Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti, solemnisht: Me datën 12, të muajit 12 do ta përmbushim projektin e vitit 1912
English

Albin Kurti, solemnisht: Me datën 12, të muajit 12 do ta përmbushim projektin e vitit 1912

Gjakovë, 8 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku – “Më datën 12, të muajit 12 do ta përmbushim projektin e vitit 1912”. Me këtë fjalë, solemnisht iu drejtua sot Albin Kurti, lider i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në një tubim masiv me qytetarët e komunës së Gjakovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkë me qytetarët, do ta ndërrojë pushtetin, për ta bërë shtetin. Për ta bërë shtetin me ekonomi të zhvilluar përmes prodhimit, për t’i bërë politikanët me ideale, e për ta bërë popullin me të drejtë për vetëvendosje”, u shpreh Kurti.

Ai ndër të tjera përmendi thënien e një plaku që kishte takuar më parë, “njeriut i duhen penda, buka dhe pushka”.

“Njësoj edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që shtetit i duhen arsimi, ekonomia e ushtria. Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’ia kthejë arsimtarit dinjitetin e nxënësit librin, bujkut arën e punëtorit fabrikën, do t’ia kthejë pushkën ushtarit e Kosovën Shqipërisë”, theksoi Kurti, përderisa të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë me brohoritjet “Shqipëri, Shqipëri”.

Fjalën e tij, Albin Kurti, e përfundoi duke i ftuar qytetarët që “më 12 dhjetor të bashkohen për vetëvendosje, sepse bashkë do të fitojmë”, e duke theksuar: “Më datën 12, të muajit 12 do ta përmbushim projektin e vitit 1912”.

***

Salla e Shtëpisë së Kulturës “Asim Vokshi” ishte e vogël për t’i zënë të gjithë përkrahësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Për këtë arsye, një pjesë e madhe e përkrahësve përcollën tubimin para Shtëpisë së Kulturës përmes projektorit.

kandidati për deputet, Hysamedin Ferajn theksoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur ta çojë projektin shqiptar deri në fund, deri në bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër negociatave me Serbinë, dhe punon për procesin e bashkimit kombëtar. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta heq Pakon e Ahtisarit nga kushtetuta, dhe përmes votës suaj, do ta marrë mandatin për bashkim kombëtar”, u shpreh Feraj.

Ai ndër të tjera ftoi qytetarët që më datën 12 të muajit 12, të dalin e të votojnë për ta përmbushur projektin e vitit 1912.

Pas tij u prezantuan kandidatët tjerë për deputet: Saranda Kumnova-Puzheku, Fatlik Lika, Sanie Berisha, Isa Elezaj, Aurora Bakalli, Visar Ymeri e Florin Krasniqi. Këta i ftuan qytetarët e Gjakovës, që të votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të votojnë numrin 40, në mënyrë që t’i largojmë nga pushteti pushtetarët pa ideale. Të votojnë për një gjuhë, për një komb, për një shtet e një flamur.

Duke parë se në Gjakovë ndryshimet tashmë kanë filluar, ambasadori Walker ndryshoi edhe statusin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. “Unë po e shoh se VETËVENDOSJE!-a ka përkrahjen e pleqve e të rinjëve, ka përkrahjen e të gjithë popullit. Lëvizja VETËVENDOSJE! është institucioni më demokratik në Kosovë. Unë erdha në Gjakovë t’ju tregoj se nga sot jam aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, theksoi ambasadori Walker. Ai ndër të tjera tha se Kosova ka udhëheqës që dalin e flasin në emër të UÇK-së, thonë se e kanë sjellë pavarësinë, thonë se do të na integrojnë në NATO e në BE. “Më vjen shumë keq, por të gjitha këto janë gënjeshtra”, përfundoi Walker.

r.b/a.b/NOA

KOMENTE