Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hackerët hakmarrës dhe spiunët me karroca
English

Hackerët hakmarrës dhe spiunët me karroca

Çështja WikiLeaks ka vlerë të dyfishtë. Nga njëra anë, ajo shfaqet si një skandal i qartë, një skandal që duket si skandal veçse përpara hipokrizisë që përcakton raportet mes Shteteve, qytetarëve dhe shtypit. Nga ana tjetër, ajo lajmëron ndryshime të thella në nivel ndërkombëtar, dhe skicon një të ardhme të dominuar nga regresi

Nga Umberto Eco

Le t’i marrim gjërat me radhë. Aspekti i parë i WikiLeaks është konfirmimi i faktit që çdo dosje e përgatitur nga një shërbim sekret (i çfarëdo vendi qoftë) është e mbushur tërësisht me copa të prera nga shtypi. Zbulimet e “jashtëzakonshme” amerikane mbi manitë seksuale të Berlusconi’t nuk sjellin ndonjë gjë tjetër përveç asaj që mund të lexohet në çfarëdolloj gazete (me përjashtim të atyre ku Berlusconi është pronar), kurse portreti karikatural i Gaddafit ka kohë që është bërë material skeçi për artistët e kabareve.

Rregulli, sipas së cilit dosjet sekrete duhet të përbëhen vetëm nga të reja tashmë të njohura, është esencial për dinamikën e shërbimeve sekrete, e jo vetëm për shekullin tonë. Po të shkoni në një librari që i kushtohet botimeve ezoterike, do të shihni që çdo vepër e përsëritë (rreth Graal’it, misterit të Rennes-le-Château, Tempujve ose Rose-Croix) me saktësi po atë që është shkruar në veprat e botuara më parë.

Dhe kjo jo vetëm pse autori i teksteve okulte nuk do që të bëjë kërkime të panjohura, por ngase ata që i përkushtohen okultizmit i besojnë vetëm asaj që ata e dinë tashmë dhe që e rikonfirmon atë që kanë nxënë më parë. Ky është mekanizmi i suksesit të Dan Brown-it.

E njëjta gjë vlen dhe për dosjet sekrete. Informatori është dembel, e shefi i shërbimeve sekrete e beson si të vërtetë vetëm atë që njeh. Informacionet top-sekrete rreth Berlusconit, që ambasada amerikane në Romë ia dërgonte Departamentit të Shtetit, ishin po ato që ‘The Neësëeek’ i kishte botuar një javë më parë.

Atëherë përse informatat mbi këto dosje bënë kaq zhurmë? Nga njëra anë, ato e thonë atë që çdo njeri i kulturuar tashmë e di. Dihet që ambasadat, të paktën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore - pra që kur shefat e Shtetit mund t’i telefononin njëri-tjetrit apo i hipnin aeroplanit për të ngrënë darkë së bashku - kanë humbur funksionin e tyre diplomatik dhe se, me përjashtim të disa shërbimeve, janë transformuar në qendra spiunimi.

Çdo shikues i filmave të spiunazhit e di shumë mirë këtë, dhe vetëm nga hipokrizia bëhemi sikur nuk e dimë. Sidoqoftë, fakti që ambasadat janë qendra të spiunimit, e që vetëm përsëritet publikisht, e dhunon detyrën e hipokrizisë dhe shërben për vendosjen e diplomacisë amerikane në një situatë të keqe.

Së dyti, ideja që një hacker i çfarëdoshëm mund të kap sekretet më sekrete të shtetit më të fuqishëm në botë, i jep një goditje të fuqishme Departamentit të Shtetit. Ngase, njëkohësisht, skandali i fut në krizë si viktimat ashtu dhe “xhelatët”.
Po le t’i kthehemi natyrës së thellë të asaj që ndodhi.

Dikur, në kohën e Orwellit, çdo pushtet mund ta përfytyronim si një ‘Big Brother’ të kontrollon çdo gjest të shtetasve të tij. Kjo profeci orëelliane u vërtetua plotësisht kur duke dashur që të kontrollohet çdo lëvizje, dhe falë telefonit, kartës bankare, hotelit ku shkojmë, autostradës nëpër të cilën udhëtojmë, etj, qytetari u bë viktimë e përgjithshme e syrit të pushtetit.

