English

Hapet rruga Berat-Poliçan, u dëmtua nga rrëshqitja e dherave

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Problemet e shkaktuar në rrugën Berat -Poliçan kanë arritur të marrin fund mesditën e sotme. Ministria e Transporteve njofton se pak minuta më parë është bërë e mundur hapja e aksi Berat-Poliçan, pas bllokimit që ka pasur si pasojë e shkarjes së skarpatës mbi trupin e rrugës.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Rruga ishte dëmtuar në vendin e quajtur Vërtop tek mulliri.

Rruga lidh Beratit me Skraparin dhe është e vetmja mënyrë kalimi për banorët e Skraparit për të komunikuar me pjesën tjetër të vendit.

Ndërhyrja e firmave mirëmbajtëse të rrugës ka bërë që pjesa e dëmtuar e saj të riparohej në kohën më të shpejtë të mundur.

a.k/NOA

KOMENTE