English

Përmbytjet, fshatra të tëra nën ujë në Shkodër, vazhdon Gjendja e Emergjencës

Rifreskimi i fundit: 05 Dhjetor 2010 - 22:52:58

>> Shkodra pas reshjeve, shndërrimi në një liqen

>> Rama: Duhet ribërë buxheti, më pas e votoj

>> Sondazhi, shqiptarët informohen me NOA

>> Shkarkimet mbeten ende në nivele të larta

>> Parashikimi i motit nesër nga NOA&MeteoAlb

Video - Fotogaleri - Video - Fotogaleri - Video

Tiranë - Shkodër, 5 Dhjetor 2010 NOA/ E.Nasi, I.Toptani, R.Bulku - (Raportim minutë pas minute) –

{youtube}sU-DAvC8VKY{/youtube}

22.50 - Informacionet më të fundit për situatën në vend

Nga komunikim me HC Vau Dejës salla operative, rezulton:

Kuota(niveli) i liqenit është 73.57 m

Prurjet 1590 m3/s, nga të cilat 340 m3/s janë prurje anësore.

Shkarkimet me gjithe agregatet 1659m3/s, 310m3/s me pak se në mëngjes

Nga komunikim me HC Koman salla operative, rezulton:

Kuota(niveli) i liqenit është 169.66 m

Prurjet 1476 m3/s, nga të cilat 476 m3/s janë prurje anësore.

Shkarkimet me gjithe agregatet 1621 m3/s

Nga komunikim me HC Fierze salla operative, rezulton:

Kuota(niveli) i liqenit është 291.54 m

Prurjet 1092 m3/s

Shkarkimet me gjithe agregatet 1092 m3/s

Niveli i ujit ne liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 10.08m.

Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallekut 09.93m

Hidrovori ne Velipoje po punon me kapacitet te plote me kuote -0.6

Prurjet ne lumin Kir jane 150m3/sek ndersa prurjet e lumit Gjader jene 100m3/sek

2. Situata ne Qarkun Shkoder sipas informacionit te Policise se Shtetit

Gjate 24 oreve, forcat e ushtrise, policisë ne bashkëpunim me strukturat e tjera, janë angazhuar ne evakouimin e shtetasve në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura si dhe në sigurimin e rendit e qetësisë në këto zona.

Te gjithe veprimet ne komuna po drejtohen nga ministrat e kabinetit të qeverise te cilet jane te shperndare ne cdo njesi vendore.

Veprimet e policisë, ushtrise jane kryesisht të përqendruara dhe më intensive ne zonat më problematike si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, ne fshatin Mali i Jushit të Komunës Bushat, në Komunën Bërdice, në Komunën Velipoje dhe lagjet periferike te qytetit buzë Liqenit të Shkodrës (ne Livadhe).

Situata e akseve rrugore problematike:

Në rrethin e Shkodrës:

Rrugët në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugorë nga Pesëkatëshi me urë në Xhabije deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës ëshë e kalueshme me mjete të larta

Rruga e Shirokës ëshë e pakalueshme nga automjetet.

Rrugët nacionale dhe rrugët lidhëse me komunat:

Aksi rrugorë Shkodër – Tirane tek Harku i Berdices është e pakalueshme dhe drejtimi i lëvizjes është devijuar nga rruga e Gurit të Zi.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete të larta.

Aksi rrugorë Shkodër – Bërdicë tek Harku i Berdices është i pakalueshem.

Akset rrugorë Shkodër – Velipojë janë të pakalueshme në të dy krahet.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.

Aksi rrugorë Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugorë Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë bllokuar nga bora).

Aksi rrugorë Breg Lumi – Thethë është e bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga reshjet.

Në rrethin M.Madhe:

Aksi rrugor Koplik – Hani i Hotit kalohet me vështirësi tek Hidrovori pasi eshte permbytur.

Aksi rrugorë Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit.

Aksi rrugorë Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shëmbja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Në rrethin Pukë:

Aksi rrugorë Fushë Arrëz – Iballë është e bllokuar nga shëmbja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugorë Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Situata lidhur me evakuimet në zonat e përmbytura :

Me problematike aktualisht paraqitet Komuna Dajc, sidomos fshatrat Mushan, Samrish e Grash ku jane kërkesat me te shumta per evakuim

Situata në zonat e përmbytura perkatesisht sipa Komunave dhe lagjeve.

Në lagjet periferike të qytetit

Në Livade (lagjet “Kiras”, “A.Haxhia”, “S.Halili”) ka patur rritje të nivelit të ujit.

Në hyrje të qytetit uji është afruar tek katet e para të pallateve ne lagjen Xhabijej ku jane permbytur katet e para te disa pallateve.

Në lagjet Ajasëm dhe Bahçallek ka patur rritje të nivelit të ujit dhe ka përmbytje të banesave.

Eshte përmbytur pedonalja dhe lokalet tek “Bexhisteni”.

Komuna Ana e Malit

Është përmbytur plotsisht fshati Obot dhe komunikimi behet vetëm me mjete lundruese.

Nga Muriqani per ne Shkoder qarkullohet vetem me automjete te larta

Komuna Dajç

Në këtë Komunë vetëm Qëndra e Komunës dhe fshati Mushan nuk janë janë përmbytur, ndersa pjesa tjetër e fshatrave të kësaj Komune janë të përmbytura. Argjinatura ne fshatin Samrish ka pesuar çarje duke shkaktuar rritje te nivelit te ujit ne fshatrat e Komunes Dajc. Komunikimi me kete komune realizohet vetem me mjete lundruese, pasi eshte i rrethuar nga uji dhe rruget jane te permbytura.

Komuna Berdice

Në kete komune jane permbytur pothuaj plotesisht fshatrat Trush i Poshtem e Berdice, komunikimi realizohet vetem me mjete lundruese. Komunikimi me qendren e Komunes mund te realizohet vetem nepermjet rruges se fshatit Beltoje pasi rruga tek Harku i Berdices eshte e bllokuar.

Komuna Bushat

Në fshatin Ashtë uji i lumit Drin eshte afruar disa metra larg banesave te fshatit dhe po gërryen bregun e lumit duke rrezikuar banesat. Fshati Hoten eshte permbytur plotesisht. Komunikimi me fshatrat Mali Jushit, Hoten dhe Trush i Poshtem realizohet me mjete lundruese.

Komuna Guri i Zi

Ne kete Komune eshte permbytur plotesisht fshati Kuc dhe disa banesa te fshatrave Rrenc e Vukatane. Komunikimi me fshatin Kuc mund te realizohet vetem me mjete lundruese.

Komuna Velipojë

Ka kaluar uji siper argjinatures se fshatit Ças dhe po shkaton permbytje. Hidrovori i Çasit nuk punon.

Hidrovori ne Vilu eshte vene ne funksionim. Komunuikimi me kete Komune realizohet vetem me mjete lundruese pasi te dy rrugekalimet ae lidhin kete Komune me Shkodren jane te bblokuara nga uji.

Veprime te tjera te kryera nga policia te diktuara nga situata

Jane mbuluar me efektiva policie te gjitha zonat e permbutura te cilet jane atashuar prane Komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24 – ore pe nderprerje. Po keshtu te gjitha akset rrugore problematike qe jane te permbytura mbulohen rregullish 24-ore me sherbime policie duke mos lejuar kalimin e automjetev me qellim qe ato te mos rrezikohen. Krahas efektivave të angazhuara me shërbime në zonat e permbytura, me qëllim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit, në Rrethin e Shkodrës jane shtuar e dubluar sherbimet e policisë në gjithë teritorin që gjendet brënda juridiksionit te ketij Rrethi sidomos në mbikqyrjen e argjinaturave.

4. Veprimtaria e KNE, KECQ

Në oren 17.30 te ditës se djeshme eshte organizuar mbledhja e KNE nën drejtimin e Zvkryeministrit, ku morreën pjese të gjithë anetaret e Komitetit. Ne kete takim u analizua veprimtaria e te gjitha strukuturave ne kuadrin e evakuim shpetimit te banoreve ne zonat e permbytura, dergimin e ndihmave ushqimore dhe mjekesore. Si pasoje e kushteve ttë mira atmosferike eshte bere e mundur te dergohen ndihma ushqimore në të gjitha zonat e izoluara nga uji. Ndjekja nga afër e situatës nga të gjithë anëtarët e KNE-së njëkohësisht dhe anëtarë të kabinetit qeveritar ka mundësuar mbarëvajtjen më të mirë të mundshme të të gjitha operacioneve, por edhe planifikimin sa më real të nevojave të popullatës si për ushqim dhe mallra ndihmës dhe koncentrate për gjënë e gjallë. Gjithashtu janë marrë masat për rimbushjen e karteve të celularëve për të gjithë banorët e izoluar, në mënyrë që mos ndërpritet për asnjë çast mundësia e tyre për të komunikuar me autoritetet vendore dhe me të afërmit e tyre.

5.Veprimtaria e strukturave te DSHP dhe Spitaleve.

Eshtë instaluar shërbimi 24 oresh në te gjithe komunat e permbytura dhe nuk kemi deri tani rritje te semundshmerise

Komuna Dajç:

Qendra shendetesore e permbytur.

Eshte bere transportimi i nje burri me dhimbje gjoksi me helikopter dhe me pas eshte bere shoqerimi i tij ne spitalin rajonal i Shkodres

Komuna Ana e Malit

Eshte bere nje transport familje me 5 pjestare te helmuar nga gazi te cilet jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe akrualisht jane jashte rrezikut per jeten,gjithashtu eshte bere transporti e nje gruaje nje grua shtatezene e cili solli femijen e saj ne jete ne maternitetin e Shkodres.

