English

Urgjent/ Fillon evakuimi i banorëve në Fier

Fier, 5 dhjetor, NOA – Pas Shkodrës situata e përmbytjeve paraqitet problematike në qarkun e Fierit. Si pasojë reshjeve të ditëve të fundit lumi Vjosë rrezikon disa fshatra përgjatë bregut të këtij lumit. Aktualisht ka nisur evakuimi i banorëve në disa lagje të fshatit Ferraj, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Fier.

Nga shtimi i prurjeve të lumit Vjosë janë përmbytur deri në orët e para të ditës së sotme rrethe 20 shtëpi.

Autoritetet lokale kanë marrë masa që të evakuojnë banorët për të shmangur çdo të papritur. Drejtues të Shtabit të Emergjencës në qytetin e Fierit thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se reshjet e lumit Vjosë janë shtuar gjatë natës. Kjo gjë ka bërë që emergjenca të jetë maksimale.

Ndërsa orët e para të ditës së sotme nga prefekti është dhënë dhe urdhri për evakuimin e banorëve në disa lagje, që janë më të rrezikuara. Ndërkohë që rreh 500 hektarë tokë janë të mbuluara nga uji në fshatrat e Fierit dhe Stacioni i Pompave është jashtë funksionimit.

Korrespodenti Agjencisë NOA raporton e masa janë marrë dhe në Vlorë në afërsi të Urës së Mifolit.

a.k/NOA

KOMENTE