parashikohet të mos ketë reshje shiu, frika e reshjeve do të rikthehet përsëri në 9 Dhjetor.

Por, në mungesë të shirave një problem është i hapur për banorët të cilët kanë humbur gjithçka nga përmbytjet në veri, pasi me kthjellimin e motit, pritet të ketë edhe ngrica, të cilat në muajt e dimrit janë refren i njohur për banorët e zonave malore.

16.0015.46 – Kërkesa e Shqipërisë, Turqia sapo ka nisur ndihma ushtarake

Tiranë, 4 dhjetor 2010 NOA - Autoritetet turke sapo konfirmuan zyrtarisht se ndihmat do të vijnë që këtë pasdite dhe ato janë nisur nga bazat ushtarake turke. Bëhet fjalë për helikopterë transportues dhe mjete të tjera logjistike.

Ky zhvillim erdhi pak orë pasi Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati sot një komunikim telefonik me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, me të cilin bisedoi lidhur me situatën emergjente të krijuar në vend nga reshjet e shumta që kanë përmbytur zonat në veriperëndim të Shqipërisë.

Kryetari i Shtetit e njohu Presidentin turk Gyl me detaje të kësaj situate dhe me masat që po ndërmerren nga shteti shqiptar për t’i ardhur në ndihmë popullatës së prekur nga kjo fatkeqësi.

Presidenti vuri në dukje se gjendja është akute dhe se prioritar vijon të mbetet evakuimi i njerëzve, si dhe ardhja në ndihmë me medikament mjekësore, ushqimore dhe shërbime të tjera humane të nevojshme për ta.

Për këtë, Presidenti i Republikës kërkoi dhe mbështetjen e palës turke për logjistikën dhe transportin.
Nga ana e tij, Presidenti tuk Gyl, në emrin e tij personal dhe të popullit turk, i shprehu Kryetarit të Shtetit solidaritetin e plotë dhe mbështetjen për të gjithë ata njerëz, të cilët janë duke u përballur me pasojat e rënda të këtyre përmbytjeve.

Gyl e siguroi Presidentin Topi për gatishmërinë e tij institucionale për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente.

15.46 – Parashikimi i kushteve të motit

Sot, në datën 4 Dhjetor 2010, pritet që aktiviteti fushës me presion të ulët atmosferik të vijë duke u dobësuar.

Si rezultat parashikohet që të mbizotërojë mot i karakterizuar nga alternime vranësirash, të shoqëruara me shira me intensitet të ulët, dhe kthjellimesh.

Era do të fryjë e lehtë në bregdet mesatare me shpejtësi deri në 36 km/orë nga kuadranti veriut.

Temperaturat ekstreme të ajrit, pritet të luhaten: në vëndet malore, minimalia do të arrijë 30C, ndërsa maksimalja deri në 60C, në vëndet e ulta, temperatura minimale do të jetë 90C, ndërsa maksimalja deri 120C dhe në bregdet, temperatura minimale do të jetë 100C, ndërsa maksimalia do të regjistrohet deri në 140C.

Moti nesër

Nesër, në datën 5 Dhjetor, pritet përmirësim i kushteve të motit. Do të mbizotërojë mot i kthjellët me kalime vranësirash të çregullta, të cilat në bregdet mund të shoqërohen me ndonjë shi të dobët të izoluar.

Era me shpejtësi deri në 36 km/orë do të fryjë nga kuadranti veriut.

Temperaturat ekstreme të ajrit , pritet të luhaten: në vendte malore minimalia do të arrijë --10C, ndërsa maksimalia deri në 60C, në vëndet e ulta, temperatura minimale do të jetë 80C, ndërsa maksimalia deri 120C dhe në bregdet, temperatura minmale do të jetë 90C, ndërsa maksimalia do të rregjistrohet deri në 130C.

Në datën 5-6-7 dhe 8 Dhjetor, në përgjithësi do të mbizotërojë mot i kthjellët me kalime vranësirash të çrregullta, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të dobët me karakter lokal. Reshjet pritet të fillojnë përsëri në datën 9 Dhjetor.

15.40 – Gjendja e rrugëve

Është i bllokuar aksi i rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës.

Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në vendin e quajtur Ura e Gjolulit.

Tek Ura e Bunës është kufizuar qarkullimi i mjeteve për shkak të rritjes së nivelit te ujit siper dyshemesë së urës.

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urë në Xhabije deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Rruga e Shirokës është e pakalueshme.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetëm me mjete të larta.

Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është e pakalueshme në të dy krahët.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.

Aksi rrugorë Shkodër – Kir – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugorë Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).

