English

Makinat e Kosovës, me targa të reja

Prishtinë, 6 dhjetor, NOA – Makinat e Republikës së Kosovës, duke nisur që sot e tutje do të kenë targa të reja.

Ky lajm u konfirmua nga ministria e Punëve të Brendshme, e cila do të realizojë sot edhe ceremoninë përkatëse të dhënies së tyre.

Pas disa dështimeve radhazi të tenderëve, më në fund, veturat e Kosovës nuk do të mbajnë më targat e vjetra “KS”.

Targat e reja bëhet me dije se do të kenë përbërje të re shkronjash, si edhe një format të ri.

n.e/NOA

KOMENTE