English


Italia dhuron 35 ton ushqime dhe veshje për zonat e përmbytura

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Qeveria italiane ka miratuar dërgimin e pjesë së parë të ndihmave për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Ambasada Italiane në Tiranë njofton se janë bërë gati për transportim drejt Shqipërisë; 25 ton mallra ushqimorë; 5 ton veshje dhe pajisje kundër shiut dhe 4 ton produkte për higjienën vetjake.

Sasia e ndihmës është mundësuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Kryqin e Kuq Italian. Ndihmat do të mbërrijnë në Portin e Durrësit një karvan me 5 maune të cilat.

Raportim minutë pas minute

Sipas Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me Autoritetet kompetente shqiptare, ndihmat do të transportohen menjëherë në Qarkun e Shkodrës për shpërndarjen e tyre. “Bëhet fjalë vetëm për karvanin e parë me ndihma, pasi në ditët e ardhshme do të vijojnë ngarkesa të tjera me ndihma”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

Në njoftimin për mediat theksohet se qeveria italiane iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë të Autoriteteve shqiptare për përballimin e emergjencës në Qarkun e Shkodrës, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar me përmbytjet në këtë qark.

a.k/NOA

KOMENTE