Aksi rrugorë Breg Lumi – Theth është e bllokuar si pasojë e shembjes së rrugës nga reshjet.

Në Komunën Dajç janë dëmtuar argjinaturat në Rrushkull, Belaj, Samrisht, Pentar dhe Luarzë

Malësi e Madhe

Aksi rrugor Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit.

Aksi rrugor Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shëmbja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Pukë

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është i bllokuar nga shëmbja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Qarku Lezhë

Forcat policore dhe ushtarake në bashkëpunim me Bordin e Kullimit po punojnë për përforcimin e argjinaturës së Torrovicës.

Qarku Korçë

Nga reshjet e shiut në fushën e Maliqit ka prezencë uji në ngastra të veçanta të saj.

Qarku Durrës

Në Fushë Krujë, niveli i ujrave në shtratin e lumit Zezë ka rënë duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve sipërfaqësore dhe rrugëve në mes të qytetit.

Prezencë uji, por në nivele të ulëta vazhdon të ketë edhe në disa lagje dhe rrugë të brendshme të Bashkisë Durrës.

Qarku Fier

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Gjanica ka prezencë uji në disa banesa në qytetin e Fierit.

15.30 – Lajmet më të fundit mbi situatën në vend

Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi

Informacioni në vijim paraqet të dhëna të grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, mbi situatën e krijuar nga reshjet deri sot datë 04.12.2010 pasdreke dhe masat që po merren për përballimin e situatës.

Qarku Shkodër

Rreth 1000 efektiva të Policisë së Shtetit dhe afro 500 efektiva të Forcave të Armatosura kanë vijuar punën për evakuimin e banorëve nga zonat e përmbytura. Banorët e evakuuar janë strehuar në objektet e vëna në dispozicion nga pushteti vendor ose pranë të afërmve në zonat që nuk janë prekur nga përmbytja.

Nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me 11023 persona.

Komuna Ana e Malit 53 familje, 240 persona

Komuna Dajç 330 familje, 1550 persona

Komuna Bërdicë 768 familje, 3306 persona

Komuna Bushat 500 familje, 2000 persona

Komuna Gur i Zi 320 familje, 1300 persona

Komuna Velipojë 70 familje, 350 persona

Komuna Rrethina 20 familje, 102 persona

Bashkia Shkodër 562 familje, 2175 persona

Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi.

Efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura që po veprojnë në terren krahas evakuimit të banorëve po kryejnë edhe furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje të banorëve të evakuuar, e po kështu po angazhohen për përforcimin e argjinaturave.

Strukturat policore kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat e përmbytura.

Situata shëndetësore është nën kontroll dhe është koordinuar puna me strukturat policore dhe ushtarake për transportimin e ekipeve mjekësore.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut kanë vendosur shenjat dhe kufizimet në akset rrugore problematike.

15.15 - Hapen numra llogarie bankare per ndihme financiare

Ministria e Financave fton donatorët, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë me ndihma monetare për banorët e dëmtuar nga përmbytjet.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet në Shkodër dhe zona të tjera në vend, Ministria e Financave njoftoi pak çaste më parë se ka hapur numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa.

Ministria e Financave fton të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar.

Çdo dhurues mund t’i drejtohet secilës prej bankave të nivelit të dytë dhe të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës”.

Fondet e mbledhura në numrat e llogarisë do të përdoren nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve.

14.45 - Situata më e fundit e rrugëve në vend

Si pasoje e reshjeve të shumta te shiut në të gjithë vendin janë krijuar veshtiresi në kilometra të caktuar të linjave hekurudhore, per shkak te ngritjes se nivelit te ujit ne lumenj e rrëshqitjen e dherave

Probleme ka pasur në:

km 22 Vorë –Tiranë

km 67 Lushnje –Fier

km104 Librazhd-Pogradec

Aktualisht janë jo funksionale linjat Përrenjas-Pogradec dhe Lushnje –Vlorë.

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave deklaron se ka marrë të gjitha masat me mjete dhe me staf teknik për të bërë funksional këto segmente hekurudhor.

Ora 13.45 Berisha: Të evakuohen banorët e Torovicës

Lezhë, 4 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar evakuimin e banorëve të zonës së Torovicës, si pasojë e përmbytjes që mund të shkaktojë dredhja e ujit në luginën që ndodhet mes Lezhës dhe Shkodrës.

Kreu i qeverisë ka vizituar mesditën e sotme këtë zonë, ku prej dy ditësh forcat e ushtrisë dhe disa kompani private po punojnë për ngritjen e argjinaturës që ndan këtë zonë. Aktualisht uji është vetëm pak centimetra nën nivelin e digës së krijuar gjatë dy ditëve të fundit.