Komuna Gur i Zi:

Ambulanca e fshatit Kuç eshte e permbytur nga uji,

Komuna Berdice

Qendra shendetesore Trush eshte e permbytur

Jane të paisura me të gjitha medikamentet e emergjencës,

Shërbimi kryhet në qendrën shendetesore Bërdicë e Mesme

Komuna Velipoje

Qendra shendetesore pa probleme

Eshte bere transportimi i nje gruaje shtatezene 3 muajsh. Transportimi eshte bere ne kohe dhe gruaja eshte shoqeruar ne maternitetin e Shkodres me autoambulancat e spitalit.

Komuna Bushatit

Qendra shendetesore e permbytur Mali i Jushit

Jane bere tre transferime nga ku nje femije 2 muajsh me probleme kongenitale me bronchopneumoni, nje femije 13 vjec autist i axhituar,dhe nje burre 64 vjec me insult cerebral.Transporti eshte bere me autoambulancen e qendres shendetesore.

Te gjitha lagjet e qytetit buze liqenit te Shkodres dhe buze lumit Drin jane te permbytura, situata shendetesore eshte nen kontroll.

Persa i perket masave te marra per pritjen e popullates se evakuar ju veme ne dijeni se:

Funksionojne te gjitha qendrat e pritjes.

Eshte futur tashme ne eficence sherbimi shendetesor prane ketyre qendrave sipas grafikut te parapergatitur.

Konvikti Safet Spahiu mbulohet me shebimi shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr 2, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Konvikti Industriale- Eshte bere furnizimi me uje te pijshem dhe uje per larje.Ne kete konvikti mbulohet me sherbim shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr 3, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Konvikti Pyjore mbulohet me sherbim shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Konvikti i Universitetit « Luigj Gurakuqi Sherbimi mbulohet 24 ore nga qendra shendetesore Nr

Situata eshte nen kontroll, pa semundshmeri te rritur. Te gjitha qendrat shendetesore pa perjashtim jane te pajisura me me medikamenteve te urgjences te nevojshme per perballimin e situates

Situata shendetesore e anëtarëve të komunitetit Romeve te strehuar prane Repartit ushtarak Rrence eshte nen kontroll.

6.Veprimtaria e Drejtorive të Rrugëve Rajonale dhe Rurale.

U morën masat e duhura nga drejtoria e rrugëve rajonale dhe DPQ për vendosjen e shenjave të identifikimit të kufizuesve të akseve të rrugëve të Dajcit, Velipojës.

Është punuar nga Drejtoria Rajonale ne zhbllokimin e aksit F.Arrez-Reps-Gjegjan si dhe ne bashkëpunim me ushtrine eshte punuar rampa tek Ura e Bunes rreth 40m si dhe jane bere punime ne argjinaturen e Gjolulit si mbushja me qakull, sistemim, ngjeshje.

Kane ardhur prane kësaj drejtorie ne dispozicion te KECQ rreth 14 mjete vetëshkarkuese per ti përdorur per ndërhyrje ne zonat e permbytura.

Sot po punohet nga kjo drejtori per pastrimin e Ures se Bunes nga grumbullimi i mbeturinave

7.Veprimtaria e Ujësjellësve Fshat dhe Qytet.

Situat ka nje permiresim nga dita e djeshme pasi niveli ujit k rene ne 20 cm, po punohet pe largimin e ujit e ane te disa pompave.

Ne pikat ku jane akomoduar te evakuarit jane vnosur depozita uji te cilat mund te perdoren ne rste nevoje. Te gjitha pus shpimet (11) jane te permbytura.

Qyteti furnizohet me uje nga stacioni I ri I pompimit si dhe nga depot e ujit qe ndodhen ne kodrat e Tepes ku kapaciteti I kater dhomave eshte 8000 m3 pra nga 2000m3 secila, uji eshte I klorinuar. Në rrjetin e ujësjellesit ne qytet nga 23 pikat e marrjes se mostrave jane marre 19 pika si rrjedhoje e permbytjes se qytetit. Klorinimi rezulton brenda normave ne te gjitha pikat e marrjes se mostrave.

Nga strukturat e ujesjellësit fshat eshte punuar ne vendosjen e thasëvë me rërë dhe garantimin e stacionit te pompave nga përmbytjet.

8.Veprimtaria e strukturave të CEZ, OST.

Ka qene pjese e ketij shtabi duke kontribuar maksimalisht ne furnizimin me energji elektrike ne te gjithe zonen e Shkodres. Perparesi ne furnizim i eshte dhene zonave te permbytura, duke mbajtur sherbime 24 oreshe ne grupet e gatishmerise ne qytet dhe ne zonat e permbytura. Strukurat e CEZ SHPERNDARJE SHKODER mbajne kontakte te vazhdueshme me shtabin e emergjences per eleminimin e defekteve dhe rrezikut qe paraqitet ne kabinat dhe linjat elektrike te TM e TU. Jane marre masat e duhura per furnizimin me energji elektrike, ndersa ne komunat me te rrezikuar jane bere stakimet e furnizimit me energji.

9. Bordi I Kullimit

Pasi u dërgua me helikopter eskavatoristi u punua gjate gjithe nates dhe carja e konstatuar ne argjinaturen e Baksit u riparua. Rezervuari Shtodrit gjendet ne gjendje normale me sasi uji te kontrolluar 7.5 mln qe eshte brenda rregullave teknike. Hidrovori Çasit nuk funksionon sepse eshte teresisht i permbytur. Po punohet në argjinaturen e Reçit për mbilartesimin mbi 70 cm pasi momentalisht ajo gjendet në gjendje kritike. Vazhdon puna ne argjinaturen e Torovicës. Rrezikohet të pësohet çarje e argjinatures në Baks ndaj po punohet me ritme të shpejta për eliminimin e pasojave që mund të shkaktojë demëimi i kësaj argjinature.

10.Veprimtaria e strukturave të Drejtorise së Bujqësisë, Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas statistikave te meposhteme;

Jane demtuar 14 gjelle, 52 te imta, 19 derra, 7 njethundrake, 2980 shpend, 125 blete

Shtojca Nr.1. Gjeja e gjalle ne komunat e permbytura qe jane evakuuar dt 05/12/2010

Nr

Komuna

Gjedhe

Dhen

Derra

Shpende

Njethundrak

Blete

Vendet ku jane vendosur

1

Bushat

375

2150

600

10

88

Bushat,fshati ri Melgushe

2

Berdice

465

2830

80

12

22

Berdice e mesme,beltoje,mali hebej

3

Velipoje

263

520

140

80

66

Rrjolle,Baks I Ri

4

Dajç

1450

1100

122

24

141

Berdice,Pentar,Sukat, dajcit

5

Ana Malit

190

300

38

12

121

Oblike

6

Guri Zi

280

420

18

10

82

Qytet,Rrenc

7

Rrethina

25

180

12

16

17

Golem,Shtoj,Dobraç

8

Qyteti

255

340

80

16

80

L.Guerile,Qafe Kala,Tepe

9

Koplik Qender

32

120

Mehaj,Culaj,Koplik Siperm

10

Kastrat

22

180

Brigje,Gradec,Ivanaj

11

Gruemire

15

240

Gruemire,Qender Ivanej

12

Shkrel

80

Periferi e Boges

Shuma

3372

8460

1090

0

180

617

11. Mbështetja me ndihma ushqimore dhe veshmbathje nga RMSH.

Statistike progresive e dergimit te ndihmave nga RMSH deri me daten 5 dhjetor

Nr.

Emertimi

Njesia

Sasia

1

Pako ushqimore

Copë

3600

2

Buke

Copë

10200

3

Uje

Ton

99

4

Oriz

Ton

2.2

5

Vaj ushqimor

Litra

6

Makarona

Ton

90

7

Fasule

Kv

9

8

Sheqer

Ton

1

9

Miell

Ton

20

10

Konserva mishi

Kv

4.6

11

Detergjent

Ton

1.7

12

Set fjetjeje

Copë

2000

13

Konc bagëtie

Ton

68

14

Nafte

Litra

4000

15

Benzine

litra

3500

Jane vene ne dispozicion hotelet e komunes Velipoje

16. Kontributet nga shoqatat, OJF, bizneset. etj.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka shpërndarë deri tani ushqime për 110 familje në fshatin Obot dhe 360 familje të komunitetit rom, të akomoduar në repartin e Rrencit. Jane asistuar rreth 60 fëmijeë me kite higjenike që janë te dislokuar në konviktin Safet Spahia.

Ka marrë furnizim dhe ka aktualisht ne gjendje ne magazinat e tyre rreth 10000 batanije, 400 kite higjenike dhe 300 batanije per t’i shperndarë në zonat e përmbytura.

Edhe organizata Sakravita ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar në komunat e përmbytura.

22.40 - Meta: Prisnim Ramën të vinte në Shtabin e Emergjencës

Shkodër, 5 Dhjetor 2010 NOA / Irma Toptani – Zëvendëskryeministrit dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,. Ilir Meta doli sonte para mediave ku foli pas mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave.

