English

Rrugët e bllokuara në gjithë vendin

Tiranë, 5 dhjetor, NOA – Situata e rrugëve në vend gjatë ditës së sotme paraqitet më e përmirësuar, si pasojë e ndalimit të reshjeve të shiut. Megjithatë akset problematike dhe të pakalueshëm për mjetet vazhdon në këtë në Shkodër dhe në disa zona të tjera.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoritë Rajonale të Rrugëve dhe me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e tyre kanë punuar në akset ku ka pasur dëmtime më të mëdha.

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve njofton se gjendja e rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitja e dherave dhe përmbytjet paraqitet si më poshtë:

Në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, në vendin e quajtur Arrëz Miliska, ka çeduar 50 cm trupi i rrugës në një gjatësi prej 50 metrash. Është punuar nga firma kontraktore për rregullimin e rrugës, për pasojë qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi për mjetet e ulëta.

Qarkullimi i mjeteve për në Shkodër bëhet nga Mjeda, ndërsa qarkullimi për në Muriqan kryhet vetëm me mjetet e ushtrisë.

Rruga për Shirokë është e bllokuar.

Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe te vendi i quajtur “Harku i Bërdicës” rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me lartësi të ujit rreth 1.7 m mbi rrugë.

Segmenti rrugor Shkodër - Harku i Bërdicës – Velipojë, është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit deri në 1.8 m. Është pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rrugët dytësore.

Në segmentin rrugor Koplik – Dedaj – Bogë është hapur për trafikun.

Në segmentin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, tek degëzimi për Tamarë, në distance rreth 1 km pa shkuar në Doganë rruga është e bllokuar, pasi uji mbi rrugë është mbi 1m. Kalimi vetëm për mjetet e rënda.

Në segmentin rrugor Krumë – Kam, është shembur një mur mbajtës me gjatësi rreth 30ml në afërsi të Skatinës. Është vendosur sinjalistika përkatëse, qarkullimi i mjeteve kryhet me një kalim.

Në segmentin rrugor Bajram Curri – Fierzë, km 11, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga qarkullohet me një kalim.

Në Shishtavec ka shembje të herë pas herëshme por mjetet janë duke punuar për ta bërë rrugën të kalueshme edhe për mjetet e ulëta.

Segmenti rrugor Bujan-Fierzë, vazhdon të ketë të njëjtat probleme. Në këtë vend punëtoret dhe makineritë e DRRr Kukës, kanë qenë të pranishme dhe kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme për riparimet e përkohshme, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i automjeteve.

Segmenti rrugor Sopot-Bujan, vazhdon të ketë të njëjtat probleme në Urën e Bujanit, si pasojë e reshjeve të shumta dhe fryrjes së lumit Valbonë.

Në aksin Lozhan- Moglice ka shkarje. Rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e larta, si pasojë e prurjeve të aluvioneve nga lumi

Në segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafë Drajë, rreth 5 km larg Muhurit, vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri në Reç është hapur nga mjetet e D.R.Rr Dibër.

Në segmentin rrugor nga Burreli në Milot në 30-40 vende, kanë ndodhur shkarje dhe rruga është me një kalim.

Në afërsi të nyjes së asfaltit të Burrelit ka dy shembje, rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla. Në kthesat e Klosit rruga është me një kalim.

Në Bulqizë kalohet përmes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e përmbytur.

Në segmentin rrugor Cërrik-Gramsh, është përmbytur Ura e Banjës. Lartësia e ujit mbi urë është rritur akoma më shumë duke përfshirë edhe disa pjesë të ketij segmenti të cilat tashmë janë nën ujë. Ky aks vazhdon të jetë i përmbytur, është i bllokuar, qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drizë-Kaçivel-Llixhë.

Në segmentin rrugor Përmet – Çarshovë, në Badlonjë është hapur për trafikun.

Në aksin rrugor Gjirokastër - Subash është hapur për trafikun.

Në aksin Vlorë -Selenicë në vendin e quajtur Bishti i Malit lumi Vjosë ka përmbytur rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin ne vendin e lartë përmendur.

Në pjesën fundore të aksit rrugor Lushnjë - Fier rruga vazhdon të jetë e përmbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjetër. Nga ana e DRRr Fier është vendosur sinjalistika përkatëse.

Në segmentin rrugor Rashbull- 4 rrugët e Shijakut, niveli i ujërave ka rënë ndjeshëm, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

a.k/NOA

KOMENTE