Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, barcaleta e plotë që i rrëfeu publikisht kryeministrit slloven
English

Berisha, barcaleta e plotë që i rrëfeu publikisht kryeministrit slloven

Tiranë, 8 Dhjetor 2010 NOA - Meqenëse jemi në rajon, unë do t’i tregoj një histori mikut tim, Kryeministrit Bahor”. Kështu e nisi kryeministri shqiptar Sali Berisha, rrëfenjën e tij që donte ta bënte publikisht duke ia treguar para mediave homologut slloven Pahor, por me qëllimin që me një gur të vriste dy zogj.

Berisha tregoi barcaletën, pikërisht për të thumbuar në distancë, kreun e opozitës, Edi Rama, lidhur me aktivizimin që po bën opozita këto ditë në ndihmë të të përmbyturve, ndërsa e tërë qeveria ndodhet në Shkodër pranë të dëmtuarve.

Lexojeni të plotë këtë rrëfenjë:

“150 vjet më parë, Knjaz Nikolla, nga Mali i Zi, priti një mik në oborr dhe i tha që do të rrish 2-3 ditë këtu si mik imi. Ai u ndje i konfortuar në oborrin e Knjazit. Ditën e dytë ai i thotë - unë jam punëtor, nuk rri dot pa punuar. Knjazi i thotë – unë të kam mik dhe nuk ka nevojë të punosh, je në oborrin tim dhe je miku im. Pasdite ai i thotë përsëri Knjazit - Unë nuk rri dot pa punë, më hanë duart. Knjazi i thotë – po mirë, dil e shëtit në oborr, shih ndonjë zanatçi çfarë bën dhe ti bëj atë që të mundesh. Ai shëtiti dhe gjeti dikë që çante dru dhe i thotë - po të ndihmoj. Mirë, - i thotë ai, - urdhëro sëpatën. Jo jo, - i thotë ai, - sëpatës bjeri ti, unë po bëj ‘ëh’.

e.r/NOA

KOMENTE