Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Projektet janë gati për Shkodrën, sot marrëveshja me Malin e Zi për Bunën
English

Berisha: Projektet janë gati për Shkodrën, sot marrëveshja me Malin e Zi për Bunën

Tiranë, 8 dhjetor, Update, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot se të gjitha projektet për të ndalur përmbytjet në zonën e Shkodrës dhe më gjerë janë gati nga qeveria. Në konferencën e dhënë për mediat me kryeministrin slloven, kreu i qeverisë shqiptare tha se sot do të nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi për thellimin e Bunës.

Raportim minutë pas minute

“Sot firmosim marrëveshjen me Malin e Zi, në mënyrë që të ndërmarrim aksione të përbashkëta, në mënyrë që baseni ujor ndahet mes dy vendeve”, tha kreu i qeverisë. Ai theksoi se marrëveshja ka si qëllim thellimin e lumit Bunë.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se projekt janë gati për gjithë zonën. “Qeveria disponon tashmë projektet e ndërhyrjes së fuqishme, tërësore në të gjithë zonën e kompleksit mahnitës tokësor e ujor të Shkodrës, Nën Shkdrës dhe kaskadën e Drinit”, tha ai.

Berisha tha se që nga viti i kaluar projektet për argjinaturën e Nën Shkodrës kishin filluar që pas përmbytjeve të para.

Ndërsa për projektin e Shkodrës ai tha se do të ndërtohet një rrugë që do të jetë njëkohësisht dhe digë për qytetin.

“Projekti i baj-pasit të Shkodrës tashti është shndërruar në projektin e një autostrade dhe argjinature në gjatësi prej 13 kilometrash që do të mbrojë qytetin nga liqeni”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë theksoi se edhe projekti për ndërtimin e Skavicës do të vihet në zbatim shumë shpejt.

“Një vit më parë qeveria vendosi të ndërtoi Skavicën, si të vetmen vepër publike hidroenergjetike që do të ndërtojë qeveria”, tha Berisha.

Deklarata e kreut të qeverisë për projektet është dhe një përgjigje për ofertën e opozitës për rishikimin e buxhetit dhe për hartimin e një plani mbarë kombëtar për kanalizimet dhe bonifikimin.

a.k/NOA

FOTO EKSKLUZIVE NGA LART

KOMENTE