Meta e konsideroi situatën nën kontroll, jo duke qenë të kënaqur me situatën në të cilën ndodhemi, sepse janë me mijëra banorë që ndodhen nën ujë, por duke pasur parasysh punën e jashtëzakonshme që është bërë për të mos patur një situatë shumë më të vështirë. “Pra, një situate ku mund të vihej në pikëpyetje Ujësjellësi i Shkodrës, që do të ishte një problem i jashtëzakonshëm, apo një situatë ku edhe shumë sipërfaqeje tjetra, në rast se nuk do të mbroheshin argjinaturat e deritanishme, do të ishin përmbytur. Kështu që unë shpresoj dhe besoj me angazhimin e të gjithëve, për të minimizuar dhe ngushtuar gjithnjë e më shumë këtë hapësirë në të cilën në veprojmë”, - u shpreh z.Meta.

Në daljen për mediat, Meta shprehu vlerësim për sakrìficat e forcave të rendit dhe të ushtrisë dhe falënderìm për ndihmat e ardhura nga vendet mike, duke iu referuar Greqisë dhe Turqisë.

Ai evidentoi se gjatë ditës së sotme është kryer një volum i jashtëzakonshëm, si në drejtim të vijimit të procesit të evakuimit, ashtu edhe të furnizimit në banorëve në zonat e përmbytura dhe të izoluara me ushqime, me ujë.

Kurse shtoi: Ka patur disa raste ku është ndërhyrë për të transportuar në komunën e Velipojës një grua shtatzënë, gjë që tashmë është realizuar dhe nuk ka asnjë rrezik. Dhe disa raste të tjera, shqetësuese.

Meta siguroi se shërbimet shëndetësore pranë këtyre komuniteteve kanë funksionuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje.

Kurse tha se është e rëndësishme të theksojmë se me vënien në përdorim edhe të helikopterëve që kanë ardhur nga Turqia dhe Greqia, me kapacitete transportuese më të larta, është bërë një punë e ndjeshme për të nisur një furnizim më afatgjatë për banorët.

Në këtë drejtim, - Meta tha se, - është siguruar edhe një komunikim i vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e komunave dhe me kryepleqtë e fshatrave për një administrim sa më të mirë të të gjithë nevojave më jetike.

Njëkohësisht, ka ecur shumë mirë edhe fillimi i furnizimit me koncentrat për bagëtitë që janë të izoluara dhe ushqimi i tyre është dëmtuar për shkak të përmbytjeve, nga Drejtoria e Bujqësisë së rrethit të Shkodrës.

Për z.Meta, ajo që është më e rëndësishme, do të theksoja punën që është bërë për të mbrojtur argjinaturat, sidomos atë të Reçit, në komunën e Velipojës.

“Një punë e jashtëzakonshme është bërë dhe vazhdon të bëhet për të siguruar argjinaturën në Torovicë. Në tërësi i gjithë ky operacion humanitar vjen duke u perfeksionuar dhe në këtë drejtim Shtabi i Emergjencës, edhe në mbledhjen e sotme, diskutoi në vijimësi jo vetëm për ditën e nesërme, por për të gjithë procesin, me të cilin po ndeshet komuniteti, Shtabi i Emergjencës dhe të gjithë të deleguarit sipas komunave”.

Po ashtu z.Meta tha se një punë shumë e mirë dhe e organizuar është bërë në qytetin e Shkodrës, ku është bërë një operacion masiv për furnizimin e popullatës në pjesën e qytetit që është e përmbytur dhe e izoluar.

I pyetur si paraqitet situata dhe sa është sipërfaqja e tokës së përmbytur, z.Meta tha se sipërfaqja nën ujë vlerësohet të jetë rreth 14 mijë hektarë, ndërkohë që numri total i të evakuuarve është 11 mijë.

Përsa i takon shkarkimeve, Meta tha se ato kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Megjithatë, shqetësim për situatën vlerësohet se është niveli i lartë i liqenit të Shkodrës.

Sa i përket ndihmave, Meta tha se ndihma të konsiderueshme po vijnë edhe nga Italia, po vijnë nga Austria, edhe nga vende të tjera.

Kurse i pyetur se çfarë konsiderohet më emergjente në këtë situatë, tha: “Mendoj se më e rëndësishme është, në radhë të parë, garantimi i funksionimit të Ujësjellësit të qytetit të Shkodrës, gjë që është realizuar me shumë sukses gjatë këtyre ditëve. Është garantimi me energji elektrike i gjithë zonave në maksimumin e mundshëm, pasi dihet se përmbytja ka sjellë probleme në komuna apo në fshatra të caktuar. Me rëndësi të veçantë është edhe shërbimi shëndetësor, në mënyrë që të mos cenohet dhe të mos rrezikohet jeta e asnjë banori, dhe sigurisht furnizimi sa më normal dhe i garantuar për nevojat më jetike, që nga ushqimi apo uji për komunat dhe fshatrat e izoluar. Tashmë ka filluar të përparojë edhe procesi tjetër që është me shumë rëndësi për banorët, furnizimi me ushqim për bagëtitë e izoluara”.

Meta komentoi dhe deklaratat e bëra nga opozita se banorëve të Shkodrës i mungon uji i pijshëm:

“Nuk e besoj. Për këtë arsye të gjithë ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me ekipet e Shëndetit Publik të Shkodrës, kanë marrë të gjithë masat, duke realizuar një proces tepër të rëndësishëm në përpjekjet për të mbrojtur ujin e pijshëm dhe për ta kontrolluar atë, por edhe për të eliminuar çdo gjë që mund të sillte problem për shëndetin e këtyre banorëve”.

Gjithashtu Meta foli edhe lidhur me akuzat e z. Rama i cili sot ka vizituar Shkodrën dhe ku deklaroi se përgjegjëse për këtë situatë është qeveria, dhe sipas tij, opozita është e gatshme të ulet dhe të rishikojë dhe njëherë buxhetin:

“Z. Rama do të kishte bërë mirë të kishte ardhur edhe këtu në Shtabin e Emergjencave, në mënyrë që këto ide t’i parashtronte, pasi këtu është gati treçereku i ministrave, në mënyrë të vazhdueshme, i angazhuar dhe gjithë drejtuesit e pushtetit vendor, por natyrisht që është kujtuar shumë vonë me idetë e tij, për arsye sepse buxheti vetëm tre ditë më parë u diskutua dhe këto propozime mund të ishin bërë në mënyrë konstruktive, aq më keq u kujtua pasi harxhoi ditë të tëra në qytete të tjera të vendit, sikurse ishte edhe vizita e fundit në qytetin turistik te Pogradecit, ku kërkohej hapja e kutive, ndërkohë që banorët dhe qytetarët e Shkodrës nuk kanë nevojë për bllofe, por kanë nevojë për një solidaritet të vërtetë njerëzor. Nuk kanë nevojë për cinizëm dhe nuk kanë nevojë për ta shndërruar një fatkeqësi në një kal beteje për qëllime krejtësisht të ngushta politike. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar, edhe me përfaqësuesit e opozitës, të cilët janë të gatshëm që të ndajnë shqetësimin e tyre me këtë komunitet, në mënyrë të ndershme dhe në mënyrë vërtet qytetare”.

20.45 - Topalli flet per situaten e fundit ne Veri, akuza te forta Edi Ramës

Shkodër, 5 dhjetor, NOA, Update – “Unë nuk kam parë ndonjëherë dhe s’kam lexuar në historinë e vendit tim që, kur një pjesë e rëndësishme e popullsisë është në ankth dhe frikë, kryetari i një formacioni politik, të qeshë”.

Kështu e ka cilësuar sot nga Shkodra, ku gjendet për të disatën ditë për shkak të përmbytjeve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e opozitës, Edi Rama, duke iu përgjigjur qëndrimeve të tij ndaj situatës së përmbytjeve, që kanë pushtuar qarkun e Shkodrës.

“Në fakt në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur kurrë që, një kryetar i një force politike të shkojë në Pogradec, të tallet, të qeshë me ata banorë, të cilët vuajnë ankthin dhe frikën, që sjell uji dhe të flasë për kutitë. Kjo nuk është cinizëm, sadizëm, por kjo do të thotë të jesh katil në shpirt, dhe të jesh kundër të gjithë atyre që qajnë, që kanë lot në sy dhe frikë. Ai qesh, kur të tjerët qajnë dhe, qan kur të tjerët qeshin. Kjo ka vetëm një emër, ai është katil!”, theksoi zonja Topalli.

Kryetarja e Kuvendit tërhoqi vëmendjen dhe për braktisjen e votimit nga deputetët socialistë, të buxhetit të vitit 2011, ku janë përfshirë projekte të fuqishme sikundër tha ajo, për infrastrukturën e Shkodrës, një përgjigje kjo për kërkesën e bërë sot nga Edi Rama që buxheti të rikthehet për t’u diskutuar në kuvend me qëllim që investimet që ai parashikon të shkojnë më parë në forcimin e argjinaturave të lumenjve në zonën e Veriut dhe pikërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut që përmbytet për të pestën herë gjatë këtij viti.

Sa i përket apelit të Edi Ramës për rikthimin e buxhetit të vitit 2011 në kuvend, zonja Topalli u shpreh se “Përpara dy ditësh, kur Kuvendi i Shqipërisë ishte mbledhur për të votuar Buxhetin e vitit të ardhshëm, në të cilin janë parashikuar shumë investime për Qarkun e Shkodrës, ashtu si edhe për qarqe të tjera, ku ka projekte konkrete, që i shërbejnë këtij qarku, për të përballuar situata të vështira”, tha Topalli.

