Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama me prokurorin belg: Lufta ndaj pastrimit të parave, marrëveshje dypalëshe
English

Ina Rama me prokurorin belg: Lufta ndaj pastrimit të parave, marrëveshje dypalëshe

Tiranë, 6 dhjetor, NOA – Gjatë një takimi me delegacionin e mbretërisë së Belgjikës, kryeprokurorja Ina Rama ka informuar se veprat penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritet për organet e prokurorisë.

Zonja Rama theksoi se lufta me sukses ndaj krimit dhe korrupsionit do të arrihet jo vetëm me zbatimin e plotë dhe rigoroz të ligjit, por dhe me forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit midis institucioneve shtetërore si dhe me institucionet e specializuara ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Në takimin me Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Johan Delmulle, prokurorja e përgjithshme bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit ndërkufitar, trafiqeve të të gjitha llojeve e pastrimit të parave, të sigurimit të kufijve si dhe rolin e prokurorisë në zbatim të këtyre angazhimeve.

Zonja Rama theksoi se tashmë, gati gjysma e prokurorëve në detyrë vijnë nga shkolla e Magjistraturës dhe se promovimi i tyre bëhet mbi sistemin e vlerave dhe jo mbi baza subjektive, kritere njohjeje apo forma të tjera.

Sipas saj kjo ka rritur profesionalizmin e institucionit duke e bërë atë njëkohësisht dhe një partner të besueshëm me institucionet homologe ndërkombëtare.

Prokurori Federal i mbretërisë së Belgjikës, Johan Delmulle, u interesua për aplikimin e ligjit të pastrimit të parave dhe theksoi rritjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Në shërbim të kësaj ideje, kreu i delegacionit belg vlerësoi vendosjen e pikave të kontaktit të specifikuara sipas fushave të kooperimit me qëllim që kjo inisiativë të formalizohet nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit reciprok.

Mbi këtë ide konkrete, të dyja palët shprehën gatishmërinë për ngritjen e një grupi të përbashkët për të përcaktuar fushat dhe specifikat e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Prokurorja e përgjithshme Ina Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy institucioneve, i cili është ndërtuar mbi baza të mira, duke theksuar se raportet e punës kanë qenë shumë pozitive dhe natyrisht kjo vizitë i shërben afrimit të dy zyrave duke e bërë bashkëpunimin më fleksibël.

Delegacioni belg, i cili viziton vendin tonë me ftesë të Prokurorisë së Përgjithshme, kish në përbërje të tij dhe magjistratët federalë, Eric Bisschop, Shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Thomas Lamiroy, Shef i Seksionit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në Prokurorinë Federale, Ministria e Drejtesisë.

mit/NOA
KOMENTE