Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania më e madhe e Rumanisë RomPetrol vendos të braktisë Shqipërinë
English

Kompania më e madhe e Rumanisë RomPetrol vendos të braktisë Shqipërinë

Tiranë, 7 Dhjetor 2010 NOA – Kompania më e madhe në Rumani, RomPetrol njoftoi zyrtarisht mbylljen e aktivitetit dhe largimin e saj nga Shqipëria.

Vendimi është marrë nga Rompetrol Group NV Romania, dhe po ashtu është vendosur që kjo kompani e karburanteve, të qëndrojë dhe madje të intensifikojë aktivitetin e saj në vendet e tjera të Ballkanit.

Po ashtu kompania rumune ka vendosur të zgjerojë aktivitetin e saj dhe në ish-republikat sovjetike.

Vendet tashmë të vendosura për zgjerim aktiviteti pas braktisjes së Shqipërisë, janë Serbia, Bullgaria, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, etj., deklaroi për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Rompetrol Group NV, Saduokhas Meraliyev.

Rompetrol Group NV Romania me seli qendrore në Amsterdam, Holandë, i përket KazMunaiGaz National Co, trusti i karburanteve që ka qendrën në Kazakistan.

Ndërkaq, kompania nënë në Kazakistan, tha se është duke kërkuar tregje të reja për të shitur prodhimin e saj, tejet i shtuar kohët e fundit.

Në Shqipëri, Rompetrol Group NV kishte katër filiale. Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria erdhi pasi sipas drejtuesve të kompanisë, këtu nuk gjendeshin hapësira për të pasur bilance pozitive.

Aktualisht në Shqipëri, në tregun e karburanteve dominojnë Armo dhe Taçi Oil që kanë të njëjtin pronar, si dhe kompania Alpet dhe disa të tjera syresh, që kanë pika tregtimi në zona të ndryshme të vendit.

e.r/NOA

KOMENTE