Prurjet e mëdha të shirave kanë bërë që rreth 5 mijë tonë materiale inerte të mos mjaftojnë për të garantuar Fushën e Torovicës.

Kreu i qeverisë tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për eliminimin e përmbytjes, por duhen marrë masa për largimin e banorëve.

“Kjo është zona më delikate dhe më e rrezikshme, pasi siç e shihni pak centimetra më larg nga uji ka arritur 6-7 metra dhe mund të vërshojë drejt Torvicës dhe më tutje”, tha Berisha.

Ai u shpreh se është bërë një punë masive, por nuk mund të kontrollohet fuqia e natyrës.

{youtube}GWy_Etbv0V0{/youtube}

Ora 13.25 Reshjet e shiut, akset rrugore problematike në Gjirokastër

Gjirokastër, 4 dhjetor, NOA – Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme dhe në qarkullimin e automjeteve në Qarkun Gjirokastër,

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër njofton se situata e akseve rrugore në këtë zonë paraqitet si më poshtë; Akset rrugore nacionale, si Gjirokastër - Sarandë dhe Gjirokastër - Tepelenë janë plotësisht të kalueshme dhe deri tani s’ka asnjë vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Në aksin rrugor nacional Gjirokastër - Tepelenë në vendin e quajtur Hormovë ka pasur herë pas herë rënie gurësh në rrugë, por që s’kanë bllokuar qarkullimin, pasi në këtë vend është instaluar një fadromë e Ndërmarrjes Rajonale Rruga - Ura e cila bën pastrimin e herë pas hershëm të këtij aksi.

Akset rurale që lidhin komunën Lunxhëri me Gjirokastrën dhe komunën Antigone me Gjirokastrën janë të bllokuara pasi në një segment prej 100 metra ka dalë uji i lumit Drino mbi asfalt ku automjetet e vogla nuk qarkullojnë fare, por edhe automjetet e mëdha qarkullojnë me shumë vështirësi.

Në aksin Rrugor rural Gjirokastër - Lunxhëri në vendin e quajtur Ura e Aznakut rreth orës 08.30 të mëngjesit të datës 04.12.2010, një automjet është bllokuar mbi urë si pasojë e ujit. Është ndërhyrë menjëherë nga Reparti Zjarrfikës dhe Patrulla e Përgjithshme e Policisë ku është bërë e mundur nxjerrja nga uji e automjetit dhe e personave që ishin brenda, ku s’ka pasur asnjë problem për jetën e tyre.

Si pasojë e daljes së lumit Drino nga shtrati është nën ujë edhe nënstacioni elektrik i qytetit Gjirokastër.

Në rrethin e Tepelenës akset rrugore nacionale dhe akset rrugore rurale janë të kalueshme pa probleme të theksuara.

Në rrethin e Përmetit aksi rrugor Përmet - Çarshovë në vendin e quajtur Rrepet e Badlonjës është tërësisht i bllokuar si pasoje e rënies së masiveve të mëdha shkëmbore.

Në këtë vend kanë shkuar fadromat e Ndërrmarjes Rajonale Rruga -Ura dhe po punojnë për të zhbllokuar këtë aks.

{youtube}zRF-yjpJELY{/youtube}

Aksi nacional Përmet -Këlcyrë, në afërsi të vendit të quajtur Kuqan, qarkullimi kryhet me një kalim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Edhe këtu po punojnë forcat e Ndërmarrjes Rruga - Ura për të bërë të kalueshëm pa probleme edhe këtë segment të këtij aksi.

Akset e tjera rurale në të gjithë qarkun janë plotësisht të kalueshëm.

Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor ka mobilizuar të gjithë efektivin për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugëve që kanë nevojë si dhe për të shmangur e parandaluar aksidentet rrugore.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka kaluar të gjithë efektivat në gatishmëri, ku të gjithë Inspektorët e Policisë së Zonave janë instaluar në qendrat e komunave dhe lagjet e bashkive për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.

Ora 13.00 Rama në zonat e përmbytura në Fushë-Krujë: Saliu ka dështuar

Fushë-Krujë, 4 dhjetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka fajësuar kryeministrin Sali Berisha për përmbytjet e ditëve të fundit në disa zona të vendit. Nga Fushë-Kruja, gjatë një vizite me deputetin Blendi Klosi në fshatrat e përmbytur, Rama ka thënë se “Saliu ka dështuar, pikërisht sepse është faji i tij që të gjitha ato masa që duheshin marrë nuk janë marrë”.

