English

Akuzat e deputetes Vokshi, Policia e Kosovës kërkon kthimin në punë të 4 policëve

Prishtinë, 8 dhjetor, NOA - Pas mbledhjes së të gjitha provave lidhur me pezullimin e 4 zyrtarëve të policisë që ndaluan deputeten Albana Vokshi, Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), ka vlerësuar se më nuk ka bazë ligjore që ata vuajnë dënimin.

Drejtori Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Enver Rrushemi, ka deklaruar se ky institucion i ka rekomanduar Drejtorit të Policisë që të ndërpritet pezullimi i policëve. Sipas tij çështja e ngritur ndaj tyre duhet t’i procedohet Këshillit për Emërime të Larta dhe Disiplinë Policore.

Katër zyrtarët policorë me një vendim të organeve të larta të Policisë ishin pezulluar nga puna, pasi deputetja Albana Vokshi ishte ankuar se e kanë ofenduar në kohën që ajo po kalonte pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. E

gjithë ngjarja kishte ndodhur kur deputetja Vokshi ishte duke udhëtuar për në Kosovë, ndërsa në pikën kufitare, ishte gjobitur nga ana e Policisë së Kosovës. Më pas deputetja Vokshi ishte ankuar, në organet e larta të shteti shqiptar dhe atyre kosovar.

NOA

KOMENTE