English

BBC, gafë e turpshme e prezantuesve në emision direkt

Londër, 7 dhjetor NOA - Nga Hunt u bë cunt, fjala e cila në gjuhën angleze do të thotë organin seksual të femrës.

Dy prezantues të BBC, në harkun e pak orëve, kanë bërë këtë gafë të turpshme, duke shndërruar emrin e Ministrit të Kulturës, Jeremy Hunt, duke e shqiptuar cunt.

Gjithçka ka ndodhur në transmetim direkt në radio, dy herë radhazi duke shkaktuar një mori të madhe polemikash.

Gafa e parë u bë nga James Naugthie, 51 vjeç, i cili është dirigjenti i lajmeve dhe cilësohet si një person shumë serioz dhe autoritar.

Sapo e bëri gafën, ai arriti të shmangte një situatë qeshje duke e “maskuar” me kollë.

Duhet theksuar se një fakt i tillë është kundërshtuar shumë pasi kanë qenë të shumta e-mailet që janë dërguar në drejtim të emisionit, ku të gjithë kanë dashur të jepnin mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

r.b/NOA

KOMENTE