Rama ka qenë në afërsi të lumit Zezë, ku zona të tëra në Fushë-Krujë, Nikel dhe Bubq ndodhen të përmbytura.

Zyra e shtypit e PS-së njofton se banorët e kanë kritikuar qeverisjen dhe kanë deklaruar se votat i kanë dhënë për PD-në dhe nuk është marrë asnjë masë.

“Nga ana e tyre banorët janë shprehur se edhe pse në këtë zonë ka fituar PD nuk është bërë asnjë kanalizim. “Na e kanë marrë votën e s’na kanë bërë asnjë kanalizim. S’ka shtet”, ka theksuar njëri prej banorëve. Ndërsa një banor tjetër i zonës tha se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga shteti”, thuhet në njoftimin e PS-së.

Ora 12.40 PS apel për solidaritet, Ajtyresa: Deputetët socialistë janë në terren

Tiranë, 4 dhjetor, NOA – Partia Socialiste ka bërë apel sot për solidaritet me banorët e zonave të përmbytura. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa tha në një deklaratë për mediat se është koha për të dhënë ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Në këto momente të vështira, qytetarët e të gjitha zonave të prekura nga përmbytjet kanë nevojë më shumë se kurrë për solidaritetin njerëzor dhe ndihmën e të gjithë ne. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të ndihmojnë me sa të munden vëllezërit e motrat e tyre në këtë kohë tragjedie dhe tu ofrojnë atyre të gjithë solidaritetin e tyre qytetar”, tha Ajtyresa.

Ajo ka theksuar se përmbytjet kanë bërë që mijëra qytetarë shqiptarë, nga Shkodra, Lezha, Fushë Kruja, Korça e më tej po përjetojnë një nga situatat më të vështira e tragjikë të imagjinueshme. “Shtëpi e toka të përmbytura, puna e mundi i një jete i shkuar dëm nga furia e ujërave”, tha ajo.

Përfaqësuesja e PS ka theksuar se përfaqësuesit e PS-së kanë shkuar në zonat e tyre elektorale.

“Në këto momente të vështira deputetët e përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë shpërndarë anembanë vendit, në të gjitha zonat e dëmtuara e të rrezikuara, që nga Shkodra e deri në Korçë, që nga Lezha e deri në Gjirokastër, që nga Fushë Kruja e deri në Berat, për t’ju gjendur pranë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi”, tha Ajtyresa.

Ora 12.30 Topi: Gjendja është e vështirë, por po përballohet

Shkodër, 4 dhjetor, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi ka vizituar nga afër situatën e krijuar në Shkodër si pasojë e përmbytjeve. Kreu u shtetit është takuar me drejtues të Shtabit të Emergjencës dhe është njohur me masat që janë marrë.

Më pas kreu i shtetit është takuar me disa prej banorëve të Shkodrës në zonën që njihet me emrin “5 katëshe”.

Pasi është njohur me situatën kreu i shtetit ka vlerësuar se ajo është e rëndë, por po përballohet nga strukturat e shtetit.

“Jemi në një moment kritik dhe akut, por gjendja po përballohet” tha kreu i shtetit. Ai u shpreh se mobilimi është maksimal, ndërsa ka shtuar se pritet dhe ndihma e forcave të NATO-s për përballimin me sukses të situatës.

11.55 - Berisha: Të evakuohen banorët e Torovicës

Lezhë, 4 dhjetor, NOA – Gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në prefekturën e Shkodrës, kryeministri Berisha ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Torovicës e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Kjo pasi në Torovicë, niveli i ujit ka arritur në pikën kritike dhe rreziku i çarjes së argjinaturës vazhdon të mbetet i pranishëm, duke i bërë autoritetet që të shqetësohen dhe të kërkojnë menjëherë evakuimin e banorëve të kësaj zone.

Ndërkaq, Shtabi i Emergjencës Civile me në krye prefektin e qarkut të Lezhës Pal Dajçi, ka monitoruar situatën gjatë gjithë kohës dhe me mjete të ushtrisë po punon për mbushjen e saj, për të mos lejuar të çahet.

{youtube}zApg_SUMDac{/youtube}

Ora 11.32 - Rëndohet situata në Adriatik të Laçit

Laç, 4 dhjetor, NOA – Situata në fshatin Adriatik të qytetit të Laçit është shumë e rënduar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku hidrovori i gjendur në këtë zonë që përmbledh ujërat e rrethinave dhe i derdh në det, është i mbingarkuar për tërheqje, nga sasi mjaft të mëdha ujërash.

Këto të fundit janë krijuar nga prurjet e mëdha ujore që kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA raporton nga vendngjarja se edhe nënstacioni i pompave në Fushë-Kuqe po paraqitet në vështirësi.

