Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori Arvizu i telefonon Berishës: SHBA ju mbështet në përballimin e përmbytjeve
English

Ambasadori Arvizu i telefonon Berishës: SHBA ju mbështet në përballimin e përmbytjeve

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – I sapombërritur në Tiranë, ambasadori i ri i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i ka telefonuar sot kryeministrit Sali Berisha duke i shprehur gatishmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar në përballimin e emergjencës civile që ka përfshirë kryeqendrën e veriut të vendit, Shkodrën, e cila po përballet për të shtatën ditë me ujin që i ka vënë përfund toka të tëra e shtëpi.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Në faqen zyrtare të qeverisë bëhet e ditur se gjatë komunikimit telefonik, Ambasadori amerikan Arvizu shprehu kënaqësinë për fillimin zyrtar të detyrës dhe se e priste me kënaqësi takimin së afërmi me Kryeministrin Berisha, i cili ditët e fundit ka qenë në terren në krye të komitetit ndërministror të emergjencës civile.

Arvizu mësohet se ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë, që po kalon vendi nga përmbytjet.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Kjo telefonatë vjen dy ditë pasi ambasadori i ri amerikan, Aleksandër Arvizu erdhi në Tiranë, në detyrën e diplomatit amerikan për Shqipërinë.

Pas ndihmës së vendeve të tjera aleate me Shqipërinë në NATO, sot ka ardhur edhe mbështetja e SHBA-ve, në përballimin e situatës së rëndë që po kalon Shkodra, e cila ende është nën ujë, kur dimri sapo ka nisur.

i.t/NOA

KOMENTE