Por, kur të vërejmë, siç po ndodh tani, se edhe vetë kripto-sekretet e pushtetit nuk arrijnë që t’i shpëtojnë kontrollit të një hackeri, raporti i kontrollit pushon të jetë njëdrejtimësh dhe bëhet qarkor. Pushteti kontrollon çdo qytetar, por çdo qytetar, apo të paktën hackeri - i përzgjedhuri i hakmarrjes së qytetarit - mund të njoh të gjitha sekretet e pushtetit.

Si mund të mbetet në këmbë një pushtet që nuk ka mundësi të ruajë sekretet e veta? Është e vërtetë, dhe Georg Simmel e thoshte se një sekret i vërtetë është një sekret bosh (dhe se një sekret bosh kurrë s’mund të zbulohet). Është e vërtetë gjithashtu se, gjithçka që dimë rreth karakterit të Berlusconit ose Merkelit është një sekret bosh, sepse flitet për gjëra që dihen publikisht; por që duke u zbuluar, siç bëri WikiLeaks, se sekretet e Hillary Clintonit ishin sekrete boshe në përmbajtje, kjo ia heq asaj gjithë pushtetin. WikiLeaks nuk i ka bërë asgjë të keqe Sarkozyt ose Merkelit, por iu ka bërë shumë vetë Clintonit dhe Obamës.
Cilat do të jenë pasojat e kësaj plage që iu shkaktua një pushteti kaq të fuqishëm?

Është e qartë se Shtetet e Bashkuara në të ardhmen nuk do munden të, i bie se vendosin në vijë asnjë informacion konfidencial – kështu që ato do të publikohen mbi një afishe të ngjitur në një cep të rrugës. Por, është e qartë gjithashtu se, me teknologjitë aktuale është e kotë të shpresosh se mund të mbash raporte sekrete përmes telefonit.

Nuk ka asgjë më të lehtë se të zbulosh si dhe kur një burrë shteti ka lëvizur me aeroplan dhe se ka takuar një prej kolegëve të tij.

Si do të ruhen në të ardhmen raportet private dhe konfidenciale? E di se për momentin parashikimi im i ngjan fantastiko-shkencores, pra është romantik, por jam i detyruar të imagjinoj agjentë të qeverisë duke lëvizur fshehtazi me karroca me kuaj, e nëpër itinerare të pakontrollueshme, duke u bërë bartës të mesazheve të mësuara përmendësh, ose pak a shumë, duke i fshehur informacionet e rralla të shkruara në takën e këpucëve. Informacionet do të ruhen në një kopje të vetme, në sirtarët e mbyllur me çelës; ngase, në të vërtetë, edhe tentativa e spiunimit të watergateit ka pasur më pak sukses sesa WikiLeaks.

Kam pasur rast të shkruaj se teknologjia tani po ecë shtrembër, domethënë, duke u zmbrapsur. Një shekull pasi që telegrafi pa tela e revolucionarizoi komunikimin, interneti e riktheu një telegraf me tel (telefonik).

Videokasetat (analoge) iu lejuan studiuesve të kinemasë që ta hulumtojnë filmin, hap pas hapi - duke shkuar përpara e prapa dhe duke i zbuluar të gjitha sekretet e montazhit, ndërsa tani CD-të (digjitale) të lejojnë që të kalosh vetëm nga një kapitull në tjetrin, domethënë, pjesë pas pjese.

Falë trenave me shpejtësi të madhe, nga Roma në Milano shkojmë për tri orë, ndërkaq me aeroplan - duke marrë parasysh të gjithë lëvizjen – nevojiten tri orë e gjysmë. Pra, nuk është diçka e jashtëzakonshme që politika dhe teknikat e komunikimit të rikthehen në kohën e karrocave me kuaj.

Dhe, për fund. Dikur shtypi mundohej të kuptonte atë që kurdisej në sekretin e ambasadës. Tani, janë ambasadat ato që i kërkojnë informacionet sekrete nga shtypi.

KOMENTE