Sipas saj është gati e pabesueshme, që kryetari i opozitës, Edi Rama urdhëroi deputetët e PS-së, të iknin nga salla dhe të mos votonin për këto fshatra të përmbytur, për këtë qark që gjendet nën ankth prej ujit që e ka pushtuar.

Kryetarja e Kuvendit foli gjithashtu dhe për qëndrimin e deputetëve socialistë të Qarkut të Shkodrës, ndaj situatës:

“Shpreh edhe keqardhjen më të madhe për ata, që janë deputetë të Shkodrës të Partisë Socialiste, që kanë marrë votat në qytetin e Shkodrës, dhe që nuk kanë ardhur këtu që në ditët e para, atje, ku Partia Socialistë ka marrë votat. Ata nuk kanë ardhur për t'u qëndruar afër qytetarëve, për t’u thënë një fjalë të mirë”, përfundoi Topalli.

20.15 Basha flet per situaten me te fundit

Sipërfaqja e pushtuar nga uji në qytetin e Shkodrës sipas të dhënave më të fundit është 14130 hektarë, 2580 shtëpi të përmbytura dhe 4610 të izoluara nga uji, ndërkohë që për shkak të nivelit të lartë të ujit prej fryrjes së liqenit të Shkodrës, lumit Drin e Buna dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, vijojnë thirrjet për evakuim të banorëve nga zonat e përmbytura.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha theksoi per mediat pas inspektimit në terren se situata e përmbytjeve në Shkodër, edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që mbrëmë është tejet e rënduar.

Andaj ai ka ripërsëritur thirrjen që banorët të evakuohen nga zonat që ndodhen nën ujë.

Ministri i Brendshëm informoi se afro 270 persona janë evakuar përmes ajrit gjatë ditës së sotme nga zonat e përmbytura dhe të rrethuara nga uji.

“U bëj thirrje banorëve t’i përgjigjen kryekomunarëve dhe të përgatiten për evakuim. Sot dita është me kohë të mirë dhe kjo lehtëson operacionet, por situata vazhdon të mbetet e vështirë. Kemi të gjitha mundësitë për të evakuar deri në 100 persona në orë nga ajri dhe dhjetra persona në orë nga uji” tha Basha.

Ministri Basha bëri me dije se në ndihmë furnizimit me ushqime i kanë ardhur edhe forcat e ushtrisë si edhe helikopterët e mbërritur nga Turqia.

Basha informoi se sot janë shpërndarë 2700 pako ushqimore, 68 ton ujë, 4 mijë qirinj e 660 batanije.

19.30 -Emergjenca, CEZ: U rikthye energjia elektrike për 50 mijë abonentë në të gjithë vendin

Pas përmbytjeve që pësoi qyteti i Shkodrës dhe fshtrat rreth saj kompania CEZ Shpërndarje ka vënë në dispozicion 32 ekipe pune me 105 punonjës në të gjithë rajonin e Shkodrës, të cilët po punojnë 24 orë në 24 për përballimin e situatës me energji elektrike dhe parandalimin e një tragjedie njerëzore.

Përmes një deklarate për shtyp, CEZ Shpërndarja bën me dije se gjatë përmbytjes së Shkodrës, ku janë plot 95.000 abonentë pasuan edhe një sërë defektesh që sollën edhe ndërprerjen e energjisë për 30.000 abonentë të zonave të përmbytura.

CEZ njoftoi se aktualisht energjia elektrike është kthyer për afro 24.000 abonentë të rajonit të Shkodrës, ndërkohë që për arsye sigurie, pasi zonat janë nën ujë, pa energji vazhdojnë të jenë rreth 6.000 abonentë të tjerë, për të cilët për sa kohë niveli i ujit mbetet i lartë, ndërhyrja mbetet e pamundur.

Gjatë ditëve të emergjencës janë ndërruar 10 transformatorë, të cilët kanë eleminuar defektet e shumta të shkaktuara nga moti i keq dhe është siguruar furnizimi normal me energji i abonentëve.

CEZ bën me dije se janë të përmbytura nënstacionet në Zues, Trush, Dajç dhe Cas.

Nënstabioni Shkodra 2 rrezikoi të përmbytej nga rritja e nivelit të ujit, por aktualisht është në punë dhe niveli i ujit po mbahet nën kontroll me anë të pompave.

Ndërsa për abonentët që furnizohen nga nënstacioni Cas, i cili aktualisht është i përmbytur, është gjetur një zgjidhje alternative, që i furnizon ata nga fideri 3 i nënstacionit Velipojë.

Sipas CEZ, mësohet se për rivënien në punë të pajisjeve të stakuara në këtë nënstacion u ngrit menjëhere një digë mbrojtëse me material inert, si dhe u instaluan pompa nëpërmjet të cilave u bë e mundur ulja e nivelit të ujit.

CEZ sqaron se janë marrë të gjitha masat paraprake për nënstacionin Lezhë, në rast të rritjes së nivelit të ujit.

Në këtë nënstacion janë vendosur kabllo të tensionit të mesëm, për furnizimin e fiderave që furnizojnë me energji institucione të rëndësishme si spitalin, hidrovorin, etj. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje, në bashkëpunim më punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellsit, po punon në nënstacionin e pompave të ujësjellësit Shkodër për sigurimin dhe funksionimin e pajisjeve elektrike, që furnizojnë pompat e ujësjellësit.

Me uljen e nivelit të ujit është kthyer energjia elektrike në komunën Bërdicë, nga ku dhe bëhet shpërndarja e ndihmave për banorët nga Shtabi i Emergjencës.

Aktualisht është kthyer energjia elektrike për 50.000 abonentë në të gjithë Shqipërinë, nga 60.000, që deri dje rezultonin pa energji elektrike.

18.10 - Përmbytjet në Shkodër, Policia: S’janë vërejtur ngjarje kriminale në zonat e përmbytyra

Për t’i ardhur në ndihmë evakuimit të banorëve nga zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës janë në terren edhe uniformat blu të Policisë së Shtetit, të cilët në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe strukturat e pushtetit vendor janë angazhuar direkt në evakuimin e 11.960 banorëve të përmbytur, apo 2850 familjeve si dhe kanë shpëtuar nga përmbytja 14646 krerë bagëti.

Në një komunikatë të policisë së Shtetit thuhet policia është në terren për të përballuar emergjencën e krijuar në qytetin e Shkodrës dhe në fshatrat e nënshkodrës, të cilat janë pushtuar nga uji prej ditës së hënë. Mësohet se policia e shtetit është angazhuar si në evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura, transportin e bazës ushqimore dhe të gjësë së gjallë, ashtu dhe për menaxhimin e fluksit të lëvizjes në akset rrugore dhe garantimin e sigurisë publike, në zonat e përmbytura ku flitet tashmë se banorët janë ngujuar nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mos i grabitin shtëpitë.Policia bën me dije se për menaxhimin e situatës që ka ngritur në këmbë shtetin, janë janë angazhuar në terren, 650 forca policore; 3 helikopterë të Policisë së Shtetit; 10 kamionë për transport; 76 automjete të tjera të llojeve të ndryshme si dhe 14 mjete lundruese, pasi sikundër duket edhe nga pamjet Shkodra dhe fshatrat rrotull saj janë zhytur nën ujë.

Sipas policisë, të gjitha zonat e përmbytura janë mbuluar me efektiva policie, të cilët janë atashuar pranë Komunave dhe në fshatrat problematike me shërbim 24 – orë pa ndërprerje.

Aksionet e uniformave blu janë përqendruar kryesisht në zonat më problematikë, si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, në fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtëm të Komunës Bushat, në fshatrat e Komunës Bërdicë, në fshatrat Kuç, Renc e Vukatanë të Komunës Guri i Zi, në fshatrat Ças, Pulaj e Reç te Komunës Velipojë, në lagjet periferike të qytetit buzë Liqenit të Shkodrës, si dhe në lagjet në hyrje të qytetit, si ajo Xhabije, Tophanë apo Livadë.

Sikundër informohet përgjatë harkut kohor të katër ditëve strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar gjithsej 387 kërkesa për ndihmë nga familjarë të zonave të përmbytura, të cilëve u është dhënë ndihma e nevojshme kryesisht për evakuimin e tyre, për trajtimin mjekësor, apo për sigurimin e bazës ushqimore.

“Me përparësi janë trajtuar rastet e personave të sëmurë, të të miturve dhe të moshuarve, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 37 ndërhyrje të tilla, janë evakuar dhe akomoduar në qendrat e akomodimit rreth 35 fëmijë të mitur, si dhe në dy raste janë dërguar pranë ambjenteve spitalore një e moshuar nga Komuna Dajç dhe një grua shtatzënë nga lagjia Xhabije, e cila është dërguar pranë maternitetit të Shkodrës për të lindur.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje gjithashtu 3 Argjinatura në Komunën Velipojë, Bendin e Malit të Jushit në Komunën Bushat, Stacionin e Pompave në fshatin Trush, Stacionin Qendror të Pompave në fshatin Dobraç, si dhe Depon Qendrore të Ujit në Tepe.

Sipas policisë gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar probleme apo ngjarje që do të cënonin sigurinë publike në zonat e përmbytura, apo raste kriminale, që do të preknin jetën e banorëve të dëmtuar.

Policia njofton se janë vendosur shërbime të pandërprera policie edhe në të gjitha akset rrugore problematike, që synojnë drejtimin e lëvizjes së automjeteve dhe moslejimin e kalimit të tyre në zonat e përmbytura.

Uniformat blu po shoqërojnë gjithashtu edhe autokolonat me ndihma ushqimore për zonat e përmbytura.

