Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Presidenti Topi falenderon presidentin turk: Mirënjohje për ndjeshmërinë e solidaritetin
English

Përmbytjet, Presidenti Topi falenderon presidentin turk: Mirënjohje për ndjeshmërinë e solidaritetin

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Një ditë pasi Turqia iu përgjigj kërkesës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës së rënduar të emergjencës civile për shkak të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh falenderimi homologut të tij turk, Abdullah Gyl.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Ky mesazh vjen në shenjë mirënjohjeje për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë për përballimin e kësaj situate, ku mijëra banorë të qarkut të Shkodrës kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë u janë përmbytur dhe mijëra ha tokë janë të tëra nën ujë.

Kryetari i Shtetit shkruan në mesazhin e tij “I dashur President Gyl, më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh mirënjohjen e thellë dhe falenderimet më të përzemërta për ndjeshmërinë e lartë dhe solidaritetin njerëzor për t’iu ardhur në ndihmë me helikopterë transporti dhe personel ushtarako-mjekësor familjeve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri”.

Presidenti vijon më tej mesazhin e tij me vlerësimin e lartë për presidentin e Turqisë, një vend mik i Shqipërisë dhe aletat në NATO.

“Ne e vlerësojmë pamasë dhe çmojmë lart mbështetjen Tuaj personale dhe ndihmesën e Turqisë si vend mik dhe aleat në NATO gjatë këtyre momenteve të vështira për Shqipërinë si tregues të qartë të marrëdhënieve historikisht të konsoliduara dhe vëllazërore mes dy vendeve dhe popujve tanë”, nënvizohet në mesazhin e kreut të shtetit.

Në fund të mesazhit presidenti e siguron homologun turk, se mirënjohja e popullit shqiptar dhe miqësia e fortë që ekziton historikisht ndërmjet dy popujve do të forcohet edhe më tej.

“Duke ju falenderuar edhe njëherë për kontributin Tuaj të vyer si dhe duke Ju siguruar për ndjenjat e mirënjohjes dhe miqësisë së thellë të popullit shqiptar, shpreh bindjen se klima e shkëlqyer e marrëdhënieve tona do të vazhdojë të forcohet gjithnjë e më tepër në interes të dy popujve tanë!”, përfundon presidenti Topi mesazhin e tij të falenderimit.

i.t/NOA

KOMENTE