English

Nokia N9, disa të dhëna paraprake të këtij smartphone

Finlandë, 7 dhjetor NOA - Kanë dalë detaje të tjera të reja në një vrojtim interesant të Nokia N9, i cili me shumë mundësi do të jetë smartphon-i i parë m sistem operativ MeeGo nga shtëpia Finlandeze.

Nga pikëpamja e projektimit Nokia N9 nuk do të ketë asnjë lidhje me smartphone që janë prezantuar pak muaj më parë, të cilët ishin paraqitur dhe me disa foto.

Sipas lajmeve të fundit për Nokia N9 thuhet se ai do të jetë me një ekran me prekje i madhësisë 4.2-inch me teknologjinë AMOLED.

Kamera do të jetë me një rezolucion 12 megapixel me optikën Carl Zeiss, si dhe një bateri 1.600 mAh. 1GB ROM dhe 768 MB RAM.

Për sa i përket grafikës flitet se Nokia N9 duhet të miratojë një procesor të fuqishëm grafik në gjendje që të përpunojë deri në 190 milionë poligone ne sekondë.

r.b/NOA

KOMENTE