Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre Tenorët” rikthehen në edicionin e tyre të tetë të koncertit të fundvitit
English

"Tre Tenorët” rikthehen në edicionin e tyre të tetë të koncertit të fundvitit

Vodafone Albania mbështet “Tre Tenorët” për 6 vite radhazi

Tiranë, 6 Dhjetor 2010 NOA - “Tre Tenorët” rikthehen nesër në mbrëmje në edicionin e tyre të tetë të koncertit të fundvitit. Edicioni i mbrëmjes së sotme, i kthyer tashmë në një traditë në prag të festave të fundvitit, pritet të sjellë emocion për të gjithë artdashësit. Organizatorët e koncertit kanë zgjedhur t’ia kushtojnë këtë edicion të ‘Tre tenorëve” një ngjarjeje me përmasa kombëtare, siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Për të gjashtin vit radhazi “Tre tenorët”, mbështetet nga kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania.

Orkestra Filarmonike e Akademisë së Arteve, nën drejtimin e dirigjentit italian Leonardo Quadrini dhe me drejtor orkestre Isak Shehun do të shoqërojnë në koncert tenorët Adrian Xhema, (Shqipëri), Francesco Zingariello (Itali), Sebastian Ferrada (Spanjë), dhe këngëtarët e ftuar si sopranoja Ramona Tullumani, tenorin nga Kosova, Ramë Lahaj etj.

Një moment interesant i koncertit do të jetë prezantimi i pianistit Genc Tukiçi solo në piano, i cili ka përgatitur një pjesë enkas për këtë aktivitet me motive shqiptare të përshtatur për orkestër.

Tetë vjet në Shqipëri organizatorët kanë fituar përvojën e duhur për të ndërtuar një program sipas shijeve të spektatorit, por që vë në pah edhe aftësitë interpretative të tenorëve.

Koncerti do të hapet me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, këngë e cila do të rreshtojë artistët e huaj dhe Shqiptarë, në një emocion të përbashkët. Sipas organizatorëve të këtij koncerti, ky edicioni do të jetë i mbushur me surpriza dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën e të pranishmëve.

e.r/NOA

KOMENTE