Policia e Shtetit për t’u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në këtë situatë emergjence kombëtare ka vënë në dispozicion krahas numrave pa pagesë 129 dhe 126, edhe 10 numra të tjerë telefonikë, përmes të cilëve qytetarët mund të kërkojnë ndihmën e shërbimeve policore.

18.05 - Parashikimi i motit për nesër nga NOA dhe Meteoalb, java nis me mot të kthjellët e diell në gjithë vendin

Dita e hënë do te vijoje me mot te kthjellet ne te gjithë territorin shqiptar por temperaturat do te mbeten te ulëta sidomos ne mëngjes.

Ne mesdite do te kemi kalime vranësirash neper territor, ku me te dukshme do te jene ne zonat veriore dhe jugore.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e ditës do të vijoje me kthjellime ne bregdet dhe ultësirën perëndimore ndërsa pjesa tjetër e vendit do te mbetet me vranësira te lehta.

Mbrëmja dhe nata do te ketë kalime te vranësirave ne te gjithë vendin ndërsa ne mëngjesin pasardhës kthjellimet ri-kthehen serish ne vend.

Temperaturat e ajrit do te qëndrojnë konstante ne vlerat minimale por vlerat maksimale do te rriten lehte ne te gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor - perëndimor ndërsa dallgëzimi ne det te arrijë 3 balle.

Europa

Moti – E hene, 6 dhjetor 2010

Evropa Qendrore dhe Jugperëndimore do te vijojnë te jene me reshje shiu dhe dëbore. Situata do te mbetet problematike ne France dhe Spanje pasi reshjet e dendura te dëborës do te shoqërohen me një tjetër ulje te temperaturave.

Një qendër me presion te ulet atmosferik do te zhvendoset drejt verilindjes se Evropës duke gjeneruar reshje te dendura te dëborës te shoqëruar me stuhi te forta ere.

Me reshje te dendura dëbore do te jene Alpet e Evropës si edhe veriu i Italisë.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Evropian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te ulëta.

Ngjarje ekstreme në Evropë:

Italia Veriore alarmon për ere te forte dhe dëbore te dendur;

Alpet do te mbetet me reshje dëbore dhe stuhi te forta ere;

Franca dhe Spanja alarmon reshje dëbore dhe stuhi ere;

Ishujt Britanike do te mbeten me reshje shiu dhe dëbore.

{youtube}sU-DAvC8VKY{/youtube}

17.45 - Ulet niveli i ujit, tashmë e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë

Si pasojë e uljes së nivelit të ujit në rrugë, është tashmë prej mëse një ore e kalueshme rruga Vlorë-Selenicë.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se prej orës 16:20 aksi Vlorë-Selenicë, është tashmë i kalueshëm për makinat.Rruga Vlorë-Selenicë ishte bllokuar pasi në vendin Bishti i Malit, lumi Vjosë kishte dalë nga shtrati mbrëmjen e shkuar si pasojë e tejfryrjes nga reshjet duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë zonë.

Më herët u hap edhe rruga berat-Poliçan mesditën e sotme, e cila ishte bllokuar si pasojë e shkarjes së skarpatës mbi rrugë.

Kjo rrugë u zhbllokua në një kohë të shpejtë nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, pasi ajo është e vetmja rrugë që lidh Skraparin me Beratin e pjesën tjetër të vendit.

15.45 - Në mungesë të reshjeve, Shkodra është kthyer tashmë në liqen

Edhe pse moti u tregua i mëshirshëm, duke mos sjellë reshje përgjatë ditës së gjashtë të përmbytjeve në Shkodër, ende situata në këtë qytet dhe zonat rreth tij është tejet e vështirë, pasi niveli i ujit është i lartë duke e kthyer tërë zonën e nënshkodrës në një liqen të vërtetë.

Deri më tani janë evakuuar nga banesat e tyre, plot 11 023 banorë, ndër të cilët 400 i përkasin komunitetit rom, që tashmë kanë mbetur më të varfër se kurrë.

Të pushtuara nga uji janë 13 950 ha tokë, janë përmbytur 2561 shtëpi, të kanosura nga uji janë 4597 shtëpi, ndërkohë nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me plot 11023 persona.

Tashmë nëpër rrugët e zonat e Shkodrës, fshatrat Dajç, Obot, Bushat, Ana e malit por, edhe në lagjet Xhabije, Tophanë, Livadë, në Shkodër niveli i ujit si rezultat i shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin dhe në HEC-in e Vaut të Dejës kalimi nëpër Shkodër bëhet vetëm me varka, pasi zonat e saj janë kthyer në liqen.

Edhe pse autoritetet e larta të vendit të cilat gjenden prej disa ditësh në terren në zonat e përmbytura, thirrjes për evakuim nuk i janë përgjigjur shumë banorë të fshatrave Obot e Dajç, të cilët nuk duan të lënë banesat e tyre, nga frika e grabitjes.

Edhe gjatë ditës së sotme Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka inspektuar përmbytjet në Shkodër.

Ajo theksoi gjatë një prononcimi për mediat se tërë shteti është në këmbë dhe se po merren masa të jashtëzakonshme, edhe nga ushtria për shpëtimin e banorëve nga zonat e përmbytura.

Sot ishte në Shkodër, pranë urës së Torovicës edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili e cilësoi ndërhyrjen për mbrojtjen e argjinaturës së Torovicës si të vonuar.

Rama bëri thirrje që të rishikohet buxheti për vitin 2011 dhe të përllogariten brenda tij edhe investimet për të forcuar argjinaturën e Torovicës.

{youtube}0fIw21Rjcqw{/youtube}

15 55 - Topi falënderon presidentin turk: Mirënjohje për ndjeshmërinë e solidaritetin

Një ditë pasi Turqia iu përgjigj kërkesës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës së rënduar të emergjencës civile për shkak të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh falënderimi homologut të tij turk, Abdullah Gyl.

Ky mesazh vjen në shenjë mirënjohjeje për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë për përballimin e kësaj situate, ku mijëra banorë të qarkut të Shkodrës kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë u janë përmbytur dhe mijëra ha tokë janë të tëra nën ujë.

Kryetari i Shtetit shkruan në mesazhin e tij “I dashur President Gyl, më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh mirënjohjen e thellë dhe falenderimet më të përzemërta për ndjeshmërinë e lartë dhe solidaritetin njerëzor për t’iu ardhur në ndihmë me helikopterë transporti dhe personel ushtarako-mjekësor familjeve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri”.

Presidenti vijon më tej mesazhin e tij me vlerësimin e lartë për presidentin e Turqisë, një vend mik i Shqipërisë dhe aletat në NATO.

“Ne e vlerësojmë pamasë dhe çmojmë lart mbështetjen Tuaj personale dhe ndihmesën e Turqisë si vend mik dhe aleat në NATO gjatë këtyre momenteve të vështira për Shqipërinë si tregues të qartë të marrëdhënieve historikisht të konsoliduara dhe vëllazërore mes dy vendeve dhe popujve tanë”, nënvizohet në mesazhin e kreut të shtetit

Në fund të mesazhit presidenti e siguron homologun turk, se mirënjohja e popullit shqiptar dhe miqësia e fortë që ekziton historikisht ndërmjet dy popujve do të forcohet edhe më tej.

“Duke ju falenderuar edhe njëherë për kontributin Tuaj të vyer si dhe duke Ju siguruar për ndjenjat e mirënjohjes dhe miqësisë së thellë të popullit shqiptar, shpreh bindjen se klima e shkëlqyer e marrëdhënieve tona do të vazhdojë të forcohet gjithnjë e më tepër në interes të dy popujve tanë!”, përfundon presidenti Topi mesazhin e tij të falenderimit.

14.05 - Hapet rruga Berat-Poliçan, u dëmtua nga rrëshqitja e dherave

Problemet e shkaktuar në rrugën Berat -Poliçan kanë arritur të marrin fund mesditën e sotme. Ministria e Transporteve njofton se pak minuta më parë është bërë e mundur hapja e aksi Berat-Poliçan, pas bllokimit që ka pasur si pasojë e shkarjes së skarpatës mbi trupin e rrugës.

Rruga ishte dëmtuar në vendin e quajtur Vërtop tek mulliri.

Rruga lidh Beratit me Skraparin dhe është e vetmja mënyrë kalimi për banorët e Skraparit për të komunikuar me pjesën tjetër të vendit.

Ndërhyrja e firmave mirëmbajtëse të rrugës ka bërë që pjesa e dëmtuar e saj të riparohej në kohën më të shpejtë të mundur.

13.52 - Rama: Të ribëhet buxheti, duhen fonde për të ndalur moçalizimin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Fushën e Torovicës në Lezhë. I shoqëruar nga deputetët të PS-së, Rama ka parë nga afër punimet që janë bërë për ngritjen e argjinaturës së kësaj fushe, shpërthimi i ujit të së cilës mund të shkaktonte një katastrofë për qytetin e Lezhës dhe zonat afër tij.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë raporton se kreu i PS-së ka kontaktuar me drejtuesit e punimeve dhe është njohur me masat që janë marrë për të frenuar vërshimin e ujit.

Për mediat e pranishme Rama ka thënë se është e nevojshme që të këtë një rishikim të buxhetit të vitit 2011 për të shmangur përmbytjet. Ai ka thënë se duhet një “operacion radikal për të shmangur përmbytjet në gjithë këto zona”.

