English

Rama: Të ribëhet buxheti, duhen fonde për të ndalur moçalizimin

Torovicë, (Lezhë) 5 dhjetor, NOA/ Alba Filipi – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Fushën e Torovicës në Lezhë. I shoqëruar nga deputetët të PS-së, Rama ka parë nga afër punimet që janë bërë për ngritjen e argjinaturës së kësaj fushe, shpërthimi i ujit të së cilës mund të shkaktonte një katastrofë për qytetin e Lezhës dhe zonat afër tij.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Korrespondentja e Agjencisë NOA në Lezhë raporton se kreu i PS-së ka kontaktuar me drejtuesit e punimeve dhe është njohur me masat që janë marrë për të frenuar vërshimin e ujit.

Për mediat e pranishme Rama ka thënë se është e nevojshme që të këtë një rishikim të buxhetit të vitit 2011 për të shmangur përmbytjet. Ai ka thënë se duhet një “operacion radikal për të shmangur përmbytjet në gjithë këto zona”.

Ai u shpreh se fondet në infrastrukturë duhen për të ndalur moçalizimin e zonave ku janë krijuar përmbytjet. “Duhet një ndërhyrje në themel,”, tha Rama.

Por nga Fusha e Torovicës Rama ka folur dhe për një konsensus për votat e opozitës në rast të një ribërje të buxhetit. Ai u shpreh se “jemi gati të votojmë për një projekt antierozion”.

a.k/NOA

KOMENTE