Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, KDNJ: Shkrimet në gazetat serbe duan të nxisin amulli
English

Kosovë, KDNJ: Shkrimet në gazetat serbe duan të nxisin amulli

Preshevë, 6 dhjetor, NOA – Ndërkohë që 12 dhjetori kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë po afron, Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanovc shpreh indinjatën e tij ndaj publikimeve të disa shkrimeve në gjuhën serbe, në gazetat serbe “Pravda” dhe “Kurir”, ku perifrazohen dhe transmetohen pikëpamje luftënxitëse në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Në një komunikatë për shtyp, kryetari i këtij këshilli, Belgzim Kamberi i bën thirrje opinionit publik se të gjitha qëndrimet e fundit zyrtare të organeve përgjegjëse shtetërore të sigurisë konstatojnë gjendje të qetë dhe të sigurt në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Në këtë kontekst Kamberi i cilëson artikujt jo vetëm në kundërshtim me gjendjen reale, por edhe si potencial i mundshëm negativ për të prishur klimën e sigurisë në veri të Kosovës.

Ndërkohë, ai i ftoi mediat që të vazhdojnë t`i shërbejnë normave profesionale, në përputhje me kodin etik dhe gazetaresk, duke i shërbyer gjithashtu paqes në rajon.

mit/NOA
KOMENTE