{youtube}95lafFqpmG4{/youtube}

Ora 11.15 - Ne vazhdimësi të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në zonën Veriore Qendrore dhe Lindore të vendit, reshje të cilat kanë fryrë tej normave lumenjtë dhe liqenet, ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se situate në akset rrugore paraqitet si më poshtë:

Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe në Harku i Bërdicës rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1m ujë mbi rruge.

Qarkullimi i mjeteve për në Shkodër bëhet vetëm nga Mjeda.

Qarkullimi për në Muriqan dhe Shirokë është i mundur vetëm për mjetet e larta.

Segmenti rrugor Shkodër - Harku i Bërdicës – Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit, mjetet qarkullojnë vetëm nga rrugë dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e Përroit të Thatë qarkullimi i mjeteve kryet nëpërmjet një rruge dytësore provizore.

Në segmentin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5km, deri te dogana rruga është e pakalueshme pasi uji mbi rrugë është mbi 1m.

Në segmentin rrugor Bajram Curri – Fierzë, km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga qarkullohet me një kalim.

Në Shishtavec lumi ka marre një pjesë të rrugës duke e bërë një kalimëshe rrugën, gjithashtu në afërsi të tunelit të dytë në Shishtavec rreth 100m, rruga është e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve bëhet nga tuneli.

Segmenti rrugor Bujan Fierze ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në segmentin rrugor Sapot Bujan ka veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve

Tek ura e Çerenecit, qarkullohet me një kalim.

Në segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafë Drajë, rreth 5 km larg Muhurit rruga është e bllokuar.

Nga Burreli në Milot rruga është me një kalim

Në afërsi të nyjes së asfaltit në Burrel ka dy shembje, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla.

Në kthesat e Klosit rruga është me nje kalim.

Në Bulqizë kalohet vetëm përmes qytetit, unaza është e përmbytur.

Në segmentin rrugor Përmet – Çarshovë, në Bablonjë, ka rënë një masiv shkëmbor dhe rruga është e bllokuar.

Në aksin rrugor Vlorë – Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në pjesën fundore të rrugës Lushnjë - Fier rruga e re është e përmbytur, qarkullohet nga rruga e vjetër, është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në aksin Fier – Zhulaj, në Visokë rruga është me nje kalim.

Në segmentin Roshbull- 4 rrugët e Shijakut, rreth 300m ka një vërshim uji 15-20 cm, kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi.

Segmenti Fushe Kruje Ura e Drojes, ka rënë niveli i ujit rruga është e kalueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren me mjete dhe personel teknik për të kthyer rrugët në gjendje normale për trafikun.

Kryeministri Sali Berisha ndodhet në prefekturën e Shkodrës, për t’u njohur më nga afër me të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në zonat që ajo mbulon.

Ndërkaq, edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi i është drejtuar sot veriut të vendit, duke qenë i pranishëm pas pak në Vaun e Dejës, për t’u njohur më nga afër me situatën e shkarkimeve në kaskadat e hidrocentraleve atje.

Situata sipas të dhënave të para nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, vazhdon të jetë e rënduar, ndërsa liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna vazhdojnë të tejfryhen, e cila çon në rritjen e nivelit të ujit në qytetin Shkodrës.

Ndërkaq, Shtabi po merr masa për klorifikimin e zonës dhe evakuimet kanë vazhduar gjithë natën.

Sakaq, Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu si edhe gjatë vitit të kaluar, do ta ndihmojë palën shqiptare për të përballuar situatën e rënduar të përmbytjeve, të shkaktuar në veri të vendit.

Kështu, bëhet me dije se FSK ka dërguar një njësi kërkim shpëtimi në Shqipëri, vendimi ky që pasoi kërkesën e drejtuar ndaj saj prej qeverisë së Shqipërisë për ndihmë emergjente.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se është e gatshme të mbështesë edhe në forma të tjera qeverinë shqiptare dhe banorët e zonave të përmbytura.

Nga ana e saj, edhe Kosova duket se po vuan edhe ajo nga reshjet e shumta, të cilat kanë ndikuar që disa lumenj të këtij vendi të dalin nga shtrati.

Kështu, në komunën e Gjakovës, ura e fshatit Devë është ndërprerë për qarkullim, pasi është vlerësuar se është bërë e rrezikshme për qarkullim të qytetarëve, ndërsa në komunën e Klinës janë shkatërruar qindra hektarë tokë bujqësore. Edhe në komunën e Drenasit, si pasojë e shiut, disa rrugë janë bërë të vështira për qarkullim.

KOMENTE