English

Filmi “Ghost Writer” i Polanski fiton Çmimin Evropian të Filmit

Berlin, 5 dhjetor, NOA - Regjisori Roman Polanski ka marrë në Çmimin Evropian të filmit me filmin e tij "Ghost Writer" gjashtë çmime. Filmi u nderua në katëgoritë filmi më i mirë, në regji, skenar, rekuizitë dhe muzikë filmi.

Aktori kryesor, britaniku Ewan McGregor, u nderuar në kryeqytetin estonez si aktori më i mirë. Ndër aktoret më të mira, francezja SylvieTestud kryesoi me filmin "Lourdes", duke lënë pas Sibel Kekilli, e cila u përfaqësua me filmin "Die Fremde" (E huaja).

Aktori zviceran Bruno Ganz u vlerësua nga Akademia Evropiane e Filmit për jetën e tij artistike.

ilmi "Ghost Writer" i xhiruar në Gjermani, tregon historinë e një shkruajtësi memorjesh, i cili punon për një politikan që të kujton Tony Blair. Polanski, i cili akuzohet në SHBA për shkak të një delikti seksual, dërgoi falenderimet nëpërmjet një mesazhi me video.

NOA

KOMENTE