Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie zjarr në burg, 81 të vdekur
English

Bie zjarr në burg, 81 të vdekur

Santiago, 8 dhjetor NOA - Një zjarr i madh ka rënë në një burg në kryeqytetin kilian, Santiago, i cili ka shkaktuar vdekjen e të paktën 81 personave. Televizioni kilen ka treguar pamje të djegies të burgut San Miguel dhe tymin që ngrihet në këtë ndërtesë. Ende nuk janë qartësuar shkaqet e zjarrit që ka rënë dhe nuk dihet me saktësi nëse viktimat kanë qenë të gjithë të burgosur.

Sipas mediave, janë të paktën dhe 19 të tjerë që janë djegur. Zjarri ra në orën 06:00 lokale në katin e tretë të një prej ndërtesave të kompleksit të burgut.
Disa të burgosur të plagosur u dërguan në një spital në Santiago. Rreth 200 të burgosur janë transferuar në anën tjetër të fushës sportive të burgut, të cilët kontrollohen nga rojet për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme.

Krahas qindrave zjarrfikësve në vendngjarje ndodhen dhe të gjithë familjarët e të burgosurve që kërkojnë të tjera informacione.

r.b/NOA

KOMENTE