Ai u shpreh se fondet në infrastrukturë duhen për të ndalur moçalizimin e zonave ku janë krijuar përmbytjet. “Duhet një ndërhyrje në themel,”, tha Rama.

Por nga Fusha e Torovicës Rama ka folur dhe për një konsensus për votat e opozitës në rast të një ribërje të buxhetit. Ai u shpreh se “jemi gati të votojmë për një projekt antierozion”.

13.35 – Situata më e fundit e rrugëve në vend

Situata e rrugëve në vend gjatë ditës së sotme paraqitet më e përmirësuar, si pasojë e ndalimit të reshjeve të shiut. Megjithatë akset problematike dhe të pakalueshëm për mjetet vazhdon në këtë në Shkodër dhe në disa zona të tjera.

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoritë Rajonale të Rrugëve dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e tyre kanë punuar në akset ku ka pasur dëmtime më të mëdha.

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve njofton se gjendja e rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitja e dherave dhe përmbytjet paraqitet si më poshtë:

Në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, në vendin e quajtur Arrëz Miliska, ka çeduar 50 cm trupi i rrugës në një gjatësi prej 50 metrash. Është punuar nga firma kontraktore për rregullimin e rrugës, për pasojë qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi për mjetet e ulëta.

Qarkullimi i mjeteve për në Shkodër bëhet nga Mjeda, ndërsa qarkullimi për në Muriqan kryhet vetëm me mjetet e ushtrisë.

Rruga për Shirokë është e bllokuar.

Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe te vendi i quajtur “Harku i Bërdicës” rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me lartësi të ujit rreth 1.7 m mbi rrugë.

Segmenti rrugor Shkodër - Harku i Bërdicës – Velipojë, është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit deri në 1.8 m. Është pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rrugët dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj – Bogë është hapur për trafikun.

Në segmentin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, tek degëzimi për Tamarë, në distance rreth 1 km pa shkuar në Doganë rruga është e bllokuar, pasi uji mbi rrugë është mbi 1m. Kalimi vetëm për mjetet e rënda.

Në segmentin rrugor Krumë – Kam, është shembur një mur mbajtës me gjatësi rreth 30ml në afërsi të Skatinës. Është vendosur sinjalistika përkatëse, qarkullimi i mjeteve kryhet me një kalim.

Në segmentin rrugor Bajram Curri – Fierzë, km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga qarkullohet me një kalim.

Në Shishtavec ka shembje të herë pas herëshme por mjetet janë duke punuar për ta bërë rrugën të kalueshme edhe për mjetet e ulëta.

Segmenti rrugor Bujan-Fierzë, vazhdon të ketë të njëjtat probleme. Në këtë vend punëtoret dhe makineritë e DRRr Kukës, kanë qenë të pranishme dhe kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme për riparimet e përkohshme, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i automjeteve.

Segmenti rrugor Sopot-Bujan, vazhdon të ketë të njëjtat probleme në Urën e Bujanit, si pasojë e reshjeve të shumta dhe fryrjes së lumit Valbonë.

Në aksin Lozhan- Moglice ka shkarje. Rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e larta, si pasojë e prurjeve të aluvioneve nga lumi

Në segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafë Drajë, rreth 5 km larg Muhurit, vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri në Reç është hapur nga mjetet e D.R.Rr Dibër.

Në segmentin rrugor nga Burreli në Milot në 30-40 vende, kanë ndodhur shkarje dhe rruga është me një kalim.

Në afërsi të nyjes së asfaltit të Burrelit ka dy shembje, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla. Në kthesat e Klosit rruga është me një kalim.

Në Bulqizë kalohet përmes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e përmbytur.

Në segmentin rrugor Cërrik-Gramsh, është përmbytur Ura e Banjës. Lartësia e ujit mbi urë është rritur akoma më shumë duke përfshirë edhe disa pjesë të ketij segmenti të cilat tashmë janë nën ujë. Ky aks vazhdon të jetë i përmbytur, është i bllokuar, qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drizë-Kaçivel-Llixhë.

Në segmentin rrugor Përmet – Çarshovë, në Badlonjë është hapur për trafikun.

Në aksin rrugor Gjirokastër - Subash është hapur për trafikun.

Në aksin Vlorë -Selenicë në vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjosë ka përmbytur rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin ne vendin e lartë përmendur.

Në pjesën fundore të aksit rrugor Lushnjë - Fier rruga vazhdon të jetë e përmbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjetër. Nga ana e DRRr Fier është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në segmentin rrugor Rashbull- 4 rrugët e Shijakut, niveli i ujërave ka rënë ndjeshëm, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

13.25 - Helikopterët turq nisin operacionet në zonat e përmbytura

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Helikopterët e forcave të armatosura turke kanë nisur sot fluturimet e para në zonat e përmbytura në Shkodër, për të shpërndarë ndihma dhe për të transportuar banorët që janë në zona të rrezikshme.

Ambasa e Turqisë në Tiranë njofton se bëhet fjalë për 3 helikopterë, të cilët u dërguan në Tiranë nga Presidenti Abdullah Gyl.

Ndihma e Turqisë do të vazhdojë dhe me mjete materiale. “Gjatë javës nëvijim për të dëmtuarit nga përmbytjet do të dërgohen ndihma materiale si 150 çadra dhe 1000 batanije. Gjithashtu është planifikuar dërgimi i ndihmave të tjera si barna, pajisje mjekësore, veshje dhe ushqime”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Turqia dhe Kosova ishin vendet e para që ju përgjigjën thirrjes për ndihmë nga autoritet Shqiptare.

12.50 - Pollo: Beratit i duhet një pushtet vendor më dinamik

Berat, 5 dhjetor, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo tha sot se qyteti i Beratit ka nevojë për një bashki dhe pushtet vendor më aktiv ndaj problemeve që kanë banorët.

Deklarata elektorale e ministrit Pollu u bë gjatë 8-vjetorit të themelimit të Shoqatës Berati i Lashtë, “Antipatrea”.

“Edhe pse ende fushata nuk ka filluar zyrtarisht, të gjithë biem dakord se Beratit do t' i duhet një Bashki e Pushtet Vendor dinamik, por edhe që ta çojë qytetin drejt modernitetit, ashtu siç e meriton”, tha Pollo në fjalën e tij.

Në takim ishin të pranishëm qindra qytetare beratas, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare, të komunitetit të biznesit, të qeverisjes vendore, si dhe deputete të qarkut.

"Berati është një nga ata qytete, që veçohen në Shqipëri nga mosha, por edhe nga kontributi në shekuj e vite. Nisma të tilla si kjo e sotmja, që i venë në pah këto tradita, janë jashtëzakonisht të nevojshme sepse tregojnë atë fibër qytetare që e dallon një grumbullim popullsie nga një qendër urbane me tradite dhe Berati është i tillë”, tha sot Pollo.

Duke folur për situatën në vend nga reshjet Pollo u shpreh se beratasit karakterizohen nga një ndjenje solidariteti dhe nëse do të jetë e nevojshme do të japin kontributin e tyre për kalimin e kësaj situate.

12.40 - Lezha s’ka më panik për përmbytje, ulet niveli i ujit në Torovicë

Torovicë, (Lezhë), 5 dhjetor, NOA – Uji i grumbulluar në Fushën e Torovicës nuk rrezikon më të vërshojnë në zonën e Lezhës. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë raporton se gjatë ditës së sotme është vërejtur ulje e nivelit të ujit të grumbulluar.

Për pasojë argjinatura e fortifikuar gjatë 48 orëve të fundit nga Forcat e Armatosura dhe bizneset e zonës mund ta përballojë sasinë e ujit të grumbulluar.

Fusha e Torovicës ka qenë një prej maktheve të ditëve të fundit për banorët e Lezhës dhe gjithë rajonin verior. Sasia e ujit të grumbulluar nga reshjet ishte në gjendje të shkaktonte përmbtuyje për disa komuna dhe një pjesë të qytetit të Lezhës.

Dje kryeministri Sali Berisha, pas reshjeve të dy netëve, vizitoi këtë zonë. Ai kërkoi evakuimin e banorëve të zonës, si pasojë e përmbytjes që mund të shkaktojë dredhja e ujit në luginën që ndodhet mes Lezhës dhe Shkodrës.

Prurjet e mëdha të shirave kanë bërë që rreth 5 mijë tonë materiale inerte të mos mjaftonin për të garantuar Fushën e Torovicës, nëse do të kishte ende reshje të tjera shiu.

“Kjo është zona më delikate dhe më e rrezikshme, pasi siç e shihni pak centimetra më larg nga uji ka arritur 6-7 metra dhe mund të vërshojë drejt Torvicës dhe më tutje”, tha Berisha dje.

12.25 - Italia dhuron 35 ton ushqime dhe veshje për zonat e përmbytura

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Qeveria italiane ka miratuar dërgimin e pjesë së parë të ndihmave për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Ambasada Italiane në Tiranë njofton se janë bërë gati për transportim drejt Shqipërisë; 25 ton mallra ushqimorë; 5 ton veshje dhe pajisje kundër shiut dhe 4 ton produkte për higjienën vetjake.

Sasia e ndihmës është mundësuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Kryqin e Kuq Italian. Ndihmat do të mbërrijnë në Portin e Durrësit një karvan me 5 maune të cilat.

Sipas Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me Autoritetet kompetente shqiptare, ndihmat do të transportohen menjëherë në Qarkun e Shkodrës për shpërndarjen e tyre. “Bëhet fjalë vetëm për karvanin e parë me ndihma, pasi në ditët e ardhshme do të vijojnë ngarkesa të tjera me ndihma”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

Në njoftimin për mediat theksohet se qeveria italiane iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë të Autoriteteve shqiptare për përballimin e emergjencës në Qarkun e Shkodrës, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar me përmbytjet në këtë qark.

13.20 - Përmbytjet shtyjnë Festën e Ushtrisë, ceremonia zhvillohet të hënën

Përmbytjet e ndodhura në Shkodër gjatë javës së fundit anuluan dhe përvjetori i krijimit të Ushtrisë Shqiptare. Rreth 1 mijë forca të ushtrisë duke përfshirë, ministrin e Mbrojtjes Aren Imami, Shefein e Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj dhe gjithë drejtuesit e lartë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej një jave në Shkodër në operacionet humanitare dhe ato të shpëtimit.

Për këtë qëllim, 4 dhjetori Festa e Ushtrisë do të zhvillohet ditën e hënë, më 6 dhjetor 2010.

Ceremonia do të mbahet në orën 9.00 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Të hënën do të dekorohen një sërë personaliteteve patriotike që kanë marrë pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920 dhe të ish-personaliteteve dhe ushtarakëve me kontribute të shquara historike të FARSH.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralë major Maksim Malaj, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

07.15 Situata me e fundit ne vend

Fshatra dhe rrugë të tëra në Qarkun e Shkodrës rezultojnë në nisje të ditës së diel të përmbytura plotësisht nga uji. Fakti pohohet për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Komitetit Ndërministror të Emergjencave (KNE) i cili raporton mbi situatën e krijuar së fundmi në rrethin e Shkodrës.

{youtube}gG5zkcRwg6M{/youtube}

Ndihma e huaj

Ndihma e kërkuar nga vendet partnere për helikopterë ka nisur të mbërrijë në vendin tonë.

Në Rinas (Aeroportin “Nënë Tereza”), janë ulur dy helikopterë të cilët kanë mbërritur nga Greqia, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të mbërrijnë edhe tre helikopterë të tjerë të cilët do të vijnë nga Turqia.

Një nga dy helikopterët e mbërritur ka një kapacitet prej dy ton, ndërsa tjetri 5 ton.

Ndërkohë që tre helikopterët e tjerë që pritet të vijnë nga Turqia kanë një kapacitet mbajtës mbi 3 ton.

Po kështu nga Italia, në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, pritet që të mbërrijnë në në portin e Durrësit 4 mjete të rënda të tipit ‘trajler’, me ushqime, veshmbathje dhe materiale të tjera ndihmëse.

Kuotat e liqenit

Nga komunikimi me HC Vau Dejës (salla operative), rezulton:

kuota(niveli) i liqenit është 73.62 m

prurjet 2271 m3/s, nga të cilat 426 m3/s janë prurje anësore.

Shkarkimet me gjithë agregatet 2195 m3/s

Pra rreth 505 m3/s më pak se dita e djeshme

Nga komunikim me HC Koman salla operative, rezulton:

ora 17:00

kuota(niveli) i liqenit është 169.77 m

prurjet 1731 m3/s, nga të cilat 601 m3/s janë prurje anësore.

Shkarkimet me gjithe agregatet 1833 m3/s

Nga komunikim me HC Fierze salla operative, rezulton:

ora 17:00

kuota(niveli) i liqenit është 290.97 m

prurjet 1640 m3/s

Shkarkimet me gjithe agregatet 1640 m3/s

Niveli i ujit ne liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 10.1m.

Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallekut 10.03m

Situata ne Qarkun Shkoder sipas informacion te Policise se Shtetit

Situata e akseve rrugore problematike:

Në rrethin e Shkodrës:

Rrugët në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urë në Xhabijes deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës është e kalueshme me mjete të larta

Rruga e Shirokës është e pakalueshme nga automjetet.

Rrugët nacionale dhe rrugët lidhëse me komunat:

Aksi rrugor Shkodër – Tirane tek Harku i Berdices është e pakalueshme dhe drejtimi i lëvizjes është devijuar nga rruga e Gurit të Zi.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete të larta.

Aksi rrugor Shkodër – Bërdicë tek Harku i Berdices është i pakalueshem.

Akset rrugor Shkodër – Velipojë janë të pakalueshme në të dy krahet.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.

Aksi rrugor Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugor Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë bllokuar nga bora).

Aksi rrugor Breg Lumi – Theth është e bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga reshjet.

Në rrethin M.Madhe:

Aksi rrugor Koplik – Hani i Hotit kalohet me vështirësi tek Hidrovori pasi eshte permbytur.

Aksi rrugor Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit.

Aksi rrugor Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shëmbja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Në rrethin Pukë:

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është e bllokuar nga shëmbja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Situata lidhur me evakuimet në zonat e përmbytura:

Situata në zonat e përmbytura perkatesisht sipa Komunave dhe lagjeve.

Në lagjet periferike të qytetit

Në livade (lagjet “Kiras”, “A.Haxhia”, “S.Halili”) ka patur rritje të nivelit të ujit.

Në hyrje të qytetit uji është afruar tek katet e para të pallateve ne lagjen Xhabijej ku jane permbytyr katet e para te disa pallateve.

Në lagjet Ajasëm dhe Bahçallek ka patur rritje të nivelit të ujit dhe ka përmbytje të banesave.

Eshte perbytur pedonalja dhe lokalet tek “Bexhisteni”.

Komuna Ana e Malit

Është përmbytur plotësisht fshati Obot dhe komunikimi behet vetëm me mjete lundruese.

Nga Muriqani per ne Shkoder qarkullohet vetem me automjete te larta

Komuna Dajç

Në këtë Komunë vetëm Qëndra e Komunës dhe fshati Mushan nuk janë janë përmbytur, ndersa pjesa tjetër e fshatrave të kësaj Komune janë të përmbytura.

Argjinatura ne fshatin Samrish ka pesuar çarje duke shkaktur rritje te nivelit te ujit ne fshatrat e Komunes Dajc.

Komunikimi me kete Komune realizohet vetem me mjete lundruese, pasi eshte i rrethuar nga uji dhe rruget jane te permbytura.

Komuna Berdice

Në kete komune jane permbytur pothuaj plotesisht fshatrat Trush i Poshtem e Berdice me tecilet komunikimi realizohet vetem me mjete lundruese.

Komunikimi me qendren e Komunes mund te realizohet vetem nepermjet rruges se fshatit Beltoje pasi rruga tek Harku i Berdices eshte e blokuar.

Komuna Bushat

Në fshatin Ashtë uji i lumit Drin eshte afruar disa metra larg banesave te fshatit dhe po gërryen bregun e lumit duke rrezikuar banesat. Fshati Hoten eshte përmbytur plotësisht.

Komunikimi me fshatrat Mali Jushit, Hoten dhe Trush i Poshtem realizohet me mjete lundruese.

Komuna Guri i Zi

Ne kete Komune eshte përmbytur plotesisht fshati Kuc dhe disa banesa te fshatrave Rrenc e Vukatane. Komunikimi me fshatin Kuc mund te realizohet vetem me mjete undruese.

Komuna Velipojë

Ka kaluar uji siper argjinatures se fshatit Ças dhe po shkaton permbytje.

Hidrovori i Çasit nuk punon. Hidrovori ne Vilu eshte vene ne funksionim.

Komunuikimi me kete Komune realizohet vetem me mjete lundruese pasi te dy rrugekalimet ae lidhin kete Komune me Shkodren jane te bllokuara nga uji.

Veprime te tjera te kryera nga policia te diktuara nga situata

Situata në akset rrugore kombëtare dhe lokale

Kemi të bllokuar aksin e rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës. Aksi rrugor Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit esht nderprere tek Ura e Bunës është kufizuar qarkulliimi i mjeteve te renda për shkak të rritjes së nivelit te ujit siper dyshemese se ures. Është lene detyre strukturave te policisë për të kontrolluar qarkullimin e mjteve ne këtë ure.

Operacionet e evakuim-shpëtimit

Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë operacionet për evakuim shpëtimin e komunitetit në komunat: Ana e Malit, fshati Obot, në Bashkinë Shkodër, lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Tophanë, Livadhe, në komunën Dajç, fshati Darragjat, Shirq, komunen Bushat, fshati Juban, Kosmaç, fshati i Ri etj.

Veprimtaria e KNE

Eshte organizuar mbledhja e KNE nen drejtimin e Kryeministrit, ku moren pjese te gjithe anetaret e Komitetit.Ne kete takim u analizua veprimtaria e te gjitha strukuturave ne kuadrin e evakuim shpetimit te banoreve ne zonat e permbytura, dergimin e ndihmave ushqimore dhe mjekesore.

Si pasoje e kushteve teper te veshtira te motit eshte bere e mundur te dergohen ndihma ushqimore vetem ne Komunen Dajc, nderkohe po behen perpjekje maksimale nga strukturat e ushtrise per te derguar ndihmat ushqimore ne Komunat Ana Malit Velipoje, Berdice.

Vendimet e KNE që jan marr gjatë mbledhjes së djeshme jane duke u zbatuar gjate operacioneve te dites se sotme kryesisht ne dergimin e ndihmave ushqimre, evakuimin dhe emergjencat shendetesore, nderkohe qe ane evidentuar rreth 1000 vende akomodimi stese ne hotelet e plazhit Velipoje.

