Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumirë krimbje e dhëmbëve, zbulohet enzima dhëmbëprishëse dhe substanca bllokuese
English

Lamtumirë krimbje e dhëmbëve, zbulohet enzima dhëmbëprishëse dhe substanca bllokuese

Romë, 5 dhjetor, NOA – Së shpejti mund t’i themi lamtumirë dhëmbëve të prishura dhe të shpalosim një buzëqeshje të bardhë shndritëse.

Një grup studiuesish nga universiteti i Groningenit në Hollandë ka zbuluar fajtorin e krimbjes së dhëmbëve.

Ai është një enzimë që konverton sheqerin e ushqimit në një zinxhir sheqernash, të cilët mbërthehen pas dhëmbëve duke i prishur ato.

Studiuesit kanë zbuluar tashmë edhe substancën që bllokon aksionin e enzimës dhëmbëprishëse, duke bërë sikundër thonë vetë studiuesit, që substanca të shtohet në pastën e dhëmbëve apo në trajtimet e ndryshme që vetë njerëzit i bëjnë dhëmbëve për t’i mbajtur të pastër dhe për të ruajtur sakaq higjienën e gojës, por edhe bukurinë e saj.

mit/NOA
KOMENTE