Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sllovenia, avokate e integrimit të Shqipërisë në BE
English

Berisha: Sllovenia, avokate e integrimit të Shqipërisë në BE

Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vizitën e kryeministrit slloven Pahor në Shqipëri si historike dhe si dëshmi e marrëdhënieve mjaft të mira mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për mediat me kreun e qeverisë sllovene, Berisha u shpreh se vizita është edhe pjesë e bashkëpunimit ekonomik.

Ai theksoi se veç anëtarëve të kabinetit qeveritar slloven, në Tiranë kanë ardhur dhe mbi 100 përfaqësues të biznesit të këtij vendi, të cilët janë të interesuar për marrëveshje ekonomike.

Në aspektin e bashkëpunimit rajonal, Berisha u shpreh se Shqipëria është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

Ai theksoi se q qeveria mbështet bashkëpunimin me të gjithë vendet.

“Shqipëria mbetet e vendosur të përmirësoj marrëdhëniet me Serbinë në të gjitha fushat. Jemi të vendosur të punojmë intensivisht për marrëdhënie të reja miqësore më këtë vend”, tha Berisha.

Ai vlerësoi se ka marrë mbështetje nga kryeministri Slloven për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Sllovenia është një avokat i fuqishëm i projekti të BE-së për integrimin e Shqipërisë. Qeveria jonë e merr këtë proces si proces të bazuar në performancë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE