Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritja e çmimit të energjisë, ERE merr sot vendimin
English

Rritja e çmimit të energjisë, ERE merr sot vendimin

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Rritja e çmimit të energjisë elektrike, e propozuar prej Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe CEZ (komoania çeke), pritet që të marrë sot përgjigjen përfundimtare nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ky i fundit pritet që të bëjë publik gjatë ditës së sotme, vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, konkretisht atë prej 13 përqind.

Ky nivel është kërkuar konkretisht nga KESH, OST dhe CEZ, duke argumentuar se kanë një kosto të lartë të prodhimit të energjisë elektrike.

Por kjo është hedhur poshtë nga shoqatat e konsumatorëve dhe vetë klientët, sipas të cilëve, nuk mund të përballohet një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike.

Konkretisht, sipas propozimit të ri, i bie që çmimi i energjisë elektrike, nga 9.53 lekë për kilovat orë, të bëhet 10.67 lekë për kilovat orë.
Gjithashtu, CEZ ka kërkuar gjithashtu që të niveli kufi i konsumit prej 300 kilovat orë.

n.e/NOA

KOMENTE