English

Atentat në Indi, në mesin e viktimave dhe një italiane

Varanasi, 8 dhjetor NOA - Në mesin e viktimave të atentatit që goditi qytetin e shenjtë të Varanasi, në Indi, është dhe një grua italiane. Lajmi u raportua nga agjencia e shtypit PTI, por pa dhënë detaje të tjera. Sulmi, i cili shkaktoi vdekjen e një fëmije 2-vjeçar, është ndërmarrë nga grupi i muxhahedinëve indian, të cilët bënë të ditur se kishin planifikuar këtë shpërthim në kujtim të 6 dhjetorit të 18 viteve më parë kur u sulmua xhamia e Babri Masjid në Ayodhya.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se gruaja italiane për momentin ndodhet e shtruar në spital dhe gjendja e saj nuk ka ngjallur shqetësime.

Ambasada deklaroi se ka aktivizuar të gjitha kanalet e saj informativo-investiguese për të kontrolluar përfshirjen e mundshme të shtetasve të tjerë në këtë sulm.

Gruaja është aktualisht në kontakt me ambasadën italiane dhe është ndihmuar nga një staf i besueshëm i ambasadës.

r.b/NOA

KOMENTE