Ndërkohë, më herët, Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe stafi i tij i këshilltarëve mori kontakt me KNE, ku zv.kryeministri Ilir Meta, njëkohësiht dhe kryetar i KNE-së dhe anëtarëve të kabinetit qeverisës, dhe pushtetit vendor, e informuan atë në lidhje me situatën më të fundit në qarkun e Shkodrës si dhe për masat e marra në përballimin e kësaj situate nga strukturat përgjegjëse.

Veprimtaria e strukturave te DSHP dhe Spitaleve

Komuna Dajç:

Ka filluar sherbimi 24 oresh, sherbim i cili mbeshtetet nga nje mjek dhe dy infermiere ne QSh Dajç,

nuk kemi rritje te semundshmerise.

Qendra shendetesore e permbytur

Sherbimi shendetesor behet ne nje shtepi afer qendres shendetesore

Komuna Ana e Malit

Ka filluar sherbimi 24 ore ne QSH Oblike sipas nje grafiku, ku jane angazhuar edhe mjeke te QSh te zonave te tjera,

nuk kemi rritje te semundshmerise.

Eshte bere nje transport familje me 5 pjestare te helmuar nga gazi te cilet jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe akrualisht jane jashte rrezikut per jeten,gjithashtu eshte bere transporti e nje gruaje nje grua shtatezene e cili solli femijen e saj ne jete ne maternitetin e Shkodres.

Komuna Gur i Zi:

Ka filluar sherbimi 24 ore ne QSH Oblike sipas nje grafiku, ku jane angazhuar edhe mjeke te QSh te zonave te tjera,

ambulanca e fshatit Kuç eshte e permbytur nga uji,

nuk kemi rritje te semundshmerise.

Komuna Berdice

Qendra shendetesore Trush eshte e permbytur

jane te paisura me te gjitha medikamentet e emergjences,

vazhdon sherbimi 24 oresh,

Sherbimi kryhet ne qendren shendetesore Berdice e Mesme

Komuna Velipoje

Qendra shendetesore pa probleme

Ka filluar sherbimi 24 ore ne QSH Velipoje sipas nje grafiku, ku jane angazhuar edhe mjeke te QSh te zonave te tjera,

nuk kemi rritje te semundshmerise.

Komuna Bushatit

Qendra shendetesore e permbytur Mali i Jushit

Ka filluar sherbimi 24 ore ne QSH Bushat sipas nje grafiku, ku jane angazhuar edhe mjeke te QSh te zonave te tjera,

nuk kemi rritje te semundshmerise.

Te gjitha lagjet e qytetit buze liqenit te Shkodres dhe buze lumit Drin jane te permbytura, situata shendetesore eshte nen kontroll.

Persa i perket masave te marra per pritjen e popullates se evakuar ju veme ne dijeni se:

Funksionojne te gjitha qendrat e pritjes.

Eshte futur tashme ne eficence sherbimi shendetesor prane ketyre qendrave sipas grafikut te parapergatitur.

Konvikti « Safet Spahiu »-trehohen 168 persona te evakuar te ardhur nga fshati Kuç.

Ne kete konvikti mbulohet me shebimi shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr 2, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Konvikti Industriale- 300 persona te evakuar te ardhur nga zona e livadheve,lagjes Xhabije,fshati Kuç

Ne kete konvikti mbulohet me shebimi shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr 3, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Konvikti Pyjore-184 persona te evakuar nga zona e livadheve si dhe nga lagjia Xhabije e qytetit te Shkodres.

Ne kete konvikti mbulohet me shebimi shendetesor nga stafe shendetesor i QSH nr, sipas nje grafiku te paracaktuar.

Situata eshte nen kontroll,pa semundshmeri te rritur.

Te gjitha qendrat shendetesore pa perjashtim jane te pajisura me me medikamenteve te urgjences te nevojshme per perballimin e situates

Persa i takon famijeve të komunitetit rom, te strehuar pranë Repartit ushtarak Rence situata eshte nen kontroll e pa probleme shendetesore. Jane te strehuar 220 shetatas. Situata shëndetësore në territorin e komunave të përmbytura është nën kontrollin e strukturave të Shëndetit Publik dhe është koordinuar puna me strukturat e policisëdh te ushtrise për të bërë transportimin e ekipeve mjekësore në zonat e përmbytura nga toka, ajri dhe uji.

Veprimtaria e Drejtorive të Rrugëve Rajonale dhe Rurale.

U morën masat e duhura nga drejtoria e rrugëve rajonale dhe DPQ për vendosjen e shenjave të identifikimit të kufizuesve të akseve të rrugëve të Dajcit, Velipojës.

Është punuar nga Drejtoria Rajonale ne zhbllokimin e aksit F.Arrez-Reps-Gjegjan si dhe ne bashkëpunim me ushtrine eshte punuar rampa tek Ura e Bunes rreth 40m si dhe jane bere punime ne argjinaturen e Gjolulit si mbushja me qakull, sistemim, ngjeshje.

Kane ardhur prane kësaj drejtori ne dispozicion te KECQ rreth 14 mjete vetëshkarkuese per ti përdorur per ndërhyrje ne zonat e permbytura

Veprimtaria e Ujësjellësve Fshat dhe Qytet.

Qyteti furnizohet me uje nga stacioni I ri I pompimit si dhe nga depot e ujit qe ndodhen ne kodrat e Tepes ku kapaciteti I kater dhomave eshte 8000 m3 pra nga 2000m3 secila,uji I cili I klorinuar.

Ne rrjetin e ujesjellesit ne qytet nga 23 pikat e marrjes se mostrave jane marre 19 pika si rrjedhoje e permbytjes se qytetit.

Klori I lire rezulton brenda normave ne te gjitha pikat e marrjes se mostrave.

Nga strukturat e ujesjellësit fshat eshte punuar ne vendosjen e thasëvë me rërë dhe garantimin e stacionit te pompave nga përmbytjet. Zv/ Kryministri i Shqiperise ka shkuar me nje grup specialistesh per te pare nga afer stacionin e pompave dhe ka deleguar detyra konkrete per marrjen e masave per largimin e ujrave nga pompat

Veprimtaria e strukturave të CEZ, OST.

Ka qene pjese e ketij shtabi duke kontribuar maksimalisht ne furnizimin me energji elektrike ne te gjithe zonen e Shkodres.

Perparesi ne furnizim I eshte dhene zonave te permbytura, duke mbajtur sherbime 24oreshe ne grupet e gatishmerise ne qytet dhe ne zonat e permbytura.

Strukurat e CEZ SHPERNDARJE SHKODER mbajne kontakte te vazhdueshme me shtabin e emergjences per eleminimin e defekteve dhe rrezikut qe paraqitet ne kabinat dhe linjat elektrike te TM e TU.

Ne kete menyre ne zonat e permbytura eshte nderprere energjia elektrike si pasoje e permbytjes se tyre ne keto kabina:

Jane stakuar Nst 35/10kv Dajc 1700abonente,Nst 35/6kv Trush me 780 abonente,Nst 35/6kv Zues me 2000 abonente.

Eshte stakuar fidri 16 iNst shkodra-2 ku 4 kabina te lagjes Xhabije jane te mbytura ne uje nuk mund te marrin energji.

Eshte stakuar fidri 8 I Nst Shkodra 2 per nxjerrjen jashte pune te kabanave qe rrezikohen nga uji pastaj do te behet kycja e fidrit.

Per kete jane pa energji aktualisht Dracin,Medreze,lagja liria,Bahcallek,Shiroke,Zogaj.

Ne Nst Shkodra-2 u be e mundur nxjerrja ujit nga Nst dhe venia ne pune e celave 6kv te Nst Shkodra-2.Po kontrollohen fidrat 4,8 te te ketij Nst.

Meqenese uji eshte 1m dhe po shikohet gjendja teknike e rrjetit dhe kabinave.

Jane marre masat e duhura per furnizimin me energji elektrike, ndersane komunat me te rrezikuar eshte bere stakimet e furnizimit me energji

9.Veprimtaria e strukturave të Drejtorise së Bujqësisë, Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas statistikave te meposhteme

Ne Blegtori

-Vazhdon ndjekja e situates me veterinaret ne terren

-Jane evakuuar 1822 gjedh,8460 krere te imeta,410 derra,180 njethundrake 617 blete.

Evakuimet

Po vihen ne dispozicion hotelet e komunes Velipoje

Kerkesa dhe detyra

Theksoj se deri tani situata në tërësi në territorin e Qarkut është nën kontrollin dhe monitorimin e vazhdueshëm të KNE.

Janë përgatitur disa urdhra për drejtuesit e instiucioneve e njësive vendore për menaxhimin e situatës që pritet të përkeqësohet për shkak të reshjeve..

Statistike e numrit te familjeve me banore sipas drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe numri i familjeve te evakuuar sipas të dhënave të policisë deri me datën 04.12.2010:

Nr.

Vendet e akomodimit

Kapacit

Nr.Te akom

1

H.Turizëm

Kap.

150 persona

2

Konv. i Shkoll.

Artis.

100

persona

120 persona

3

Kon i shkollës Indus.

280

persona

300 persona

4

Konv.i Shkoll Pyjore

170

persona

184

persona

5

Konvik i Shkoll

Pedago.

226 persona

242

persona

6

Universiteti

930 persona

150

7

H.Argenti

50 persona

8

Repat.Usht. i

Rencit

250 Persona

200 romë

9

H.Kaduku

20 persona

10

H.Europa

50 persona

11

H.Koloseu

50 persona

12

Hotel Floga 35 persona

50 persona

30

persona

13

14

Gjithsej

2326 persona

1226 person

KOMENTE