Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CEZ: U rikthehet energjia elektrike dhe 7600 banorëve të tjerë
English

CEZ: U rikthehet energjia elektrike dhe 7600 banorëve të tjerë

Shkodër, 7 dhjetor, NOA – Në vijëmësinë e operacionit për rikthimin e energjisë elektrike, aty ku furnizimi i saj ka qenë i detyruar të ndërpritet për shkak të përmbytjeve, kompania CEZ Shpërndarje, bën me dije në raportimin e saj më të fundit lidhur me situatën, se linja e OST-së Fierzë-Fushë Arrëz 110 KV u vu në punë sipas parashikimit të njoftuara.

Përmbytjet, raportim minutë pas minuteSi rrjedhojë, po punojnë normalisht nënstacionet: Fushë-Arrëz, Kalimash, Rexhepaj, Krumë, Pukë, Tuç, Reps, Rubik, Rrëshen dhe Kaçinar.

Gjithashtu, situata sot në rajonin e Shkodrës përsa i përket energjisë elektrike është përmirësuar ndjeshëm.

Nga 6000 abonentë që ishin dje pa energji elektrike, aktualisht kjo shifër eshte rreth 1400 abonentë.

105 punonjës të “CEZ Shpërndarje” vazhdojnë të punojnë 24 orë dhe po ndjekin çdo problem të hasur, si dhe për të parandaluar të tjerë.

Ndërkohë që energjia është kthyer edhe për 3000 abonente të vendbanimeve si Tiranë (Tufinë, Prezë); Durrës (Gjiri i Lalzit); Pukë (Luf dhe Gjegjan); Bajram Curri (Tropojë);

Vlorë; Tepelenë (Memaliaj); Librazhd (Lunik) dhe Gramsh (Valth).

n.e/NOA

KOMENTE